Shprehje opinionesh, midis dy miqve:

26
Jul
2026
Shkruan: Fadil Shyti

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkruan: Dervish Shahini

KUNDËRREVOLUCIONI

Poshtë kapitalizmi!

Dëmet e pallogaritshme pothuajse, të parikuperueshme që i shkaktoi Shqipërisë kundërrevolucioni i viteve ’90-91 iniciuar nga kryetradhëtari i Shqipërisë R. Alia, me personazhe kryesorë; Berisha, Agolli, Godo, Nano, Hajdari, Pashko, Rama, Gjinushi, Milo, Majko, etj, etj dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të amerikanit Rajerson, nuk mund të eleminohen nga një revolucion flamingosh!

Shkruan: Fadil Shyti:

Miku im, Dervish Shahini!

Unë, i kam përkrahur dhe po i përkrahë këto protesta, në parim…
Janë të qëlluara për faktin që, po e godasin disi but, reaksionin e brendshëm.
Lë për të dëshiruar fakti që, askund nuk theksohet dhe të goditet faktori i jashtëm reaksionarë?!!!
Kur dihet fakti që, ky soj sorollopi i prej “politikanësh” servilë të ndyrë, nuk do të mund të mbanin sundimin e tyre mashtrues dhe gjakatar pa ndihmat e reaksionit ndërkombëtar jugo-ruso-euro-atlantikas.
-Nëse organizatorët e protestave së shpejti nuk marrin hapa të tjerë të kthjellimit dhe sqarimit të masave të gjëra popullore jo me veprime të dhunshme, por, më tek aktive, më goditëse të rezistencës popullore, ndaj regjimit dhe kësaj opozite kriminale të Saliut,-vërtet, dyshoj që këto protesta do të mbeten në histori si revolucion i qetë paqësor, do të dështojnë si “revolucioni” i çadrave të L. Bashës, e, të tjera “revolucione” në sheshe të Shqipërisë si këto.
-Pastaj, shihen orientime, devijime çoroditëse nga një pjesë e protestuesve.
Ato, pa pikë arsyeje “i fërkojnë vithet” rreth murit të epokës të socializmit, këta liderucët e sotëm neofashistë, Saliun, Ramën & Co i quajnë komunistë; po a ka më marrëzi se kjo ore…?!
A ka organizatorë aty, që këtyre përçarësve injorantë dhe injorante, t’jua tregojnë “vendin te thana”.
-Si nuk turpërohen dhe nuk revoltohen gjithë ato grupe protestuesish “patriote dhe patriotë” me bateria, që, krejt pranë tyre, apo në mesin e tyre e ndeshin të ngritur po nga këto regjime anti-popullore; gurin e zi me surratin e cubit; krye-hajnit dhe të krye-kriminelit të Shqipërisë, Ahmet Zogu?!
-Të vetëquajturit, “Mbret i gjithë shqiptarëve” i cili për të mbajtur pushtetin gjakatar me zjarr e me hekur: e shiti Shqipërinë te fqinjët serbë, malazezë, maqedonas dhe italianë.
-Dhe, për më keq e më zi, si kanë fytyrë këto shkretane dhe këta shkretanë; të shajnë Komandantin legjendar, Enver Shqipon duke e quajtur “Diktator” dhe duke e krahasuar viganin e historisë së lirisë dhe të ndërtimit të Shqipërisë Socialiste; me horrat, neo-zogistët neo-fashistë Saliu-Rama, të cilët e rehabilituan tradhtinë, pastaj Zogut në Tiranë i ngritën gurin me surrat-zinë?!!!
Është ky “Gur i Sizifit” gur i pistë që e ndotë Tiranën, që nga mëngjesi deri në darkë.
-Pa hezituar, pa ia falë minutin, që në fillim të protestave të çlirohej Tirana nga pesha e rëndë e turpit, do të duhej nga protestuesit e “flamingove” ai bust-gur i zi , të hidhej në plehra të mbeturinave, ashtu -siç është hedhur në plehra të historisë revolucionare!…
26. 07. 2027

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/07/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk