Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
A k t u a l i t e t e
Çdo veprim mund ta kuptoj, në kuadër të demokracisë, pluralizmit dhe luftës së partive politike për pushtet, sikurse në çdo vend të botës, por nuk mund ta arsyetoj, duke i njohur mirë rrethanat aktuale dhe të kaluarën historike të popullit shqiptar: pse gati gjithmonë kur gjendja është e tensionuar në Kosovë (edhe në Maqedoni dhe viset tjera shqiptare), në Tiranë duhet të krijohen trazira me përmasa të mëdha shkatërruese, si dje edhe sot, së paku në këto tri dekadat e fundit?!
Mos harroni, o njerëz të mirë, Shqipëria është edhe shteti ynë amë, sikurse edhe i mbi 50 milionë shqiptarëve të shkapërderdhur nëpër botë!
Nuk mundet përgjithmonë të vendosin për fatin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, mercenarët, hajdutët, kriminelët, mbetjet e pushtuesve të huaj dhe akupatorëve grekë e sllavë, ndërsa raca shqiptare të dëbohet nga shteti, të dhunohet dhe sundohet nga bandat e shërbimeve të huaja sekrete!
Kjo çështje një ditë mund të kërkojë dhe të gjejë një zgjidhje, qoftë ajo e dhimbshme për pushtetin aktual në Tiranë (pozitën dhe opozitën).
Dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit dhe të UDB-së jugosllave në Shqipëri, si dhe listat e agjentëve të huaj nuk i kanë në duar vetëm qytetarët shqiptarë vendës, ndërsa ato i kanë blerë me kohë shërbimet e huaja, edhe të shteteve armike (serbe, greke, ruse), me të cilat vazhdojnë t’i shantazhojnë e përdorin si vegla edhe sot, shumicën e drejtuesve të partive politike dhe të pushtetit në Tiranë.
Veglat e huaja të tranzicionit, tradhtarët dhe mercenarët, e kanë vendin te Mojsi Golemët, Esad Toptanët, Haxhi Qamilët, Janullatosët dhe lugetë të tjerë antishqiptarë!
(14 shkurt 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!