21 January 2025
1.Lufta e drejtë dhe lufta kundër luftës
A jemi si pjesë e kombit ende në dilemë se kush na çliroi? Kush e krijoi kulmin e shtetit Kosovës: lufta ushtarako-politike e UÇK-s, apo “lufta institucionale” e Mashizedekut. Më dukët se janë vënë në garë shumë serioze, këto rryma në luftë për pushtet e jo për shtet. Merne pushtetin nëse ju voton populli, por mos e merrni në qafë historinë e shnjët nacinalçlirimtare të brezave. E lexova një libër shkruar nga një themelues i LDK-ës. U habita kur e thot se: “Sherbimi gjerman ia dorëzoi Ibrahim Rugovës dosjën në korrik 1999, ku dokumentohët se disa antarë të Kryesisë së LDK-ës kanë planifikuar vrasjen e….”. Shtrohët pyetja, kur u nxunë rob 8 ushtarët serbian në Zonën Operative të Shalës Bajgorës. U nxunë më 8/9 janar 1999. Kush e filloi fushatën se: “Ata ushtarë të ri do të ekzekutohën pa ligj e pa gjyq nga UÇK!!!”. Por, në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi, u tha hapur, se ata ushtarë serbian, janë shëndosh e mirë. Madje, mundet përt` i vizituar ekipi i Villiam Vokerit, kur të dojë. Por, nga UÇK është një kërkesë: t` i këmbejmë më 9 ushtarë të UÇK-ës të nxënë rob në viset e luftës në Perendim”. Ngjau këmbimi . U liruna ushtarët serbian, por gjenerali serbian Llonçar u tregua se është vrasës fashist dhe organizoi vrsjën e Enver Malokut më 11 janar 1999; organizoi së bashku me Shainoviqin plojën e Reçakut më 15 janar 1999, gjithnjë në shenjë hakmarrje. Pra, pabesiu mshifet te pala serbe, që gjithëmon tradhton dhe rrenë.
Politikanë dhe popull shqiptarë, nuk jeni kah e kuptoni ende politikën e barbarit serbian. Madje, lirimin e ushtarëve të UÇK-s serbianët e prolonguna për disa ditë, kur më në fund Nikolla Shainoviq lajmëroi se: “Terroristët e juej do t` i lirojmë nesër”. Pyetni V.Vokerin dhe ndihmësit e tij. Pyetne: Gjeneral Sokol Bashotën dhe Prof Dr Jakup Krasniqin. Lexone librin V. Voker, Raçaku, Prishtinë 2025. Por, duhët të dihët se Raçaku u bë fanari dhe vlera e çlirimit tonë definitiv, se për ndryshe, pa bombardimet e NATO-s dhe Luftën e drejtë të UÇK-ës, nuk do të kishim 17 shkurt 2008, nuk do të kishim as verdikt të drejtë të GJND-ës. Pra, shteti i dytë shqiptar është krijuar me vargoj gjaku, e jo nepër sallone dhe tribuna “diplomatiko- historike”! E mbi të gjitha, politikanë shqiptar, venja gishtin trurit njëherë dhe informonu drejtë, lexoni burimet sepse lufta për pushtet e jo për shtet ju ka dezorinetuar në oborr.
Pak histori, për ta gjetur çelsin e saj. Shteti i Kosovës u krijua me shumë mundime, ku u faktorizuan dy forca armike në mes veti. Forca e brendëshme u duk në horizont qysh më 1945, pas largimit të okupatorit nazist, luftë ajo që mori kahje çlirimtare dhe speciale politike. Pushteti sllavë si okupator në Kosovë, do të veprojë me ushtri dhe polici në të gjitha nivelët për ta forcuar pushtetin totalitar. Ai pushtet ushtrak në shumë etapa u dallua edhe duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme, gjithënjë duke i vënë shqiptarët në dyshim, prandaj shqiptaria gjithëmonë duke e ditur se si ishte okupuar Kosova, friksohëj në shkallë përmanente, dhe mbetej në luftë e pashkëputur. Mjerisht, okupatorit të Kosovës i ndihmonin gati në të gjitha etapat miqët e shumtë të tradicional, të cilët do të krijojnë një shkollë të dinakëris së paparë në tërë globin, duke provuar ta mbajnë në izolim në një hapësirë shumë të vogël. Dhe shqiptarët, duke mos pasur mjete informative, fuqia e informatës në Kosovë dhe për Kosovën, që duhej të shpërndahej në vatrat shqiptare, ishte gjithnjë dy hapa prapa asaj fuqie që quhej Jugosllavi. Ky shtet kishte ambasada, radio dhe informatorë të ndryshëm, sa që asnjë informatë objektive nuk lejohej për të depërtuar në lokalitetët shqiptare, pa u cenzuruar. Mjerishtë, asaj fuqie deri më 1968 i kanë ndihmuar edhe një pjesë e politikanëve shqiptarë, fuqi ajo kur lufta për demokraci shpërtheu në tërë globin, gjithnjë duke ia treguar fuqisë shtetërore jugosllave, vendin që duhët ta kishte, kur janë në pyetje shqiptarët.
Shqiptarët pas vitit 1968, dëshmojnë burimet e kohës, ishin mjaftë të informuar, se brenda trojeve të tyre sundonte një okupator që e kishte militarizuar tërë shoqërinë serbiane, me qëllim që popullin shqiptar në anën tjetër ta shporrë nga trojet e veta etnike, kurdo që i jipët shansa. Shenjat e asaj lufte për shporrëje, ishin jo vetëm të lexueshme në Marrëveshjën “Xhentelmene 1953”, akt ky që provonte t` i japi të drejtë legale Konventës Kralevinës Jugsllave me Turqinë, e lidhur më 1938 e cila parashihte shfarosje të shqiptarëve në Jugosllavi deri më 1944. (Shiqo: Neni 2 i konventës, trevat që parashihën të sllavizohën, pasi që të largohën shqiptarët). Mbi këto baza do të provohët të kolonizohët Kosova me sllavë, duke e mbuluar atë aksion kriminal me propogandë dhe me ardhjën e emigrantëve nga Shqipëria në Jugosllavi, realitet ai që pushteti i Beogradit filloi të propogandoi se: “Nuk ka diskriminim ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, sepse po të kishte nuk do të vinin emigrantët nga andej te ne jugosllavët”. Madje, gjithnjë bëzë të dokuemnetve Fadil Hoxha dhe Ismet Shaqiri do të shkojnë në Split për të kundershtuar “Xhentelmein `53”. Por, Rankoviqizmi tentoi t`i mbulojë aksionet kriminale të gjoja “grumbullimit të armëve” më 1955/6, procesin e Prizenit më 1966, aksionit për mbylljën e shkollave më 1958, burgime pa asnjë fakt fajsie, tatimet enorme dhe ngacmimet udbeske kudo dhe kurdo nepër shtëpia dhe vende publike të Kosovës. E vërteta, ne ishim pjesë e kombit jetim, me një shpresë te Nëna Shqipëri e Ismail Qemal Vlorës, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit.
Në rrethana të një sistemi totalitar titisto-rankoviqist, plus militarizmi i Kosovës nga viti 1981, e deri në fund të shekullit XX-të, sidomos themelimi i 7 brigadave brenda të cilave ishin 21 batalone (më 1983), u dëshmua se jo vetëm okupatori me aparatin e tij represiv, por edhe faktori i brendëshëm popullor e pati krijuar një iluzion i sajuar nga propoganda komuniste, se ka mundësi që: “do të çlirohemi me politikë paqesore”. Pra, nuk theksohej as forcimi e as krijimi i shtetit Kosovës, sepse nuk kishte as plan e as program për një shtet të rinjë. Po edhe theksimi i nevojëshëm i demokratizimit të vendit mungonte. Por, çdo gjë në anën tjetër ishte përqëndruar se: “Kosova duhët të avnasohët në Republikë”. Këtu, disi pushonte çdo energji, qoftë pro shqiptare apo kundër tyre. Me gjithë këtë, ky përqëndrim te një pjese jo e vogël e popullit, dukej dhe spjegohej, si një guxim largëparës. Ndërsa, te një pjese të popullit, ky koncept i ardhmërisë, dukej që përqëndrimi i tillë ishte në disa etapa sa naiv, aq edhe i pa asnjë lloj perspektive, aq më parë kur shteti që quhej RSFJ e kishte armatën e katërt në Evropë. Në realitet ky pozicionim popullor shqiptar në masë të madhe, nuk u ndryshua as pas 2 korrikut 1989, as pas 4 korrikut 1992, kur RSFJ u shpall “shtet inekzistent”. Madje, në atë kthesë shoqërore dhe politike, pati edhe zëra puro shqiptare që klithinin: “Nuk na u paska nevoitur asnjë lloj demonstrimi, por vetëm me politikë paqesore, do ta kemi lirinë dhe demokracinë”. Largë e më largë provohej të tregohej fatamorgana e çlirimit me llafe. Pra, shumë vështirë populli po ndahej nga mentaliteti i robit. Kjo shkollë oportuniste nuk tregonte as cilat ishin mjetët dhe cila ishte koha e fundit që nuk durohej më, e që të fillonte të raelizohej liria dhe “demokracia”. Madje, “shteti i Mashizedekut” ishte për Librin e Ginist, sepse ishte “shtet” pa brgje, sepse në burg ishte i tërë populli. Në këtë kohë të thyerjës së miteve, sidomos në Shqipëri pati lindur rryma se: “asnjë protestë e Tiranës zyrtare nuk paska qenë rentabile lidhur me Kosovën”, krejtë me prapavi, për të na larguar edhe prej shpresës në te dhe për te. Madje, kjo shkollë nuk e kishte asnjë informatë se çka ishte: Letra e kreut të shtetit shqiptar nga 2 shtatoeri 1949 drejtuar Rusisë se: “Jugosllavia jo vetëm që terrorizon shqiptarët brenda saj, por provon me grekun për ta ndarë Shqipërinë”. Pra ajo shtresë “e gjithëditur” analfabete në gjeopolitikë, nuk kishte asnjë informatë në Kosovë, se çfar efekti në botë pati edhe: “Protesta e Presidiumit Kuvendit Popullor të Shqipërisë më 1958”, drejtuar Asamblesë OKB-ës, ku thuhët se: “Shqiptarët në Jugosllavi janë populli më i shtypur në Evropë, janë një koloni moderne!”.
Ky reagim i shtetit zyrtar shqiptar më 1958 nuk vinte rastësisht, por ishte në njohtim objektiv, sepse ishin siguruar informatat se: KS OKB do të aprovojë Rrezolutë mbi dekolonizimin e botës më 1960. Pra, kjo informatë nxorri detyra në Jugosllavi, që të dëshmohet me propogandë publike se në Kosovë: “shkollat e mesme nuk mbyllën; se analfabetizmi është përgjysmuar; se është themeluar shkolla e Lartë Pedagogjike 1959; se janë themeluar: Fakulteti filozofik dhe Fakulteti Juridiko-Ekonomik në Prishtinë më 1960; se ndihmës për këtë mision është Univerziteti i Beogradit”. Kjo informatë jugosllave u shpërnda në të gjitha ambasadat e Jugosllavisë për ta distribuar në qendrat e shteteve ku vepronin. Kuptohët, se kjo hulli pedagogjike-shkollore, do të rrugëtojë deri më 1970, kur si fryt i demonstratave të vitit 1968, lindi Univerziteti i Prishtinës. Pra edhe reagimi jashtë Kosovës, edhe reagimi me demonstratë ishin vlerë e shtuar për fatin e Shqiptarisë në përgjithësi. Në frymën e kësaj lëkundje nga pozita e ‘populit analfabet’, nepër tërë Jugosllavinë- “parajsën e mosinkudrimit”, pati filluar të propogandohët sidomos, se: “Kosova po marrshon me hapa gjigant në ardhmëri, me mbi 50 000 studnetë”. Këtë informatë e patën për detyrë partiake dhe shtetërore, ta përhapin të gjitha ambasadat e RSFJ-ës, pra ta shpërndarë nepër shtetet ku vepronin. Lidhur me këtë, as Tirana zyrtare, e as Prishtina politike, nuk do ta kuptojnë lojën e “madhe”, për mbulimin e “dimrit dhe borës përgjakur nga viti 1956 e këndej, nepër të gjitha lokalitetet shqiptare të Kosovës përgjakur, ku i tërë populli ishte vën nën hetime”, do të shkruaj Adem Demaçi më 1962 mikut tij Njazi Straja që kishte qenë i detyruar të shpërngulët e të dergjët në Anadolli.
Në këto rrethna, qendrat e fuqisë kishin dëshirë që të ndodhë historia e progresit në trojet shqiptare. Por, ato qendra ende po mbetëshin të painformuarara se trevat më të përgjakura, më të hetuara, më të pesekutuara që siç dihet nga hulumtimet e kishin shndërruar Kosovën në gjykatore, sa që më 1989 shqiptarët kishin arritur kvotën tragjike me 666 660 vjetë burgje politike.Po, mbi këto plagë epoka e demonstrimit dhe fuqia e diferencimit, do të vijnë e bërën një lloj lufte “kryqzatë”.Me gjithë këtë, shqiptarisë nuk do t` i ndihmon as Kryqi i përgjakur, e as Gjysëm hëna e nxirë nga dhuna e bredëshme. Përkundrazi, të dy taborrët, ai politik dhe ai ushtarako-policor jugosllavë, do të vërsulën shumë egërsisht mbi trupin e shqiptarisë, duke i ndihmuar gjaksorit që quhej RSFJ (Serbi gjaksore, kriminale, shtet i gjenocidit, të cilin nuk mundën ta durojnë më: Sllovenët, Kroatët, Maqedonët, Boshnjakët e më në fund edhe Malazezët. E pas ndarjës nga Serbia, një nga një, të këtyre popujve, bota e civilizuar në krye me Gjorgj Bushin e Ri, e bëri analizën dhe atë analizë e shprehu në Tiranë më 2007 më në fund: “Çka është mjaftë, mjaft është Kosova (lexo shqiptarët) duhët ta ketë pavarësinë. Dhe, pavarësinë u nevoit ta shpallë një nxënës i Isamil Qemalit, Hashim Thaçi që i kishte ra kryq e terthor tërë Evropës, dhe me pushkë në dorë Kosovës, më ndryshe se Isamil Qemal Vlora, por edhe pas një lufte të drejtë 1993-1999 , më 17 shkurt 2008 të shprehët: “Në emër të popullit të Kosovës, n` emër të luftës së drejtë të tij, e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”. Pra, shqiptarët e Kosovës me këtë akt të drejtë historik i plotësuan dy obligime: Obligimi i parë ishte popullor, se nuk durohët më robëria serbe; Obligimi i dytë ishte se me shpalljën e pavarsisë e plotësohej kërkesa e 14 dhjetorit 1960 KS OKB me Rrezolutën nr 1514, për dekolonializmin e çdo oaze popullore në botë. E këtë akt historik e ka vërtetuar se është juridikisht i drejtë edhe Gjyjata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 2010.
A ishte ky qast historik një presedan i padëgjuar të pranohet shkencorisht, po. Po, sepse më 4 korrik 1992 Badinteri do ta shpallë RSFJ-ën shtet të dështuar. E pas kësaj shpallëje si mundësi që ta kanë sovranitet shtetëror si republika dualën se janë: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosna e Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia, por jo Kosova. Pra, edhe një fakt i pamohueshëm se Republikën e Kosovës mundet dhe duhet ta bëjë luftë dhe gjaku i derdhur lum nepër tërë Kosovën, do të avansohët në garancion të çlirimit, edhe pa leje të Badinterit. Po, dikush do të dali e të më thot: “Pse po injorohët dhe pse po nënçmohët politika e LDK-ës 1989-1999”. Madje edhe brenda Kosovës (LDK) edhe jashtë saj, deri në rastin e Reçakut më 15 janar 1999, UÇK e kishte nominimin “dorë e zgjatur e…..”. Jo, me këtë shkrim, nuk e injoroi, por e objektivizoi realitetin. Prandaj, nëse duam ta kuptojmë këtë “injorim” dhe “nënçmim” të nominimit, duhet shtruar pyetjën: pse tri republikat më të zhvilluara të RSFJ-s nuk mundën të shpallin pavarësinë pa luftë. Po, prap dikush do të më pyet: “E Maqedonia pse u shpallë e pavarur pa luftë”? Po përgjigjem, gjithnjë në bazë të dokumenetve konfidenciale diplomatike të Brukselit, që janë të lejuara për hulumtim. Po ta kishim ne shqipatarët e Kosovës në dorë kërcnimin nga Shqipëria më 1992 kur Badinteri e dha verdiktin, ashtu si e lëshoi kërcnimin Bukkgaria zyrtare drejtuar Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbi, Mali i Zi) se: “Vetëm një hap nëse e kalon solldati serbian kufirin në komunën e Kumanovës, do ta bomardohët Instituti i Vinqës dhe Beogradi”. Ky fakt është i mjaftuar për kuptim, por nuk mjaftohët kur kihët parasysh çka ndodhi në Shqipëri në mars 1997. Pra, çarqet mafioze organizuan të shkatrrohët Shqipëria me 1997, në mënyrë që të ndodhë spastrimi i Kosovës më 1998/9. Po, në Shqipëri u shkatrrua tërë infrastruktura ushtarake dhe ekonomike. Dhe Serbia (RFJ e Zhablakut), formoi bindjën se i ka ardhur momenti që të përsëritët “Toplica 1877 DY”, pikërishtë në fund të shekullit XX, dhe Serbia gjaksore ta festojë dymijë vjetorin e Krishtërimit, më 27 maj 1999 në Beograd, pa shqiptarë në Kosovë .
Tash shtrohet pyetja shtesë, malazezët pse u ndanë më 2006. Sepse mendjemadhësia nuk i lejoi të mbesin komb: pa shtet, pa gjuhë, pa kishë, pa kulturë dhe më në fund, do t` u kërkohët konvertim në etninë serbiane. Me këtë mentalitet politik dhe psikologjik, shqiptarët ende do të propogandojnë dhe do të mendojnë si trust shoqëror civilizues (LDK), se populli e ka kryer detyrën historike më 2 korrik 1989, duke e aprovuar pastaj edhe Kushtetutën në Kaçanik, nga deputetët e Parlamentit KSA Kosovës. Po, ishte ai akt historik, por nuk ishte historia, sepse ende kishim dilema a të ketë përparësi: demokratia, apo lufta e armatosur për shtet, apo duhët forcuar, të dy shkollat paralel. Me këtë kartë filozofike u manipulua një kohë të gjatë, dhe populli i pashtet u vu në dielmë. Madje, hapur u propogandua se as Badinteri e as Konferenca e Londrës 1992, nuk na hyjnë në përdorim, sepse nuk e kemi kryer detyrën tonë, me kohë dhe profesionalizëm, gjithnjë duke gjetur faje historike, për t` i bishtruar përgjegjësisë sepse: “më 1945 paska ndodhur tradhtia e Rrezolutës Bujanit”. Por, ky fakt ka vend për analizë. Por analizën, duhët peshuar mirë me faktet e kohës dhe nga specialsitët, sepse në rend të parë 98% e popullit më 1945 ishte analabet. E sot, më 2025, me 7 univerzitete nuk po mundemi automatikisht të shkëputemi nga ish robëria, por ende po e dialogojmë të drejtën tonë, të cilën me luftë e kemi humbur më 1912, dhe me luftë humbjën e kemi kthyer në fitore pas shumë luftimeve deri më 1999, kur me armën e UÇK dhe të NATO-s, u sigurua fitorja. Prandaj, nuk po e arsyetoi askend, por puna, veprat politike, arsimore dhe ushtarake dhe taktike e strategjike, e ndryshuan epokën. Llafet dhe projeksionet treguna se çështja kombëtare nuk është çështje e letersisë, por e pushkës dhe istikameve, që nxitën nga letersia. Pra, nuk po e injoroi as letërsinë, sespe asaj i kanë takuar: Dantea, Emil Zolla, Esat Mekulli, Isamil Kadarea etj.
2. Pse një pjesë e popullit nuk mendonte kështu
Ashtu si nuk mendonte një pjesë e popullit se Çështja nacionale në Jugosllavi është zgjidhur më së miri, prandaj patëm më 1968 dhe 1981 demonstrata, ku pjesa elite rrevolucionare dhe patriotike u ngritë në luftë speciale, e cila më 2 prill 1981, provoi të avnasohët edhe në kryengritje,por që dështoi sepse nuk kishim popull për mejdan. Në ato kushte, në rrugtimin historik të Republikës Kosovës, do të lindin tri rryma politike që mund të quhën koncepte gati amatore profesionale:1.Rryma politike e improvizim se: “kemi bërë shtet dhe pushtet demokratik pas themelimit të LDK më 1989 e tutje nuk injorohët kurrë . Por, ,endoni sa naiv ishte ai konkludim, kur në robëri, prahohet se ka demokraci, madje edhe institucione demkratike. Në fakt 1990-1999 kishte improvizim të shtetit dhe demokracisë, apo të dya së bashku. E vërteta, nuk ishte as njera e as tjetra, por kishim dëshirë të ngajmë pas Republikës, që na ishte ngulitur në kokë si një fatamorganë, për ujin në shkretirë; Rryma vijuese ishte me numër 2: Rryma republikane e demonstrimit që numrohej gati, se ishte kohësisht më e vjetër se rryma e parë, por dëshira mbetëj si një “idhull fetishizues”, që na shërbente politikisht; 3.Rryma e bërjës së republikës me luftë erdhi e u bë koncept i pastër i bijëve dhe bijave më të avansuara të kombit, të cilëve u qëndronte mendje se pa vështersi historike dhe pa luftë nuk do të kemi shtet, sepse okupatri ka krijuar: “informata jashtë dhe brenda popullit vet, se Kosova është “zemra e Serbisë”. Prandaj, të dy rrymave që qëndornin karshi njera tjetërs, të kultivuara edhe nga ish komunistët e të gjitha niveleve, dhe përkatësive funksionale në RSFJ, do t` u mbyllën të gjitha meditimet, madje edhe LDK-ës, më 1 tetor 1997, kur hapur do të filloj së pushuari epoka e dymendësisë dhe prralave premtuese politike se: “E kemi republikën, prandaj do ta krijojmë edhe demokracinë, sepse jemi shoqëri paqesore”! E sa na ka kushtuar ky pozicionim, ende nuk e kemi çmimin objektiv, sepse një pjesë jo e vogël e kombit ende i beson fallit politik: “do të bëhët…”
3. Po pse kishin lindur këto pozicione iluzore?
Shqiptarë, mos u çuditëni, sepse edhe për Gjegj Kastriotin- Skenderbeun, disa laro sot ende e kontestojnë, ose provojnë për ta përvetësuar, sepse po e pranuan realitetin, atëherë teoriçkat e tyre bien për dhe. Po ka edhe më keq. Disa edhe sot provojnë që Skendebeun dhe luftën e asaj epoke për liri ta nxerrin si luftë rreligjioze, duke u mbështetur se çka thonë personat që ishin prijës rreligjioz atëherë. Në fakt, vështërsitë e krijimit të heroit, dhe traviatat e krijimit të shtetit me organizim politik dhe ushtrak, vlera e cila nxiret nga populli, duhët kuptuar se është shumë më vështrë për ta ruajtur dhe objektivizuar veprën e asaj të arriture, se sa procesi qoftë edhe i përgjakur kur krijohët vepra. Pra, pozicionet e rrymave që kishin lindur, si pasojë e kualitetit organizativ të çdo gjenerate të kaluar, në gjenratën pasuese disi më me objektivitet kërkohët rruga e vërtetë, të cilën shpesh popujtë duke luftuar për ta ruajtur, amortizohën në valët e saj, dhe kështu në shumë raste progresi zbret nën çmimin fillestar që e ka pasur. Këtë pozicion, në saje të shkollimit, në saje të inaformatave që i kemi, në saje të obligimeve që i kemi: politike, ushtarake dhe kombëtare civilizuese, e mbi të gjitha shekncore, nuk guxojmë ta humbim hapin e fituar dhe të merituar. Po ka interpretime që provojnë për t` i sherbyer edhe ish okupatorëve, me fajde rreligjioze islame ku thuhët se: “me ardhjën e osmanlive në shekullin e XIV-të, në Kosovë qenkanë siellur shqiptarët, si kolonë”. Këtë intrigë nga arsenali i shovinizmit serbian, e shkrep dy dekada më parë hoxha i Prizrenit. Turp Hoxhë nëse je gjallë, sepse nuk ke kërkuar falje kurrë. Po, ta dish se ti nuk je patron e fesë, as i parajës sepse ke mtradhtuar me prapavi dhe me qëllim.
Po sot ngjarjet historike, që po provojnë t` i spjegojnë dhe markojnë disa qendra tjera që mbahën si: “qendra më të avansuarat në historinë shqiptare”, a janë kinse në rrugë të drejtë, apo në kufijë të fatamorganës. Dhe po ngjan ky fenomen i “fatamorganës”, prap sepse leximin e veprave shkencore pak kush po e merr në konsideratë. Disi në trurin tonë, kanë nxënë strehim vetëm ato kualitete që dijnë për të bërë para, por edhe për të thurur intriga. Pra, edhe më keq, është situata, kur analizohët shkencorisht pozicioni i historisë, prej së cilës duhët mësuar: dje ku ishim në mënyrë që historia mos të na përseritët si tragjedi sot. Bje fjala, kanë dalur “shknectarë”, që historinë e shqiptarëve nën okupimin nazifashist më 1939-1944 po e quajnë: “histori të tokave të çlirueme”. Atëherë me këtë kuti mizerabël edhe koha e bizantit, koha e sllavit dhe koha e osmanlisë, nga viti 1908 koha e turkut, dhe nga viti 1912 koha e serbianit: paska “rezon” të quhën trojet tona: “toka të çlirueme”. Turp, turp, poshtë ka rënë pazari me kontrahistori të tilla, sepse kemi sharruar shumë egersisht në rreligjione dhe iluzione të mykut mesjetar, ku “me shpatë qenka çar deti, me sy ishte parë parajsa dhe ferri”, sepse as soji arsyetohej injoranca.
4.Veshtërsitë përmes të cilave u krijua shteti i Kosovës
Po, e themi edhe një herë se nga viti 1945 : pati luftë patriotike, pati parti politike me programe përparimtare, pati burgje, pati demonstrata, pati veprime politike plotë entuziazëm folklorik, por u nevoit që të derdhën lumej gjaku për të ardhur deri te 17 shkurti 2008, sepse kjo datë na tregoi se të gjitha ngajrjet tjera, kanë pasë qellime të mira, por martesa ishte bërë pa niçah ( pa kuror). E pra, ku ishin vuajtjet dhe tragjeditë nepër të cilat kaloi Kosova: nga viti 1989 sidomos kur u shemb ideologjia komuniste, e që është njëherit fillim i epokës edhe më të errët kur me: “Programin jugosllav për Kosovën”, i aprovuar me 1988, u bë çështje legale dhe legjitime antikushtetuese kolonizimi i Kosovës me sllavë, ashtu siç ishte “Platforma politike për Kosovën”, nga viti 1981 si antivlerë e kërkesave patriotike shqiptare. Pra, edhe ky dokument i LKJ-ës ishte antikushtetues, ashtu si ishte vendimi i marsit 1983 për militarizimin e LKK-ës, përkatsisht si ishte 23 marsi 1989, e në vijim ku çdo veprimtari rrënuese që dirigjohej kundër Kosovës nga: ushtria, policia, kisha dhe shteti serbian me 183 ligje koloniale, i cili hyri në nazifashizëm me këto pasoja për shqiptarë ishte antikushtetues sepse: “Nazifashizmi serbian ka një histori gjenocidale që mbështetët në Programe, të cilat nga 1844 e deri më 1999 shtjellohet në 37 programe, seicili më nazifashit se tjetri. Madje në programin kulmor të atyre rreshtimeve nazifashiste serbiane thuhët tekstualisht: “Gjobat, arrestimet, zbatimi i pamëshirëshëm i masave policore, prerëja e pyjeve, ndiekjet, lëshimi i qenëve, puna angari, rrënimi i varrezave, të gjitha këto i detyrojnë shqiptarët ta marrin rrugën e Anadollit” (1937). Ndërsa në një program vijues më 1941, thuhët se: “Kur ta marr rrugën me fat, e di çka mendon dhe çfar planesh thur për Jugun. Besoi se në Kosovë dhe Sanxhak, nuk do të mbetët asnjë plis për farë. Lumenjët Llapi dhe Sitnica do të bartin koka të shqiptarëve” (Deklaratë e çetnikut serbian, parullë kjo e viti 1941 e që u përseritë edhe më 1995, kur në Dejton të SHBA-ve S. Millosheviqi e mori nominimin “paqebërës”. Pra po atë minut kur e mori këtë çmim, ai monstrum filloi ta realizoi i entuziazmuar planin e: “Tokës së djegur në Kosovë”, për ta realizuar atë program do të sajohët programi ndihmës me emrin “Koridoret përplasëse” që provonte për ta larguar shqiptarinë nga Kosova, e për ta mbylluar me planin fiks -“Patkoi”, që provone shkatrrimin e UÇK-ës.
Në frymën e mizorive që ndërmarrin shtetet nazifashiste shënojmë edhe këtë realitet.Në kohën e sulmeve ndaj shteteve sovrane më 1939/41, Hitleri do të urdhërojë: ”Në kohën e zbrasjës së krahinave të Ukrainës, nuk duhët të mbetët asnjë kokë bagëtie, asnjë kokërr grurë, asnjë vijë hekurudhore, nuk duhët të mbetët asnjë pus i pa helmuar, armiku ta gjejë vendin krejtësisht të shkatrruar dhe të djegur”. (shiqo ngjashmërinë në Kosovë: Martinsen, Vdekja nepër bunare, Prishtinë 2009). Tani shtrohët pyetja, para opinionit çfar fati patën shqiptarët para thikave, plumbave dhe bombardimeve serbe më 1998/99. Në këtë kohë do të konceptohët më ngjeshur se kurrë më parë pabesimi i shqiptarëve ndaj shtetit okupator, do të forcohët në anën tjetër se nuk ka jetë në atë shtet: me faktin se regrutët shqiptarë po vritëshin për çdo muaj e vit, madje edhe në gjumë, siç ngjau në Paraqin, e që u zbukua se ishte skenar i oficerëve shovinist serbian.
5. Populli viktimë e politikës gjenocidale
Faktet flasin se Serbia gjaksore i vrau mbi 14000 civilë shqiptarë duarthatë, prej tyre fëmi 1335 në duartë e nënave. Në tërë Kosovën pushteti okupator serbian i dhunoi 20 000 femra, i rrënoi 122 775 shtëpi banimi. Sidomos gjatë luftës 1998/99 nga 1392 fshara shqiptare, Serbia nazifashiste i bombardoi 1007 fshatra shqiptare. Në Kosovë gjatë kësaj kohe janë rrënuar 85 336 objekte përciellse, janë rrënuar 758 shkolla, janë rrënuar 8184 lokale afariste, nga 15227 sa i kishte gjithësej; Serbia ka provuar që ta shfarosë familjën shqiptare nga 53 antarëshe deri te familjët tjera me ndikim kombëtar. Serbia i ka hapur mbi 600 varreza masive, duke bartur kufoma të masakruara në: Batajnicë, Peruçac, i liçene ku janë maskuar me frigoriferë. Me fjalë faktuese, Serbia ka bërë gjenocid duke i deportuar në Shqipëri 507 800 shqiptarë; në Maqedoni 360 000 shqiptarë; në Mal të Zi 70 000 shqiptarë, në Bosnje 21000 , në Kroaci 4000, në Slloveni 3450. Jashtë ish Jugosllavisë janë shpërngulur në: Gjermani 14000, në Itali 10 000, në Norvegji 8000, në Belgjikë 9000, në Turqi 18000, në SHBA 6100 shqiptarë. gjithësejtë janë larguar si pasojë e dhunës shtetërore serbe nga Kosova 993 588 shqiptarë. Kjo do të thot, mbi gjysma e popullsisë është deportuar jashtë vendit. Por, edhe brenda Kosovës seicila familje ka qenë e detyruar nga një e deri në tri herë, ta ndrrojë vendbanimin, qoftë nepër male, ku kanë qenë të detyruar për të kërkojnë vendstrehim.
6.Ku është Kosova dhe ku është Serbia në janar 2025
Kosova në janar 2025 është shtet stabil dhe nën siguri të fuqishme të NATO-s, Policisë dhe FSK (ushtrisë) Republikës Kosovës. Ndërsa, Serbia gjenocidale për shkak se është lodhur nga politika e dhunës dhe despotizmit që ushtron pushteti, me krime, me padrejtësi që i kanë ardhur popullit deri në fyt, prandaj sot: studentët, rinia shkollore, fshatarët e sidomos profesorët univerzitar, që po solidarizohën me studentët e tyre, të përqëndruar në Beograd, Nivi Sad dhe Nish, po dëshmohët se kjo krizë është njëherit rrezik edhe për fqinjët në rend të parë për Kosovën dhe Bosnjën. Pushteti në Serbi duhët të kuptohët se ka ardhur deri aty, sa që të gjitha parametrat, nuk do mundën për ta kaluar këtë kundërthënje në mes të popullit të lodhur, nga dhuna e pushtetit despotik nazifashist të A, Vuçiqit, pa një luftë civile shumë të përgjakëshme. Në këto rrethana, mjetet informative japin një pasqyrë politiko-ushtarake, se në Kosovë janë shtuar forcat e NATO-s, që do të thot se Beogradi do të provojë në zbrapsjën e luftës civile brenda Serbisë, duke i sulmuar fqinjët me ushtri. E vërteta, ky rezonim nuk është vetëm i gjeneralëve serbian por edhe i sponzorëve të tyre rus, por edhe i qendrave gjeopolitike që mirrën profesionalisht me mbrojtjën dhe sigurinë në shtetët që konsiderohën të rrezikuara. Mbi të gjitha, pasiguria për Kosovën po manifeston mos investime, prandaj edhe zhvillimi i dëshiruar po ngec me fajin e tolerimit, pale mos Serbia do të largohët nga Kremlini, e një fenomen i tillë nuk do të ndodhë tani për tani kurrë.
Analiza i kushtohët: Adem Jasharit, Enver Malokut dhe Villiam Vokerit. Mbi të gjitha lavdi Bill Klintonit; të gjithë ushtarëve të UÇK-ës dhe pilotëve famëlartë të NATO-s.
Më 21 janar 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!