Shqipëria, Kroacia dhe Kosova marveshje ushtarake…!

18
Mar
2025

Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Kjo pasi sot në Tiranë, kemi nënshkruar një deklaratë trepalëshe, bashkë me dy homologët dhe miqtë e mi, Pirro Vengun, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ivan Anušić, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë.
Duke u nisur nga vlerat tona të përbashkëta, nga orientimet e njëllojta gjeostrategjike dhe angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova deklarohen për forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes.
Për këtë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë.
Kjo deklaratë sikur edhe i tërë bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, rrjedhë nga fryma e miqësisë ndërshtetërore dhe e angazhimit të përbashkët për fqinjësi të mirë, për paqe dhe siguri. Ky bashkëpunim i yni nuk është kërcënim ndaj askujt, por angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Bashkë me Shqipërinë dhe me Kroacinë, Kosova është më e forte, rajoni më i sigurtë dhe paqja më e qëndrueshme.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/03/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk