– Gazeta SOT, 31 Tetor 2025 –
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, shqiptarët në rajonin e gadishullit Ilirik, i cili padrejtësisht u quajt “Ballkan”, nisën përpjektet e organizuara për bashkimin e trojeve amtare, me parullën patriotike e luftarake, Një Gjuhë, Një komb, Një Shtet. Ky organizim mori formë zyrtare me Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, Lidhje e cila u shoqërua me veprime Patriotike e luftarake. Por kjo lidhje, për fat të keq u sabotua si nga “i sëmuri i Bosforit” (pushtuesi shekullor otoman), e gjer tek kncelaritë europianë të kohës së Bismarkut, që shënon dhe copëtimin e parë të trojeve tona amtare.
Copëtimi i dytë i trojeve shqiptare nisi me vendimet e Konferencës së Lodrës të vitit 1913, çka ishte dhe tragjedia më e madhe, e cila vijon edhe sot të rëndojë mbi kombin tonë. Kryengritjet e shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike në copëtimin për herë të dytë të trojeve tona. Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912 nga plaku patriot, Ismal Qemali, në Vlorë, ia ndali vrullin këtij plani djallëzor. Fuqitë e mëdha të Europës, duke mos e zhbërë dot plotësisht pavarësinë e shpallur, në vitin 1913 autorizuan një Komision Ndërkombëtar, i cili i detyroi shqiptarët të organizoheshin në një shtet, teritori i të cilit përfshinte më pak se një të tretën e trojeve të tyre.
Fitorja e LANÇ e popullit shqiptar më 29 Nëntor 1944, organizuar dhe udhëhequr nga PKSH dhe Enver Hoxha, do të shënonte Lirinë dhe Pavarësinë e vërtetë në teritorin e Republikës së Shqipërisë. Qëdresa e paepur e Republikës Popullore të Shqipërisë, më vonë, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, gjatë periudhës së dytë të shekullit 20-të, do të bëhej shtrati i vërtetë i luftës për Liri të shqiptarëve të Kosovës, të cilët në vitin 1999, me krahun e tyre të armatosur, UÇK-në, dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, kryesisht të SHBA, do të bënin të mundur çlirimin, dhe pak më vonë edhe shpalljen e pavarësisë së Shtetit të dytë të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit. Krijimi i shtetit të dytë shqiptar (Republika e Kosovës), ishte një mundësi ideale për të nisur realizimin e misionit historik, për të cilin ishin sakrifikuar breza të tërë. Por kaluan plot 26 vjet nga ajo ditë, dhe objektivi që i patëm vënë vetes, jo vetëm nuk u realizua, por bëmë “në vend numëro”, e madje edhe tërheqje nga qëllimi ynë final. Betimi i Luftëtarëve të UÇK-së, dhe synimet e gjithë shqiptarëve u stopuan, duke e kaluar çështjen e Bashkimit Kombëtar në një kohë të dytë, të cilën ne jo vetëm nuk e përgatitëm, por edhe e sabotuam e po e sabotojmë.
Le ta shpjegojmë këtë autosabotim:
Në ditën e çlirimit të Kosovës, luftëtarët e UÇK-së, në një telajo të madhe të Prishtinës, me germa të mëdha shkruan: “BAC U KRY”! Ishte qëllimi dhe dëshira e Komandantit legjendar Adem Jashari, i cili ra theror me gjithë familjen e tij prej 56 pjesëtarëve, me objektivin e pandarë, Çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar, objektiv të cilin luftëtarët e UÇK-së e fiksuan në Formulën e BETIMIT të tyre. Mirëpo, ndonëse kanë kaluar plot 26 vjet nga dita e çlirimit dhe 17 vjet nga shpallja e pavarësisë, e shkruara e madhe e Amanetit të Adem Jasharit, nuk është realizuar. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë arritur as lirinë e pavarësinë e vërtetë të shtetit të tyre, e as bashkimin me trungun amtar, Republikën e Shqipërisë.
Gjatë 26 viteve të pasçlirimit, koha punoi për ne shqiptarët, por ne nuk ditëm ta çfrytëzonim atë në dobinë tonë. Madje këtë kohë, politikanët dhe pushtetarët tanë këtej e matanë Drinit e shpërdoruan keqas. Presidenti amerikan, Klinton, në mitingun e fitores në Prishtinë, midis të tjerave tha: “Në bëmë Luftën, ju duhet të bëni Paqen”. Këtë të fundit ne nuk ditëm ta bënim. Dhe kjo ndodhi për një fakt të thjeshtë: Në luftë rilindin vetitë më të arrira të qytetarit, sidomos kur lufta bëhet për lirinë e vatanit. Ndërsa në paqe lulezojnë të gjitha sëmundjet fizike e morale. Ne na pëlqeu më shumë rehatia e “paqes”, qoftë dhe me sëmundjet e saj, se sa lufta me mundimet e sakrificat e shumta. Më tej: Në Qershor të vitit 2007, gjatë vizitës në Tiranë të Presdientit amerikan Xhorxh Bush (i riu), në takim të drejtpërdrejtë me ish kryeministrin Berisha, midis të tjerave i tha këtij të fundit: “Ja, ku e keni Kosovën . . . merruni me të!”
Të dy porositë e presidentëve amerikan, “bërja e paqes” dhe “marrja me Kosovën” ishin plotësisht të mundshme, por ne na e anoi “barrën e shpinës” historia e “Gandit” të Indisë. Ose më keq akoma, sëmundja e tradhëtisë . . . ! Dhe në finale, qëndruam në pritje të “Godosë”!
Në orët dhe ditët vijuese të “paqes”, në radhët e politikanëve, pushtetarëve dhe intelektualëve të të dy shteteve shqiptare në Ballkan, për çështjen e Bashkimit Kombëtar, u përvijuan dy variante: Bashkimi Kombëtar përpara hyrjes në BE, dhe pas hyrjes në këtë institucion politik, kur kufijt do të ktheheshin formal. Të dy variantet patën mbështetësit e tyre. Shumica ishin për variantin e dytë, ndërsa disa personalitete, si Idajet Beqiri, Hysni Milloshi, Albin kurti, Gafurr Adili, etj, ndërsa nga subjekte politike, PKSH dhe Vetvendosja, agjitonin për të parin variant. Por gjendur para argumentit të “shumicës”, të cilët argumentonin se “Bashkimi Kombëtar” para hyrjes në BE ishte i pamundur, sepse nuk do ta lejonin ndërkombëtarët, idhtarët në minorancë, bënë një tërheqje, me konditën që, deri në hyrjen në BE të realizohej integrimi midis vetit. Historikisht shqiptarët, ndonëse ishin një komb, kishin një gjuhë dhe jetonin në troje të përbashkëta e të pandara, të detyruar nga pushtuesit otomanë për të jetuar në vilajete të veçanta, përveç traditave bazë të përbashkëta, kishin edhe veçori në jetesë, në adete, në gjuhë, etj. Këto duheshin unifikuar në të gjitha trojet shqiptare, dhe kur të vinte koha për të hyrë në Europë, të udhëtonin drejt saj jo “sejcili me kerrin e vet”, por si një popull që ka një gjuhë, një komb, e një shtet.
Hyrja në BE “sejcili me kerrin e vet”, dhe sidomos pa integrimin midis vetit, do të ishte e rrezikshme për ardhmërinë e mëtejshme të shqiptarëve. BE, ashtu si çdo perandori tjetër, ka një fillim, por do të ketë edhe një fund, si gjithë perandoritë e kohës. Ky fund i “Perandorisë Europiane” është shumë më i shkurtër në kohë, se perandoritë e kaluara, si ajo romake, otomane, etj. Të dyja këto perandori, paraardhësit dhe vetë shqiptarët i provuan. Por në të dy rastet, kur ato u shembën, shqiptarët mbetën jashtë “çadrës”, duke u copëtuar nga fqinjët të cilët u ndodhën më të fuqishëm, apo më afër qendrës së perandorive.
Kjo “Histori e provuar” nuk ka përse të përsëritet. Rreziku mund të minimizohej, nëse ne do të kishim arritur Bashkimin Kombëtar para hyrjes në BE, ose më e pakta pasi të kishim arritur parametrat e duhur të integrimit midis shoshoqit. Por të gjithë e dimë, se jo vetëm midis shoshoqit, por as parametrat minimal të Unionit Europian nuk i kemi arritur. Madje jemi shumë larg tyre. Parametri i vetëm që kemi plotësuar, ose më saktë që na ka plotësuar natyra, është pozicioni gjeografik i vendit tonë, dhe situata politike aktuale e Europës dhe e Botës, që nxit kancelaritë europiane, ta mënjanojnë për një moment “llogjikën” e Bismarkut, gjer sa të kalojnë kërcëllimet e dhëmbëve të tigrit amerikan në perëndim dhe ariut rus në lindje.
Nëse vërtet do të hyjmë në zyrat e Brukselit, thjeshtë për hir të situatës, atëherë ne me siguri do të pozicionohemi në fund të sallës së Parlamentit Europian, me fshesë e leckë në dorë për të pastruar sallën pas mbarimit të mbledhjes. A nuk deklaroi përpara përfaqësuesve të Europës, i madhi i “fshatit tonë”, Edi Rama, se “ne jemi dakort të hyjmë në BE edhe pa të drejtë vote”??!!! – thjeshtë për t’u relaksuar në sallën gjigande të Europës!
Politikano-pushtetarët shqiptarë të Shqipërisë “londineze” gjithë diskursin e tyre për hyrjen në BE, e mbështesin te situata e favorshme politike që lëhtëson hyrjen e vendit në Unionin Europian. Me këtë “sinjal” mrekulli, si të ishte “Llampa e Aladinit”, ata po vrapojnë të futen sa më parë në vathin e madh të fuqive kapitaliste të Europës, për të shpëtuar, jo popullin, por veten e tyre nga dy rreziqe imediate: Luftës së mundshme rajonale apo botërore, për të cilën prej 35 vitesh nuk e kanë vënë ujët në zjarr, por për t’i shpëtuar edhe revoltës së popullit, revoltë e cila, ndonëse mengadalë, po fryhet siç fryhet deti për të shpërthyer furishëm mbi nglixhencën, hipokrizinë dhe tradhëtinë klasës politike aktuale, plotësisht të degjeneruar e dalë jashtë standarteve të demokracisë, qoftë ajo edhe latente. Për fat të keq, edhe politikano-pushtetarët e Republikës së Kosovës, janë në këto pozita si sivëllezërit e tyre në Shqipëri, dhe madje në disa pika edhe të armiqësuar me njëri-tjetrin, çka i krijon mundësi Vuçiçit dhe “Lajçak – Lojcakëve” të Europës, të luajnë poker me fatet e shqiptarëve.
Vetëm të bashkuar në një shtet të konsoliduar, shqiptarët mund të hyjnë të sigurtë në zyrat e kancelarisë së Bashkimit Europian, dhe po ashtu të sigurtë të largohen, kur ndërtesa europianë të anohet e të shembet, duke zënë poshtë vendet dhe popujt e vegjël.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
