Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia…!

03
Mar
2026
Deklaarat e Akademikut francesMaurice Druon
Shqiptarët përbëjnë një nga kombet më të vjetra të botës. Në këtë përfundim ka arritur akademiku i njohur francez Maurice Druon, pas studimeve të tij mbi etimologjinë e fjalës Cranaens, emri i parë me të cilin njiheshin Pellazgët Athinas.
Maurice Druon ishte një figurë e shquar e kulturës franceze, nip i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai nisi të shkruante për revista letrare që në moshën 18-vjeçare dhe mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1948 u vlerësua me çmimin prestigjioz “Prix Goncourt” për romanin Les Grandes Familles (“Familjet e Mëdha”). Më 8 dhjetor 1966 u zgjodh anëtar i Akademisë Franceze, ndërsa në vitin 1985 u emërua sekretar i saj, detyrë nga e cila u tërhoq në vitin 2007 për shkak të moshës.
Druon ishte veçanërisht i njohur për veprën e tij historike me shtatë romane “Mbretërit e mallkuar”, e cila u adaptua edhe në ekran. Ai shërbeu gjithashtu si Ministër i Kulturës në vitet 1973–1974 dhe si deputet i Parisit nga viti 1978 deri më 1981.
Sipas Druon, shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se vetë historia e shkruar. Ai arrin në këtë përfundim duke analizuar etimologjinë e fjalës Cranaens, emërtimi i hershëm i Pellazgëve Athinas.
“Në fjalën Cranaens gjejmë dy rrënjë të qarta shqiptare: ‘Kry’, që në shumës jep ‘Krena’, dhe ‘ens’, e lidhur me rrënjën ‘gjins’ ose ‘gjens’, siç shqiptohet edhe sot në disa zona të Shqipërisë. ‘Krena’ do të thotë kokë, prijës, ndërsa ‘gjins’ nënkupton njerëz ose banorë. Pra, Cranaens ishin drejtuesit, krerët e njerëzve, ose të përzgjedhurit e perëndeshës Minerva”, shpjegon akademiku francez.
Sipas tij, paraardhësit e shqiptarëve morën pjesë edhe në Luftën e Trojës, duke luftuar në të dy anët e konfliktit, përkrah figurave mitike si Hektori dhe Akili.
“Shqiptarët i përkasin atyre kombeve që janë më të vjetër se historia dhe gjurmët e tyre shfaqen që në fillesat e qytetërimit europian”, përfundon Druon.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/03/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk