Shqiperia, prone private e kokave te korrupsionit

10
Apr
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Rrjeti gjigand televiziv amerikan, MSNBC, ne diskutimet politik rreth korrupsionit ne Amerike, ben pyetjen se cfare dha dhenderi I ish presidentit amerikan, Donald Trump, ish keshilltar per Trump, Jered (Xherid) Kushner, qe Arabia Saudite e shperbleu me nje peshqesh “te vogel”, prej dy miljard dollare?! Ne kete emision televiziv thuhet se Kushner do te investoje ne Serbi dhe ne Shqiperi. Pra eshte e vertete ajo qe thuhet se qeveria “shqipetare” ka shitur ishullin e Sazanit tek dhenderi i Trump.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sazani, pika me nevralgjike e mbrojtjes se SHQIPERISE, nuk do te jete me shqipetare. Ai qe investon ben kigjin.

Kryeministri “i shqipetareve” Edi Rama, po vepron njejte si paraardhesit e tij Berisha. Ruajtja e integritetit dhe sovranitetit te atdheut , as qe eshte fare jo vetem merak e qellim i kryeministrit Rama, por as qe I han fare.

Shqiperia po trajtohet si prone personale e politikes se horrave te veshur me pushtet. Shqiperia eshte teresisht nje placket tregu, qe shitet e blihet sikur te jete prone familjare e politikaneve, ndaj dhe u shkaterrua ne ekonomi e ne ushtri.

Erdhi dita, qe te kemi frike te mburremi si shqipetare, sepse pjesa derrmuese e jona, jemi vene ne poziten e lepurit, qe iken e iken nga atdheu, nga ky atedhe qe eshte mbrojtur me gjakun e miljona shqipetareve nder shekuj

Fjala jone “e lire” ne kete sistem “demokracije”, nuk eshte me aspak e lire, sa kohe qe SHQIPETARI ka frike se po ta ngreje zerin, bosi i heq edhe kotheren e bukes thate qe i ka mbetur..

Cfare duhet me nga kjo qeveri “roze”, qe po ja kalon per nga korrupsioni edhe paraardheses armiqesore “Blu”.

U vu plotesisht ne jete plain i superagjentit, “udheheqesit besnik te PPSH-s,” UDB-ashit Ramiz Alia, qe pasuria kombetare e shqipetareve, gjaku dhe djersa e tyre gjysem shekullore, ta ndaj midis dy cakenjeve , “blute” e dy gishtave perpjete, dhe te “rozeve” qe tani nuk jane me as roze, por ngjyre kafe, ate te mu*it!

Po si xhanem, edhe ne gjetjen edhe te investoreve te huaj, Edi Rana, rrin shpatull me shpatul, si vellau me vellaun, me Serbine e Vucic.

Dhenderi Trump, Jered (Xherri) Kushner, gjeti gjuhe te perbashket, qe dy biljon dollare e marre dhurate nga Arabia Saudite, t’i investoje ne Serbi, dhe ne “miken” e saj, ne Shqiperine “e Edi Rames”!

A ka mbetur shqipetare qe e duan atdheun, apo te gjithe vdiqen. A jemi kthyer ne “shqipetare” qe mburremi me nje pjese te historise sone kombetare, e qe varrosim ate pjese te historise kombetare e cila krijoj ate pasuri kolosale pas luftes se dyte boterore, pasuri qe ishte e popullit dhe e atdheut, per popullin e atdheun?!

A nuk u ngopen ne shqipetaret me vjedhjen totale e cuar deri ne zero te ekonomise?!

A nuk u ngopem ne me mijera institucione klerikesh e besimesh te te gjitha feve, ku serbi i Libofshes se Fierit na behet hoxhe ne Kosove e na perdhos flamure, ku nje tjeter mjekerrcjap grek Janullatos po na rrezikon jugun?!

A nuk u ngopen ne shqipetaret me dhjetera varreza greke, te “ushtareve greke” te rene ne Shqiperi”, varre te mbushura me kockat e varrezave te fshatareve shqipetare, e deri me kocka kafshe, qe edhe ato nuk ishin kafshe greke, por te fshatareve shqipetare?!

A nuk u ngopem ne shqipetaret me diskutimin dhe dhenien e detit Greqise?!

A nuk u ngopen ne shqipetaret, qe per te qetesuar Maqedonine e Veriut, per te bere “politike te madhe ne Malin e Zi”, e “per t’i mbyllur” hesapet me Serbine, duhet te japim toka te atdheut ne Kosove?!

A nuk u ngopen ne shqipetaret me boshatisjen e atdheut, e mbushen Shqiperine me te huaj nga gjithe bota, e deri ne ate pike sa t’i leme Italise se Melonit territor ne perdorim te saj?!

Po ku po i con mushka drute, keta politikane qe shiten miniera, det, e cdo gje.

Po ne si popull, ku po na con mushka?!

Atdheu nuk mbrohet vetem me “patrotizem” ne stadiume, apo me kenge te isos labe e te ciftise.

Armet na i morren, rezistence me arme nuk ben dot, se prape con uje ne mulli te armikut. Por arma me e madhe eshte kundershtimi masiv, duke mbushur sheshet, jo per bythe zbuluarit e Big Brothers, por per jeten, qe po na merret perdite, per atdheun qe po na merret perdite.

Haram na qofte, dhe mallkuar ne breza qofshim, ne se nuk i dalim zot asaj toke ku na beri koka bamp!


09 Prill 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk