Shok i nderuar Dilaver Goxhaj !

24
Aug
2023
Shkruan: Shpresa Bajraktari Ruci

Ti ,Dritani djali juaj si dhe gjithe ata qe morren armët per çlirimin e Kosoves dhe sot fatmirësisht jane gjalle;
Jeni heronj te gjalle,pasi pjesëmarrja juaj ne ate lufte te madhe,te drejte per lirine e shqiptareve te Kosoves ,qe asnjëherë nuk i eshte nënshtruar shoviniste serb u korrorezua me sukses ,fale Luftës se organizuar te UÇK-se ,por edhe ndihmes qe dha NATO
Por gjithnje vendimtare ishte dhe mbetet lufta e çlirimtare te popullit te Kosoves .
Ju shkuat vullnetarisht nga Shqiperia ,se ishit patriot ,se ju thirri zeri i Atdheut;
Dhe per te ju ishit gati te jepnit dhe jeten per lirine e shqiptareve te Kosoves;
Per kete ideal te shenjte qe u be realitet fal bijeve dhe bijave me te mira te Kosoves si dhe pjese te ketyre trimave ,pjesëmarrja e juaj ,e Dritanit dhe shume shqiptareve nga Shqiperia ;
Qe fatmiresisht sot jane gjalle.
Une mendoj se ky “gjyq” qe po i behet Dritanit nuk eshte gjyq ndaj tij ,por ndaj UÇK – se ,ndaj kauzës se Luftës se drejte qe beri populli Kosoves per liri ,por edhe per te gjithe ata popuj qe luftojnë per liri ;
Si dhe per te drejtat e tyre sociale dhe shoqërore.
Ne vend qe Dritani dhe shume te tjerë si ai, te shërbenin si vlera ,nga ato vende qe jane demokratike ose mendojnë se jane;
Përkundrazi ata paturpësisht thurrin intriga dhe akuza monstruoze ,qe cenojne rende personalitetin e tij , te drejtat dhe liritë e njeriut;
Qe keto vende vet ata i kane vendosur dhe shprehur ne “Dokumentat Nderkombetare te Njeriut”;
Por filozofi popull thote:
“Mos beni çfarë bej une, por beni çfarë them une”.
Tashme ne i njohim standardet dhe bëmat e tyre.
E rendesishme per ne shqiptaret e ndershëm, eshte qe trimi i Laberise Dritani ,eshte hero i gjalle ;
Pavarësisht akuzave qe rëndojnë mbi te;nuk e mbulojnë lavdinë e tij,se ai eshte nje patriot trim i Shqipërisë dhe e drejta,sado vone do te triumfoje.
Une jam e bindur se Dritani dhe kete sfide do ta fitoje,se patriotet e ndershëm te laberise nuk e lëshojnë veten por sfidojnë te gjithe ata qe ua kane me hile.
Thirrja e ime dhe e gjithe shqiptareve te ndershëm patriot eshte :
Lironi ,trimin e Laberise Dritan Goxhaj!
Respekte per ju familjen atdhetare Goxhaj!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk