SHQIPETARIA JU NDRICOFTE!

01
Nov
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nje miku im, me dergoj nje poezi te incizuar, per nje poete te re kavajese, ku ngre lart kontributin e poetes, kunder “diktatures”.

Miku im, “i kenaqur” nga puna ne boten perendimore, i cili gjithnje me thote se eshte i persekutuar ne fabriken ku punon, se jo vetem po humbet rinine, por edhe shendetin nga helmet me te cilat perballet cdo dite ne punen e tij, me kenaqesine e artit, me dergon ate poeme, qe ne brendesi ta saj, ka edhe “kenaqesine” e pasojes, per pasojat e asaj “diktature”, te shprehura ne poeme. Poema mund te jete e bukur miku im i nderuar, por brendesia e saj, i jep te drejten helmeve me te cilat t’i perballesh cdo dite ne vendin e huaj.

Mjaft more te mjere, duani vendin ku keni lere!

Kishte shume fabrika Kavaja, ashtu si dhe e gjithe Shqiperia, kishte edhe perce e ferexhe, ku mbuloheshin edhe burra qe benin krime, por fabrikat i ndertoj “diktatura”, dhe femeren kavajase si giithe Shqiperia, e cilivizoj dhe e shkolloj “diktatura”, e tanime “demokracia” i shkaterroje te gjitha. Para “diktatures”, pothuaj e tere Kavaja ishte qerpic, e “diktatura” e beri me ndertime moderrne. Para “diktatures”, kavajasit e mbartnin ujet me poce balte te pjekura, qe i quanin “shtama”, e “diktatura”, i beri me uje te pijeshem me rrjet shperndarje qe drejtohej nga organet e qytetit, e me drita elektrike, duke u zevendesuar kavajasve llampat e vajgurit e driten e pishes. Para “diktatures”, ne “demokracine” e hajnit mbret, qe mbushi valixhet e iku si cub ferrash, ashtu sic kishte edhe dale, nga ferra, iku nga Shqiperia e Kavaja, duke i “lene mireqenie e zhvillim”, Kavajes dhe gjithe Shqiperise. Kavaja ishte mbi 95 perqind analfabete. Kavaja ishte e para ku agjenturat kunder shqipetare munden te organizojne “rezistencen kunder diktatures”, dhe tani Kavaja “gezon e shijon” si e gjithe Shqiperia dhjerokracine.

Po hani helmet e botes, sot ne Shqiperi e ne emigracion, u ndate nga motra, nena, babaj, vellaj, nga miku e shoku neper bote si zogjte e korbit, e me te shumtet lajne hal*te e botes, me mijera neper burgje, e prinder qe vdesin vetem, ku Shqiperia po shkon ne shuarje, ku armiku po pergatitet t’i vere hune edhe atyre qe kane mbetur ne Shqiperi, e prape na derdellisni “per demokraci”, e per “diktature”. Keni ngaterruar konceptet e ketyre dy kategorive, sepse ashtu jeni pompuar nga ata qe e shkaterruan me themel ate vend te arte, qe quhet Shqiperi. Jeni kthyer per tridhjete e pese e me shume vjetesh kunder vetevetes, e po hani e po vrisni veteveten, si ata qe jane ne Shqiperi, dhe ata qe jetojne ne “parajsen” e hale*se se vendit te huaj. Jeni c’kombetarizuar, e keni humbur respektin e vetes e per veten, keni mbetur pa dinjitet, shtypeni e shfrytezoheni, hidheni ne rruge pa pune, e pa pension, e perseri jeni te qorruar, nuk dini te dalloni c’eshte vertete diktature, e ceshte vertete demokraci, jeni bere shurdhe memece. Shkoni neper gjykata o gjakeprishur, o te humbur nga mente e kokes, jane si sot ne Shqiperine “demokratike”, gjykata qe “japin demokraci e drejtesi”, ashtu edhe ne gjykata te vendeve perendimore, ku ligji vepron me dy standarte, ku sado te drejte te kesh, te vertitet hesapi, e hallin qe te krijohet, e fiton ai qe nuk eshte emigrant si ti, ose qe ka parane te paguaje avokatin qe te rjep te gjalle! Ndaj hap syte, vendos ne vendin tend demokraci, kthehu e nderto Shqiperi, mjaft u ngope me lugen e zbrazet dhjerokraci, ore ditezi, qe nuk e din as vete, e as zoti i besimetareve, qe eshte dhe nuk eshte atje lart, mbi re, se cfare te sjell dita e neserme. Late shkolla, universitete, fabrika e uzina, se “ishin te diktatures”, e u futet ne kisha e xhamija, te ndertuara “te demokracise” , te ndertuara nga ata qe ju shkaterruan buken e gojes, e perseri besoni aty, tek krimineli me kollaro ne zyra dhe krimineli me veladon ne institucionet fetare, ne kisha e ne xhamija.

Behuni te mencur, luftoni per SHQIPETARI, bejuni bashke ne token e uruar, bashkohuni me moter e vella, se vete keshtu keni jete dhe vlere!

Pa provoni, kur coheni ne mengjes, tundeni dhe shkundeni forte e me forte koken, se ndoshta e gjeni veteveten, ndryshe do ta keni te shtypur e ne sater ate koke per tere jeten.

Gjithe te mirat motra dhe vellezer, kudo qe banoni e jeni!

SHQIPETARIA JU NDRICOFTE!

01 Nentor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk