Reagon me të drejtë ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sami Kurteshi:
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mē 17.03.2025 kam pranuar njē “THIRRJE” nga Drejtoria pēr Hetimin e Krimeve tē Rēnda e Policisē sē Kosovēs nē Prishtinē, pēr t’u intervistuar nē cilēsinē e “Dēshmitarit”, me datë 18.03.2025, sipas autorizimit tē prokurorisē nē Prishtinē, nr. PPN.I.107/25, në lidhje me publikimin në Facebook me titull „Reagim në reagimin e AGK sot“, të datës 12.03.2025.
Gjatē pranimit tē thirrjes nga policēt dorēzues, kam kërkuar që në intervistë të jetë i pranishëm prokurori i rastit.
Meqenëse, për arsye për mua të panjohura, në intervistë nuk ishte i pranishëm prokurori, unë nuk pranova të deklarohem në lidhje me rastin (shih Procesverbalin e intervistës).
Për herën e dytë, më 12 ose 13.06.2025 kam pranuar njē tjetër “THIRRJE” po nga Drejtoria pēr Hetimin e Krimeve tē Rēnda e Policisē sē Kosovēs nē Prishtinē, pēr t’u intervistuar nē cilēsinē e “Dēshmitarit” me datë 17.06.2025, sipas autorizimit tē prokurorisē nē Prishtinē, por tash pa numër!?!, në lidhje me publikimin tim po nē Facebook, me titull „TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE“, të datës 01.06.2025.
Gjatē pranimit tē thirrjes nga policēt dorēzues, përsëri kam kërkuar që në intervistë të jetë i pranishëm prokurori i rastit.
Meqenëse, për arsye familjare, në intervistë nuk ishte i pranishëm prokurori, unë nuk pranova të deklarohem në lidhje me rastin. U pajtuam që intervistimi të shtyhet për datën 20.06.2025, në ora 11.00 h. Intervistimi u bë nga prokurori i rastit A.H. ( Procesverbalin e intervistës).
Mē 19.06.2025, po kjo prokurori ka intervistuar Saranda Bogujevcin, nē cilēsinē e dēshmitares, pēr vrasēsit me pagesē, por nuk e ka pa tē udhēs intervistimin e vrasēsve Ilir Mirena, Lirim Mehmetaj, Valon Syla e Berat Buzhala, pēr sulmet e tyre tē paprovokuara kriminale mediale, publike kundēr dinjitetit tē Saranda Bogujevcit.
Sulmuesit vrasēs me pagesē po kērkojnē publikisht mbrojtje nga viktima, duke i paraqitur viktimat si sulmues! Kēto janē praktika jugosllave tē njohura mirē nga ne, tē cilat ende i pērdorē Serbia sot. Mirēpo, nuk ka teknikē gjyqēsore qē mund ta normalizojē kētē teknikē perverze, megjithē pērpjekjet nga Prokuroria e Prishtinēs.
Bravo prokurori e Prishtinēs!
Tē dy herat prokuroria ēshtē aktivizuar pēr shkak tē emērtimit “Vrasēs me pagesē”
Ajo qē vērehet qartazi ēshtē:
1. Njē bashkēpunim jo i hapur e jopublik midis Prokurorisē sē Prishtinēs dhe krimit tē organizuar tē makinerisē pērbaltēse mediale tē vrasēsve medialē me pagesē.
2. Aktivizimin e Prokurorisē sipas detyrēs zyrtare ( ex officio) pēr tē ndērhyē nē debatin publik, kundēr Lēvizjes Vetēvendosje, sipas kērkesēs publike mediale tē makinerisē pērbaltēse tē krimit tē organizuar “medial”, nē ombrellēn e AGK.
3. Pērpjekja e prokurorisē pēr frikēsim tē shoqērisē, sidomos tē anētarēve tē LVV, pēr t’u shprehur tē lirē kundēr makinerisē pērbaltēse tē krimit tē organizuar “medial.
4. Kēmbēngulja e prokurorisē pēr tē konstatuar se personat e cekur janē vrasēs klasikē (kētu pajtohem me prokurorinē), edhe pse tē tillēt janē vrasēs medialē me pagesē tē dinjitetit tē njeriut.
5. Pērpjekja, “kompetenca” dhe kēndvēshtrimi i prokurorisẽ sē Prishtinēs pēr tē interpretuar konceptin “Liri e shprehjes”, ēshtē njē risi interesante.
5. Rrjedhimisht, pẽrpjekja e prokurorisē pēr tē legjitimuar narracionin serb mbi luftēn dhe krimet e luftēs 1998-1999 nē Kosovē, tē prodhuar nga makina pērbaltēse mediale e vrasēsve medialē me pagesē, nēpērmjet pērndjekjes institucionale tē Lirisē sē Shprehjes tē kundērshtarēve tē narracionit dhe diskursit serb.
6. Pērfundimisht, pērpjekja e prokurorisē pēr kriminalizimin e Lirisē sē shprehjes me ndjekje penale nga prokuroria, njēherē si dēshmitarē e mē vonē si tē akuzuar, nē favor tē makinerisē pērbaltēse mediale tē krimit tē organizuar “medial” tē vrasēsve me pagesē tē dinjitetit tē njeriut, si kategori themelore kushtetuese e tē drejtave tē njeriut, gjithē kjo nēn ombrellēn e AGK (Aleancēs sē Grupeve Kriminale) dhe mbrojtēses sē tyre “ligjore” Flutura Kusari.
Lexoni sidomos fotot 6 dhe 7 tē bashkēngjitura kētu, pjesē nga procesverbali i intervistimit me datē 20.06.2025.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
