SHKOLLAT NE AMERIKE.

30
Jun
2024
Shkruan: Luan Qemal Baci

      Forcat ekstremiste te djathta, po mundohen te fusin neper shkollat amerikane lenden fetare, duke dashur te imponojne keshtu nje veprim qe bie ndesh me kushtetuten, per lirine e zgjedhjes e te mendimit ne religjion, nje veprim ky aspak demokratik. Te imponosh nje veprim te tille eshte nje veprim teper i rrezikeshemm qe cenon rende demokracine. Nje kerkese e tille, eshte bere, ne shtetin amerikan Oklahoma, ku po tentohet te futet i detyrueshem mesimi i bibles ne shkolla, nga klasa e peste e deri ne mbarim te shkolles se mesme, ne klasen e dymbedhjete, eshte nje goditje e madhe ne drejtim te vete jetes se popullit. Po kerkohet keshtu te perseritet eksperienca e shume viteve me pare, ku studentet e universiteteve detyroheshin te plotesonin oren fetare, ndryshe perjashtoheshin nga universiteti, e ne vitet kur Amerika ishte ne lufte diku neper bote, ata studentet “heretike”, shkonin menjehere “nizame”!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      LE TE KTHEHEMI NE SHQIPETARI:

      Forca te caktuara kunder shqipetare, sidomos xhamite, por pa lene pas as kishat (spikat ketu kisha e Janullatosit), dhe ata qe qendrojne pas tyre, po kerkojne te fusin lendet shkollore, dhe mbartjen e simboleve fetare, jo vetem ne shkolla, por edhe ne institucione shteterore, nje veprim ky teper i rrezikeshem per ekzistencen kombetare, veprim qe ne kushtet e SHQIPETARISE me tre fe te ndryshme, me siguri qe do t’i coje shqipetaret drejt perplasjeve fetare, te pergatitura me kujdes e te shtyra, edhe me pagesa, nga veprimet e inteligjencave te huaja kundeshqipetare, qe ne liri e siguri te plote veprojne kunder kombit tone deri ne institucione e te dy shteteve shqipetare, ne Kosove e ne Shqiperi, pa harruar popullsine shqipetare te ndodhur jashte ketyre dy shteteve.

      Inteligjenca atedhetare kombetare shqipetare, duhet te jete ne alarm dhe vigjilence te plote kunder ketyre dukurive, teper te rrezikeshme, duke mos lejuar ne asnje menyre fene te perzihet ne asnje forme, perfshire edhe “nje detaj te vogel”, sic eshte shamija, te perzihen e te futen ne sistemin aresimor dhe ne institucione. Te heshtesh, e ca me teper te lejosh veprime te tilla, eshte nje veprim kunderkombetar, eshte e thene troc dhe shqip, TRADHETI NDAJ EKZISTENCES KOMBETARE SHQIPETARE.

Lirija e besimit eshte jo vetem nje norme demokratike, por edhe nje e drejte e cdo besimetari, te besoje aty ku ai e ndjen veten, e ne te njejten kohe, detyra e cdo intelektuali, qe sinqerisht e me shpirt e don atedheun e popullin e tij, eshte t’ju spjegoje masave te besimetareve, te te gjitha feve, ate te vertete te madhe, te dhimbeshme, e teper te rrezikeshme, faktin qe ata, besimetaret, ne institucionet fetare, nuk gjejne klerike si perfaqesues te zotit, por agjente, te mire paguar nga sherbimet e huaja. Fitorja e ekzistences kombetare, arrihet qe besimetari, te kuptoje, se me mire eshte ti zhvilloje ritet e tij fetare ne shtepi, e jo ne institucionet fetare, te shtuara si kepurdhat pas shiut, ne ndihmen e “bujarise” se investitoreve te huaj, “miq te shqipetareve”!


29 Qershor 2024.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk