SHPIRT I TRAZUAR !

29
May
2026
Nga: Fadil Shyti
Fadil Shyti – poezi Publikuar  në albaniapress. më 08 Nëntor, 2008
(Ribotim).
( Kushtuar legjendarit, Adem Jashari)
…Por si valë, e zjarr në mal,
Po tundet e digjet shpirti im….
Larg këtej në mërgim,
Thellë i mbytur në pikllim!
Për një burrë që zgjoi KUSHTRIM!
Thonë, kishte folur pak…
E, bota e pa se bëri shumë!
Për atdheun veten e dha…
…Me, familjen legjendare,
E derdhi gjakun lum!…
Nderi i kombit e çau rrethimin,
E shkeli turpin dhe nënshtrimin,
Bacë Ademi e dha kushtrimin!…
E dha për Shqipërinë Natyrale
Rënkuan e gjëmuan,
Fusha e male!….
11. 04. 2008
______________________________
KUR VJEN MAJI
(Kushtuar, kushëririt tim dëshmor, Adnan Shyti me rastin e 9 vjetorit të rënies heroike)
Kur vjen Maji i Kuq,
Maji i lavdisë!
Oh! Sa bukur gjelbërojnë,
Fushat e malet e Shqipërisë!
Ah! Ato bukuri, nuk i shohim ne,
Ty, u përjetësove me lirinë….
Unë në mërgime, pa atdhe!
Ty, o djaloshari ynë i përjetshëm,
Jeta, kurrë nuk do të plakë…,
Kurse, mua për Ty o vëlla -dëshmor;
I truallit tim të sertë e të blertë…,
Zemrën me dritë- lirie, po ma përflakë!
Për Ty, o vëlla,-shokët po krenohen:
Ishe madhështor, -trim i rrallë,
Kur me armiqtë u ndeshe ballëpërballë!
-Mua rinia jonë, po më thonë:
-Je dëshmor i gjallë!…
Kështu, na edukoi gjyshi ynë, Hajzer Tafa
Kështu, na edukoi, na rriti,
-e, na kaliti trualli ne:
Djersën dhe gjakun, pa hezitim, pa kursim ta japim,
Deri në Ribashkim, për atdhe!
Koha po ikën vitet po vinë…
Ty, dhe unë, pishtarë për Shqipërinë!
As mashtrimet as kërcënimet…!
As gjaku as lotët, nuk do të na ndalojnë!…
Si kurdoherë jemi në ballë me stuhitë!
Në betejat e jetës po kalitemi,
Prej veprave tuaja madhështore,
Kurdoherë në marshime do të rritemi!…
Kështu, do të përfytemi e ngritemi, deri në Fitore!
Të pathyeshëm, të pandalshëm,
të pafalshëm!…
Stoik,-kurdoherë -stoik!
Mbi çdo tradhtar e armik;
Jetën do ta kthejmë:
Në jetë-luftë!
Me penë dhe në llogore!…
Deri në Fitore!
Suedi, 26. 04. 2008
______________________________
SI VIGAN I PLAGOSUR!
Sa i fortë paskam qenë!…
As e kam menduar,
Vdekjen se kam parë,
Por , qe 15 vite
…e paskam përjetuar!
Qëkur, prej teje,
O atdhe, jam larguar!
Sa i fortë qenkam!
Këtej në mërgime,
Kur, çdo ditë po eci…
Dorë-për dore
Me vdekjen time!
Suedi, 10. 04. 2008

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/05/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk