SHPELLA E ANDAKËS NË DRENOVË TË BULLGARISË – DËSHMI E JETËS SË BANORËVE VENDËS MBI 40 MIJË VJET NË LASHTËSI

27
Mar
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Dëshmi nga parahistoria
Shpella e Andakës në Bullgarinë e sotme (Iliriku lindor i dikurshëm), ku jeta e banorëve vendës dëshmohet para 40 mijë vjetësh, brenda saj Zoti përmes nënës natyrë ka krijuar një shqiponjë të madhe prej guri me krahë të hapur, si dëshmi për historinë e lashtë të njerëzimit.
Në perëndim të katundit dhe manastirit të njohur të Drenovës, dhjetë minuta larg ndodhet shpella tani e njohur me emrin “Baço Kiro”, e quajtur për nder të heroit të një kryengritje (kryengritja e prillit) i cili ishte strehuar në këtë shpellë. Aty pranë është një shpellë ujore “Andaka”, shpella e Andakës, sipas lumit me këtë emër. Shpella ka një gjatësi prej 3500 m e formuar mes shkëmbinjve të thellë dhe një labirinti kompleks galerish. Për këtë shpellë janë bërë studime nga arkeologë të ndryshëm vendas dhe të huaj, si profesor Yurichin, amerikania Dorothy Garat etj.
Shumica e të dhënave janë nga galeria e parë – veranda, ku janë gjetur mjete të bëra nga kockat, thikat që dëshmojnë se aty ka pasur jetë që nga kohërat e lashta. Shpella ka plot formacione të bukura, të çuditshme gëlqerore – stalaktite, stalagmite dhe kolona. Shpella është shpallur një vend turistik kombëtar për shkak të pamjes së saj unike dhe është një atraksion turistik shumë i vizituar. Shpella ka një lagështi relative 95% dhe temperaturë konstante prej 13 gradë, moti dhe uji kanë gdhendur figura të shkëlqyera zogjsh, njerëzish, gjarpërinjsh, peshqish, linja të dalluara sikur figura e Shën Mërisë dhe foshnja e saj, ku vizitorët kanë mundësinë të kalojë nëpër një vrimë të pazakontë në murin, ku besohet se pastrohesh nga mëkatet në të ashtuquajturin “Purgator”. Sa më vështirë të kalosh nëpër vrimën e ngushtë, aq më shumë mëkate shpërlan vizitori i saj. Në këtë shpellë është gjetur skeleti më i vjetër i një ariu shpelle në Ballkan, tre metra i gjatë. Besohet se shpella fillimisht është formuar nga lumenjtë, i Drenovës dhe Andaka, më pas ujërat karstikë me saktësi ekstreme krijojnë një aspekt unik të fenomeneve natyrore, dhe ndriçimi i vendosur rrit efektin e bukurisë magjike.
Në shpellë ka disa dhoma me emra të ndryshëm, në varësi të veçorive që karakterizojnë, Shiu, Salla e Koncerteve, Lulja e Gurit, Liqeni i lumturisë, Veshi i shpellës, Kandili i detit, Elefanti etj., nga kalohet në hyrje të ulët dhe biem në një paradhomë të madhe, e cila është dhoma më e lartë që të lë pa frymë me stalaktite fantastike që varen nga tavani i bardhë, figurën e murgut Hariton do ta shihni në sallën qendrore, rrëshqitja e tokës është me gurë dhe është më e larta që ndodhet në hyrje në sallën e pritjes ku qëndron guri, një shqiponjë me krahë të shtrirë, kudo ku mund të shihni formacione mbresëlënëse, piktoreske dhe të larmishme nëntokësore. Dyshemeja e shpellës është e mbuluar me depozitime të formuara miliona vjet më parë, nivelet më të ulëta janë të mbuluara me depozitime balte dhe galeritë e larta me zhavorr lumi.
Shpella është nën mbikëqyrje të vazhdueshme, e shpallur monument natyre në vitin 1962. Më pas është rikonstruktuar dhe modernizuar për interesa të turizmit.
Aty pranë ka një kasolle të ndërtuar me të njëjtin emër, e cila aktualisht funksionon si diskotekë. Ka rrugë komode dhe shtigje tërheqëse për të ofruar një udhëtim dhe pushime të këndshme e të paharrueshme në magjinë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
(27 mars 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk