Shpalime historie RASIANËT DARDANË TË ILIRIKUT, ETRUSKËT E LASHTË TË ROMËS DHE EMRI ETNIK I VJEDHUR I RUSËVE, NGA SHEK. XVI E MË VONË

11
Nov
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime historie
Rusët kanë emër etnik të përvetësuar, të vjedhur nga Rasianët dardanë të Ilirikut, për shkak të lavdisë së këtij populli pellaz-ilir nga parahistoria, periudha Antike dhe Mesjeta, si dhe nga i njëjti popull i lashtë me këtë emër, Rasianët e Kaukazit dhe Rasianët e Romës, siç njiheshim mes vete (Rasianë – Rasi) Etruskët e lashtë.
Shpjegimet, tezat dhe teoritë për prejardhjen e emrit etnik të populli të sotëm të Rusisë (Rusë dhe Rusi), jo vetëm që nuk janë të pranueshme gjerësisht nga shkenca botërore, por janë të pasakta dhe përpjekje të dështuara të propagandës politike dhe fetare rusomadhe, në dy shekujt e fundit.
(10. XI. 2022)
T e z ë
RUSËT E KANË PËRVETËSUAR EMRIN ETNIK TË TYRE NGA RRASIA (RACHIA-RASHKA) E DARDANISË
(Kjo tezë nuk duhet të lidhet me propagandën, për shkak të situatës aktuale në Ukrainë, pas ndërhyrjes brutale të ushtrisë ruse, por si e drejtë për shprehjen e mendimit të lirë, përderisa studiuesit rusë dhe të huaj deri më sot kanë paraqitur teza të ndryshme (të paqëndrueshme) në lidhje me këtë çështje: etimologjinë e emrit etnik të rusëve dhe emrin e shtetit të Rusisë.)
Rusët e kanë përvetësuar etnonimin e tyre nga shteti i lashtë i Rrasisë (Racha-Rasha-Rashka) dhe rrasianët e Dardanisë, përmes kishës ortodokse të Mesjetës, nga gjysma e dytë e shekullit të 16-të, duke i zëvendësuar emrat e mëhershëm Moskov-i dhe moskovë-(sot: moskovitë, banorë të qytetit me këtë emër). Më herët, deri në shekullin 15-të, me këtë emër (Rasi-Raci) vendet e Evropës i kanë njohur banorët e Serbisë së sotme (Servia), siç i kanë përvetësuar edhe shqiponjën dykrenore dhe simbole të tjera pellazge-ilire-trake-dardane-arbërore.
Kjo tezë bëhet më e besueshme edhe për faktin se, Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia, e lindur rreth vitit 1448, nga i ati Thoma Paleologu prej Konstandinie, despot i Moresë (1409-1465), nga e ëma Katarina Zaharia, një fisnike prej Korfuzi (1411-1462). Zoje, apo princesha Sofia, vdiq më 7 prill 1503 në Moskë. Ajo u martua me Gjon Vasilin e Rusisë (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505) më 12 nëntor 1472, në Moskë. Zoje ishte pasardhëse e dinastisë së Nemanjëve të Rrasisë dardane, prandaj është shumë e logjikshme të kenë përvetësuar moskovët edhe emrin e mëvonshëm (rachi-raci-rusi-rus) edhe simbolet e rrasianëve (nga dinastia e Paleologëve të Konstandinisë (Roma Lindore), vasalë të së cilës kanë qenë prijësit e Rrasisë (Rashkës), Stefan Dushan Nemanja e të tjerët). Prijësit e Moskovit, si princër me rrënjë (nga nëna dhe gjyshja e tyre Zoje-Sofia) nga Rrasianët (dajallarët e tyre), për shkak të famës kanë mundur lehtësisht ta përvetësojnë emrin e ri për etninë e tyre (në vijë atërore) dhe për shtetin e ardhshëm të Rusisë.
* Rusia e Kievit , (rusisht; Киевская Русь; ukrainisht: Київська Русь), ky term ka hyrë në përdorim nga disa historianë bashkëkohorë për shënimin e periudhës së shtetit të lashtë (Principata mesjetare e Kievit-Kyivit) në Evropën Lindore, nga fundi i shek. IX (882 – 1240).
(8 prill 2022)
* * *
Në lidhje me këtë çështje
NJË NGA SHPJEGIMET NGA AUTORË TË TJERË PËR EMRIN RUS DHE RUSI
Në gjuhën angleze:
“The name Rus’ would then have the same origin as the Finnish and Estonian names for Sweden: Ruotsi and Rootsi.
The Primary Chronicle gives the following account of how the Rurik dynasty began, dating it to the Byzantine years of the world 6368–6370 (AD 860–862).”
Në gjuhën shqipe:
“Emri Rus ka të njëjtën origjinë si emërtimet nga Finlandezët dhe Estonezët për Suedezët: Ruotsi dhe Rootsi.
Enciklopedia “The Primary Chronicle” jep shpjegimin se si filloi dinastia Rurike, duke e lidhur atë me periudhën e sundimit (bizantin) të Romës Lindore, vitet 860–862 të erës sonë.
Referenca
1. Stefan Brink, ‘Who were the Vikings?’, in The Viking World, ed. by Stefan Brink and Neil Price (Abingdon: Routledge, 2008), pp. 4–10 (pp. 6–7).
2. “Russ, adj. and n.” OED Online, Oxford University Press, June 2018, www.oed.com/view/Entry/169069
. Accessed 12 January 2021.
3. The Russian Primary Chronicle, translated by Samuel Hazzard Cross and Olgerd Sherbowitz-Wetzor, pp. 59–60.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk