Shteti shqiptar do mbledhe llastiqet e femijeve capkene!

08
Dec
2022

Shkruan:LUAN BACI,
1 Dhjetor 2022

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Per t’u mbrojtur nga agresionet e armiqve tane, te cilet sot i furnizojme vete ne me mjete financiare qe ata te blejne dhe prodhojne armatime kunder nesh, shteti shqiptar do te mbledhe se shpejti llastiqet e femijeve capkene!

“Non- grata”, ne sherbim te te huajve, e kryesisht te UDBse jugosllave, e zhduku te gjithe armatimin e Shqiperise, se “ishte i vjeter”, e “me mire” ishte te shkriheshin per skrap duke mbushur xhepat dhe bankat e krimineleve ne pushtetin e dhjeroktacise.

Nje krahasim teper me vend eshte te bihet ne vemendjen tone, ku ne luften me Ukrainen, Rusia si nje vend i fuqishem ushtarak, nuk e ka eleminuar tekniken luftarake te 50 e ca viteve me pare, por i ka ruajtur per t’i perdorur kur ti duhen, edhe pse qe nga koha qe jane prodhuar ato tanke e mjete te tjera lufte, ka kaluar shume vite, dhe industria ushtarake e atij vendi ka prodhuar shume mjete te tjera lufte, moderne ne llojshmeri e ne sasi. Pasi Rusia humbi mijera nga tanket e tij më të mira T-80 dhe T-72 në Ukrainë, nxorri nga magazinimi dhe po perdor ne fushebeteje edhe tekniken e 50 e ca viteve me pare. Keto tanke tani jane ne fushe beteje, në front, veçanërisht në jug.

Por cfare beri krimineli vicidolas, “pelicilina” i UDBse?! Fshiu nga faqja e dheut gjithcka, edhe tanke fare te reja, te prodhuara pese apo dhjete vjete me pare se ai kolere te merrte pushtetin ne emer te “demokracise”!

Ndaj dhe pasuesi i tij ne qellime dhe ide, Edi Rama, po vazhdon “te zihet” me “BISTURINE”, GJITHNJE “NE INTERES” TE Shqiperise e te popullit, dhe propagandojne pacifizmin e tyre per luftera qe “asnjehere nuk vijne”, e per mbrojtjen e Shqiperise, nga ata qe na coptuan me shume se nje here gjate historise.

Populli, ne vend qe te ngrihen ne kembe e te ndryshojne sistemin zgjedhor, per te bere te mundur vendosjen ne pushtet te njerezve atdhetare, e larguar kete klase politike te korruptuar qe reciklon pushtetin per me se 33 vjet “demokraci”, i shkon pas per nje kothere atyre qe e katandisen ne kete dite te zeze nje komb te tere.

Jo me kot, ne mos gaboj, ishte Konica i madhe ne shprehjen me vend, se shqiptaret jane ashtu sic i don hasmi!

Parlamenti shqiptar, menjehere te nxjerre nje ligj, per mbledhjen e llastiqeve e femijeve capkene, e t’i kaloje ne inventarin e ministrise se mbrojtjes!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk