SHKODRA, SKUTARI, SCUTARI

12
Dec
2022

Shkruan: Prof.Dr. Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime historie

(Dëshmi: popujt barbarë, të ardhur nga Mesjeta në Gadishullin Ilirik, ja si kanë luftuar vazhdimisht kundër autoktonisë së shqiptarëve, duke e ndryshuar përbërjen etnike të popullsisë edhe emrat e vendbanimeve të lashta pellazge-ilire-arbërore).
Së paku dy qytete, Shkodra në Shqipëri dhe Skutari (Shkodra) në Anadolli (Trojë), në brigjet ngushticës së Bosforit në Turqinë e sotme, dy vendbanime të lashta në Greqinë e sotme, njëri në Trakinë jugperëndimore dhe tjetri në pjesën jugore të Moresë, si dhe dy vendbanime të tjera të lashta (katunde), njëri në Rumani, në kufirin verilindor me Moldavinë (Besia e lashtë) dhe tjetri në pjesën jugore të Bullgarisë së sotme (Rajoni i Haskovës) kanë emra të njëjtë: Shkodër – nga Skutari ose Scutari, në gjuhën shqipe të lashtë, si edhe në gjuhën latine dhe greqishten e vjetër (pellazge-ilire). Këto nuk janë vendbanimet e vetme që në lashtësi e kanë mbajtur emrin Scutari – Skutari.
Shtit është një fshat në komunën e Svilengradit, në provincën e Haskovës, në Bullgarinë jugore. Emri i tij aktual (bullgarisht: Щит daton nga viti 1934; para kësaj, ai njihej si Skutari (greqishte e lashtë: Σκούταρι [Skutari).
(Shtit is a village in the municipality of Svilengrad, in Haskovo Province, in southern Bulgaria. Its current name (Bulgarian: Щит [ʃtit]) dates to 1934; prior to that, it was known as Skutari (Greek: Σκούταρι [Skutari).
Poshtëshënim:
Nuk ka dëshmi më të sakta dhe të plota se, në këto hapësira (shih hartat) kanë jetuar shqiptarët e lashtë (pellazgë-ilirë) nga Parahistoria, gjatë periudhës Antike dhe në Mesjetë, ndërsa me ardhjen e popujve barbarë nga Mesjeta e më vonë në Gadishullin Ilirik, ka filluar periudha e errët e historisë, më pas duke e ndryshuar dhe falsifikuar historinë, për t’i tkurrur trojet etnike shqiptare, me tendenca edhe të shfarosjes së plotë të popullit shqiptar. Këtë e dëshmojnë edhe gjenocidet, masakrat dhe dëbimi me dhunë të banorëve të lashtë shqiptarë nga shumë vendbanime të hershme të tyre në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik. Krimet dhe gjenocidet kundër shqiptarëve në Gadishullin Ilirik dhe në gjithë Evropën nuk kanë filluar nga periudha e krijimit të shteteve satelite të Rusisë, nga shekulli 19-të, as nga Plani sekret i Rusisë dhe Francës (Naçertania, 1843), por shumë më herët. Shqiptarët e lashtë nuk janë masakruar dhe dëbuar nga trojet e veta etnike vetëm në vitet 1878, 1913, 1945, 1998/99, por edhe shumë më herët. Këto fakte nuk janë pasqyruar as nga historiografia shqiptare, për shkaqe të njohura dhe të panjohura deri më sot.
(11. XII. 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk