SHQIPTARËT E UKRAINËS DHE RUSISË EVROPIANE

08
Dec
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Gjurmë historie
Ku jetojnë dhe si jetojnë shqiptarët, por edhe banorët e tjerë me prejardhje pellazge-ilire, në Ukrainë, në Rusinë Evropiane dhe në vende të tjera përreth, shumica e shqiptarëve të sotëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe trojet tjera etnike në Gadishullin Ilirik edhe sot nuk e dinë me saktësi.
Përveç disa përpjekjeve individuale, nga disa studiues, gazetarë dhe hulumtues të pavarur, shumë pak dihet deri më sot për jetën e shqiptarëve në ato vise mes Evropës dhe Azisë, për vendbanimet e tyre, gjuhën, historinë, trashëgiminë kulturore, jetën fetare dhe përpjekjet e tyre për mbijetesë.
Sidoqoftë, ata kanë mbijetuar deri më sot dhe i kanë ruajtur me xhelozi të madhe disa nga traditat e lashta, disa prej tyre edhe gjuhën e të parëve të tyre në një formë tepër të zbehtë, siç ndodh zakonisht me popujt e asimiluar.
Një pjesë e tyre vazhdojnë edhe sot të “zallah(f)itin” në shqip (zënë llaf, bisedojnë), përderisa pushtetet, institucionet tona shkencore, mediet dhe sidomos diplomacia shqiptare, shumë pak kanë bërë edhe për banorët e shteteve të tyre, jo më për shqiptarët tjerë nëpër botë, një pjesë e të cilëve përballen me asimilimin e plotë, shuarjen e kujtesës historike për prejardhjen dhe rrënjët e tyre të lashta.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve sot, gabimisht janë të informuar dhe besojnë se, shqiptarët jetojnë vetëm në një pjesë të Ukrainës, në rrethinën e Odesës, edhe atë, duke besuar se ata janë shpërngulur atje shumë vonë.
Krahina të tëra, rajonet, qytetet dhe katundet e banuara me shqiptarë që nga lashtësia e hershme, fatkeqësisht janë harruar.
Realiteti në terren flet krejt ndryshe, sidomos për ata që janë njohës të mirë të historisë.
Me këtë rast, sa për freskimin e kujtesës sonë, për lexuesit dhe ndjekësit e shkrimeve të mia, i paraqesim vetëm disa nga këto vendbanime të shqiptarëve në Ukrainë dhe Rusinë Evropiane, që mbajnë edhe sot emrin: ARNAUTOVË-A, sipas emërtimit të shqiptarëve nga disa popuj të lindjes, si turqit, iranianët, sirianët, etj.
Këto janë vetëm disa emra më tipik që dëshmojnë përkatësinë etnike të banorëve të tyre të lashtë, por ka me qindra vendbanime të tjera me emra të tjerë, tani më të ndryshuar nga pushtetet dhe banorët e ri të ardhur shumë më vonë në ato vise, të parët e sllavëve të sotëm, mongolët, tartarët etj.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk