Nga: Gëzim Mekuli
Oslo, 26.12.2022
Millosheviqi nuk është më në këtë botë, por fatkeqësisht retorika
nacionaliste e tij jeton dhe është gjerësisht e dukshme në gjuhën e
politikanëve serbë.
Fjalimet e Millosheviqit, zgjedhja e shprehjeve gjuhësore nga ana e tij, krijuan një popull me kërkesa e nevoja për më shumë “Lebensraum” në Jugosllavi; ky popull i sajuar arriti të besonte në idenë e Serbisë së Madhe. Ai (Serbia) qe i gatshëm të kalonte mbi kufoma për të arritur këtë gjë; deri në gjenocid.
Andaj edhe e mbështes kërkesën historike që lulëkuqja me katër petale, me ngjyrat e Flamurit Kuqezi, të bëhet simbol i gjenocidit shtetëror serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!