Shqiptarët në Norvegji kërkojnë me nxitim nga shteti i Kosovës dhe ai Norvegjez verifikimin e fakteve dhe të gjindet shkaku i vdekjes së të riut Artan Zymberaj në burgun e Serbisë!

10
Dec
2022

/ Huazuar nga Mekulipress/

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

URGJENT!

Tatuazhet dhe vetura me shqiponjë – historia e Artan Zymberit që vdiq në burgjet e Serbisë
Artan Zymberaj shqiptari i ri nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Sremska Mitrovica, në Serbi.
Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare. Tashmë trupi i tij është rrugës për në Norvegji, aty ku pritet t’i bëhet obduksioni, e të zbulohet e vërteta e vdekjes së tij. Kjo është historia e tij:
Artan Zymberaj një i ri nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi.
Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare. Tashmë trupi i tij është rrugës për në Norvegji, aty ku pritet t’i bëhet obduksioni, e të zbulohet e vërteta e vdekjes së tij.
Artan Zymberaj shihet se kishte tatuazhe të ndryshme, me motive kombëtare. Familjarë kanë thënë se Artani mbante edhe figurën e Skënderbeut, në shpinë.
Ka edhe shumë fotografi të veturës me të cilin Artani po hynte në Serbi, e që sipas familjarëve e njëjta, gjendet ende në duart e institucioneve serbe. Edhe vetura gjithashtu, përmbante elemente të flamurit kombëtar.
Artan Zymberi, ishte i arrestuar e po mbahej në burgun e Sremska Mitrovica. Brenda burgut ra një zjarr. Artani vdiq vetëm disa ditë pas kësaj.
Familja e Artan Zymberit dyshon se djali i tyre, u mbyt në burgjet e Serbisë, e sot kur do të duhej ta mernin kufomën, Policia serbe nuk e ka lejuar njërin nga familjarët e Artanit, të futet në Serbi. Ata janë nisur sërish për herën e dytë, drejt Beogradit. Kësaj rradhe babai i Artan Zymberit. Nacionale sjellë detaje.
Dyshimet e familjes: I ndjeri e kishte tatuazh Adem Jasharin
Dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u mbyt në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në kraharor Skënderbeun.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk