SHQIPËRIA ËSHTË E VOGËL, PËR KRIJIME “ZAJEDNICASH – ASOCIACIONESH” ETNIKE DHE FETARE, BREND SHTETIT TË CUNGUAR SHQIPTAR TË SHQIPËRISË POLITIKE

30
Aug
2026
Shkruan: ISA FERIZAJ

“Gozhda e Nastradinit” në trupin e Shqipërisë:
Pse “Zajednicat” etnike dhe eksperimenti
bektashi rrezikojnë shtetin unitar shqiptar të
Shqipërisë?
♦ Kur Fragmentimi Shitet përjetohet si “toleran
cë”
Në teatrin gjeopolitik të Ballkanit, termat si “asociacion”,
“autonomi”apo “mikroshtet”, rrallëherë kanë sjellë paqe, bi-
le, përkundrazi, ato historikisht kanë shërbyer si instrumen
te për pengimin e funksionalizimit të shteteve sovrane.
Se ku pjellin e piqen ide të krijimit të “zajednicave – aso
ciacioneve” nëpër trojet e dy shteteve shqiptare në ballkan,
apo edhe ideja antishqiptare e “Ballkanit të Hapur”, mirëfi
lli dihet edhe kombëtarisht, edhe botërisht. Kuzhina e ga
timit dhe e pjekjeve të tyre ndodhet në kryeqendrën politike
të serbisë shoveno-antishqiptare, në Beograd.
Çuditërisht,shtetpjellësi i këtyre ideve shovene antishqip
tare, Serbia, ndonëse ka mjaftueshëm popullsi e pakica etni
ke joserbe brenda territorit të vet, kurrë s’ka shtruar ide të
tilla për krijime “zajednicash” brenda Serbisë.
Sot, Shqipëria Londoneze – një hapësirë gjeografike e
mbetur pas sa e sa cungimeve nga padrejtësitë e historisë e
të Evropës, pse jo, aso kohërash, proserbe e kundërshqipta
re, po përballet me prirje të rrezikshme të fragmentimit të
brendshëm.
Nga njëra anë, po tolerohen dhe stimulohen tentativa për
krijimin e “bashkive etnike” si bie fjala e atyre të minoritetit
grek e maqedono-verior në Shqipëri, apo edhe tentative e
shtruar për arritjen e hapjes së konsullatës në zonën e Ba
shkisë së Shkodrës ku mesi numërohen rreth pesëdhjetë
banorë minoritarë serb. (!!!)
Nga ana tjetër, po punohet me hapa praktikë – madje du
ke projektuar pasaporta dhe monedha si “Bek” – për jetësi
min e një “Shteti Sovran Bektashi” brenda Tiranës. (!!!)
Ky shkrim i imi, në formën e një opinion,analizon se, pse
këto nisma, të shitura nën ambalazhin e “multietnicitetit”
dhe “tolerancës fetare”, apo si përfaqësimi i parë zyrtar i is
lamit në Evropë, po i ngulin, në fakt, një thikë pas shpine
karakterit unitar dhe kushtetues të shtetit shqiptar?!
Sindroma e “Gozhdës së Nastradinit” –
Konsullatat dhe bashkitë etnike
Krijimi i strukturave administrative apo diplomatike të
zmadhuara artificialisht mbi baza etnike në Shqipëri, po
merr përmasat e një absurdi gjeopolitik.
Kur një shtet lejon ngritjen e zyrave konsullore apo kër
kesat për ndarje të veçanta komunale (bashki etnike, si bie
fjala në JL dhe në J të Shqipërisë) në zona ku komuniteti
minoritar është krejtësisht i papërfillshëm në numër (si rre
thanat e lokaliteteve me vetëm disa dhjetëra banorë), ai,
shteti pra, dorëzon vullnetarisht pjesë të sovranitetit të tij in
stitucional. Njëherazi dhe fare ligjshëm lind pyetja logjike:
Ç’është ky soj shteti, në Shqipërinë e mesdekadës së ka
tërt passocialiste, pra borgjeze, pore de këta palopolitikanë
e, ku piskryeministër i vetshpallur botërisht si “vëllai politik
i Vuçiçit”, që punojnë, frymojnë dhe ushqejnë ide për ndar
jen, mbi baza etnike e fetare, pra, fragmentarizimin dhe do
rëzimin e territoreve brenda shtetit unitar shqiptar e, që për
qafojnë ide e qëllime ogurzeza për kombin tonë, nga hasmët
historikë të shqiptarëve, të njohur, po botërisht edhe si gje
nociditë mbi shqiptarët, kur ende, bash këto ditët e mbrame
të këtij gushti 2026, në Veriun e Kosovës u zbuluan varreza
masive me mbetje mortore të shqiptarëve, të vrarë në kohën
e luftës barbare kundër popullsisë autoktone, në trojet e veta
në Kosovë dhe, luftëtarëve legjendarë të UÇK-së, në vitet
1998-1999, nga këta që na ushqejnë pra, edhe ndarjen, edhe
grimcimin, edhe shuarjen e kombit tonë?!
A e kanë Shqipëria politike dhe politika e Shqipërisë sot,
luksin e krijimit të këtyre problematikave që iu hapin tela
she të papërballueshme edhe shteteve shumë më të mëdha
sesa Shqipëria dhe, disa herë edhe me politikë brenda këtij
sistemi, më të stërvitur e më të vjetër sesa ajo e jona?!
Kjo strategji djallëzore, antishqiptare, i ngjan asaj që në
kulturën tonë njihet si “Gozhda e Nastradinit”.
Një palë e jashtme, antishqiptare e hapur, duke shfrytëzu
ar një “gozhdë” minimale (një minoritet të vogël apo një
enklavë të premtuar), fiton të drejtën të futet brenda shtëpi
së tënde, gjoja për të varur xhaketën, por përfundon duke u
bërë zot i shtëpisë.
Në kontekstin ballkanik, ky fragmentim administrativ
përdoret si precedent ligjor për pretendime të mëvonshme
territoriale ose për të ushtruar shantazh politik të vazhdu
eshëm mbi Tiranën zyrtare, duke e shndërruar shtetin unitar
në një mozaik të thyeshëm enklavash. Arritja e një qëllimi
të tillë nga politika joshqiptare shovene, ndaj kombit tonë,
nundësuar nga kush e di se çfarë, por kurrsesi nga fryma e
shqiptarizmës, është shërbimi më i çmuar që mund t’ia bësh
një politike qëllimligë e armiqësore ndaj kombit shqiptar.
Eksperimenti bektashi – një minishtet
antikushtetues, në zemër të republikës kushtetuese
Paralelisht me presionet etnike, projekti për krijimin e një
enklave sovrane të “Urdhrit Bektashi” në Tiranë, i cili si
pas raporteve ndërkombëtare po lëviz drejt fazave më prak
tike të shtetndërtimit, përbën thyerjen më të rëndë të kon
tratës sonë kombëtare dhe kushtetuese.
Kjo thyerke kushtetuese konsiston si:
♦ Një atentat ndaj nenit 1 të Kushtetutës së shtetit të
Shqipërisë:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë
dhe prerë se, Shqipëria është një shtet i vetëm, unitar dhe
i pandashëm. Krijimi i një entiteti tjetër sovran, me kufij,
monedhë, pasaporta dhe administratë të veten brenda 11
hektarëve të kryeqytetit, është një akt antikushtetues që
cenon integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues
të vendit tonë.
♦ Rrezikimi i laicizmit dhe sekularizmit:
Që nga rënia e Perandorisë Osmane dhe, që nga pavarë
sia e vitit 1912, shteti shqiptar u ndërtua mbi parimin e
ndarjes së prerë të fesë nga shteti (sekularizmi). Kthimi i
një urdhri fetar në subjekt të së drejtës ndërkombëtare dhe
sovranitet shtetëror, shkatërron këtë ekuilibër dhe e zhvle
rëson laicizmin.
♦ Cenimi i harmonisë ndërfetare:
Tradita e bashkëjetesës paqësore në Shqipëri ka funksi
onuar sepse asnjë nga katër komunitetet kryesore (Sunitë,
Ortodoksë, Katolikë, Bektashinj) nuk ka kërkuar suprema
cie apo privilegje shtetërore ndaj tjetrit.
Krijimi i një shteti të veçantë për vetëm njërën palë po
ngre e do të prodhojë prore sprova, problematika e, me të
drejtë edhe shqetësime dhe reagime negative nga komuni
tetet e tjera (si ai Mysliman Sunit), duke krijuar një prece
dent të rrezikshëm përçarjeje.
Paralelja gjeopolitike – Mësimet nga rajoni
(Bosnja dhe Kosova)
Për të kuptuar se ku të çon ky rrugëtim, mjafton të kthej
më sytë nga zhvillimet e fundit dhe plagët e hapura gjeo-
politike në rajonin tonë.
♦ Modeli i Bosnjës (Republika Srpska):
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, krijimi i një entitetisi shtet
brenda shtetit, mbi baza të pastra etnike, ka paralizuar tota
lisht funksionimin e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.
Tashmë kjo përvojë e hidhur dhe ky precedent i rrezik
shëm, njihen fort mire dhe, edhe botërisht.
Kur ke një model dështimi, pse u dashka të përqafohet
edhe nga Shqipëria ai precedent pjellës gjithçkaje nega
tive? Ç’është ky kryeministri ynë që po lufton të n ambush
mendjen se ai model duhet të zbatohet edhe në Kosovë,
edhe në Shqipëri? Pas këtij qëndrimi të kryemi-nistrit tonë,
s’mbetet gjë tjeyër veçse: – Ose t’ia vërtetojmë antishqip
tarizmin e tij; ose t’ia vërtetojmë lajthitjen e tij prej mos
njohësi kampion të politikës, si art drejtimi të një shteti, at
dheu e kombi!
Bosnja sot është një shtet fantazmë, i paaftë për të marrë
vendime sovrane, sepse vetoja e enklavës etnike përdoret
si rrip transmisioni për interesat e huaja gjeopolitike.
Atëherë, a nuk shërben përvoja tepër negative e një
shteti religjioz, apo etnik, brenda një shteti, si ajo e Bos
njës, që të mos biem në grackën që po mundohen të na he
dhin të huajt antishqiptarë të njohur historikisht, pra ser
bët? Përse politika e sotme “majtiste” në Shqipëri, përmes
kryesocialistit kryeministër Edi Ramës, po i shërben për
qafimit edhe nga Shqipëria të modelit boshnjak, model i
gatuar e i pjekur në Beograd?
Çfarë fshihet pas një rendjeje “qorrazi”, apo edhe që
llimkeqe, drejt realizimit të një vetëvrasjeje të tillë të Shqi
përisë unitare, sovrane, të shqiptarëve shumicë absolute et
niko-natyrore shtetformuese e, të ndjenjës së shqiptarisë,
si fe e kryefe të shqiptarëve, si komb?
♦ Beteja për “Zajednicën” në Kosovë:
Prej vitesh,Kosova po bën një betejë titanike për të mos
lejuar krijimin e “asociacionit” të komunave me shumicë
serbe, pikërisht, sepse institucionet dhe populli i saj e dinë
që ky lloj asociacioni është hapi i parë drejt pengimit të
funksionalizimit dhe drejt ndarjes e grimcimit të shtetit, që
çon derjt shuarjes së tij.
Në këtë dritë, është një paradoks tragjik historik që, ndër
sa Kosova lufton me dhëmbë për të parandaluar një “Za
jednicë” brenda kufijve të saj, në Shqipërinë politike po
punohet nën rrogoz për të krijuar “Zajednica” të ngjashme –
herë përmes bashkive etnike artificiale e, herë përmes mi
kroshteteve fetare. (!!!)
Ky skenar iu shërben vetëm forcave antishqiptare në
rajon, të cilat dëshirojnë ta shohin faktorin shqiptar në Ball
kan si të fragmentuar, të përçarë dhe të paaftë për të projek
tuar një të ardhme unike kombëtare.
Si përfundim:
Shqipëria është shumë e vogël për t’u ndarë
Shqipëria s’ka, as hapësirë gjeografike,as luks historik
dhe, as komoditetin demografik për t’u kthyer në një labo
rator eksperimentesh gjeopolitike apo fetare.
Kombi shqiptar mbijetoi ndaj valëve të egra të historisë
vetëm sepse ruajti si të shenjtë gjuhën, gjakun dhe unitetin
etnik, mbi çdo ndarje tjetër dytësore.
Çdo përpjekje për të krijuar enklava etnike apo shtete
brenda shtetit shqiptar të Shqipërisë, por edhe brenda shtetit
shqiptar në Kosovë, duhet parë si një akt që dobëson qeni
en tonë shtetërore dhe kombëtare.
Përgjigjja e prerë e shoqërisë, e inteligjencës dhe e men
dimit kritik e të unifikuar duhet të jetë kësisoj dhe e palë
kundur:
Shqipëria politike është tashmë shumë e vogël në ku
fijtë e saj të cunguar, për t’u ndarë në parcela e sipas
dëshirave e orekseve të huaja me frymim antishqiptar,
por ajo, Shqipëria ime / jonë, mbetet shumë e madhe në
misionin e saj historik për të ruajtur të paprekur përba
shkimin e vet territorial e njerëzor (kombëtar).
Askujt s’i lejohet të luajë me interesat madhore jetike
e historike kombëtare, kushdoqoftë ai, pasi shteti, at
dheu dhe kombi, nuk janë pronë e individëve, sado fu
qimëdhenj qofshin ata, por janë trashëgimia më e çmu
ar e kombit, nga njëri brez tek tjetri.
Individët politikë vijnë dhe ikin nga kjo botë, ndërsa
atdheu, kombi dhe shteti rrojnë sa të rrojë jeta njerëzo
re.
Tiranë, më 29 gusht 2026.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk