“Shkruaj gjate, se nuk dij te shkruaj shkurt”.

30
Jun
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI


Kjo shprehje me vend, te meson se ne shume raste, eshte shume me mire te shkruash shkurt, pikerisht vetem thelbin, pa e “mbytur ate” ne lumin e fjalive apo fjaleve te panevojeshme.
Sapo pashe nje video, ku zoti Berisha”, jo “kosovari” vicidolas “non-grate”, nje tjeter Berishe, qe jeton ne Kosove kerkonte rrezimin e Kurtit, si kusht per te liruar Thacin dhe Veselin! Ky zotni, me mikrofonin ne dore, duke u folur rreth dhjete veteve, u tha se Thaci e Veseli, nuk lirohen nga burgu pa u rrezuar Kurti.
“Hajde kumbull e papjekur hajde”, dhe jo vetem ky Berishe “oratori”, por ca me shume ata qe e duartrokisnin, dhe a e dini o njeres, kur kerkon te shkaterrosh veten, “ha kumbulla te papjekura e te tharta, qe te mpihen dhembet”, se keshtu me dhembe te mpira e me tru mpire e te ngrire, e ke me thjeshte e pa veshtiresi te gelltitesh helmin qe te serviret nga “oratore te tille te shquar e te zgjuar”!
Po pse o te mjere, Albin Kurti i futi Thacin dhe Veselin me shoke ne burg. Jo more jo, i futi diplomacia dhe tinzlleku i Beogradit, me ndihmen e vete Thacit e te Veselit.
Po a din te besh analiza me fakte e me ment ne koke o ti njeri perpara se te marresh mikrofonin ne dore?! Keshtu sic flet ti o zotni i sherben katercipterisht Serbise! Vete Vucici mund te pregatise nje “fjalim” te tille si ky i yti. Hashim Thaci e Kadri Vaseli, ja futen vetes shul me krijimin e Gjykates Sepeciale “te Kosoves” (lexo: “te Serbise”). Tani Thaci dhe Veseli i duhen te lire me shume atij qe i futi pas hekurave, Vucicit. Ata i duhen te lire Serbise pikerisht per te rrezuar Kurtin, qe e kane gozhde ne “rrugen e sharres” se Serbise per te prere Kosoven.
Veprimetari te tilla masive, te nxitura diku nga padija, diku nga pagesa qe mirret, me para te ardhura nga Beogradi, tellallet e opozites ne Kosove e kunder Kosoves, me shume se sa kunder VeteVendosjes, sidomos kunder Albin Kurtit, per nje karrike e pak pushtet, jane bere “me katolike” se Papa, dhe “me mazlleme se Allahu-akbar”, jane kunder lirise e pamvaresise se shtetit, jane plotesisht ne sherbim te rikthimit te Kosoves nen Serbi. Ata veprojne keshtu, jo se nuk kuptojne cfare bejne, por sepse keshtu urdherohen nga paraja qe marrin.
DETYRA E POPULLIT, ESHTE T’I NXJERRE JASHTE RRJEDHES SE LUMIT TE PASTER TE LIRISE, BIZHDILET NE SHERBIM TE TRADHETISE!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

30 Qershor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk