SI LINDI TEORIA INDOEUROPIANE QË MOHOJ PELLASGËT ?

25
Jan
2026
Nga Kol Marku (studiues)
@ Shënim: Të nderuar lexues !
Ky artikull është material autorial me të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Kol Marku, 2026.
Ripostimi lejohet vetëm me citim të plotë të autorit dhe burimit. Ndalohet kopjimi, riprodhimi ose përdorimi i pjesshëm pa përmendur autorësinë.
Artikulli mund të komentohet dhe diskutohet, por vetëm pas leximit të plotë të tij dhe duke paraqitur mendime të argumentuara, të mbështetura në burime dokumentare ose studimore.
***
Teoria indoeuropiane nuk lindi si një e vërtetë e zbuluar arkeologjikisht, por si një konstrukt filologjik krahasues, i formuar gradualisht nga fundi i shek. XVIII dhe gjatë shek. XIX, kryesisht në Europën Perëndimore.Nuk ka një “themelues të vetëm”, por disa faza themelore.
1. Faza pararendëse (shek. XVIII)
Anquetil-Duperron (1731-1805): Orientalist francez. Solli në Europë tekstet avestike dhe sanskrite.Hapi rrugën për krahasimin gjuhësor Lindje-Perëndim.Nuk formuloi teori IE, por furnizoi materialin.
2. Faza themeluese (fund shek. XVIII – fillim XIX)
Sir William Jones (1746-1794) – pika e kthesës. Gjykatës dhe filolog britanik në Indi. Në vitin 1786, deklaroi: Sanskritishtja, latinishtja dhe greqishtja kanë një burim të përbashkët. Kjo nuk ishte teori e plotë, por hipotezë krahasuese. Këtu lind ideja e një “gjuhe mëmë”, ende pa emër.
3.. Faza romantiko-filozofike (fillim shek. XIX)
Friedrich von Schlegel (1772–1829).Fut termin “gjuhë indogjermane”. Lidhet me romantizmin gjerman. Fillon ideologjizimi kulturor dhe historik i gjuhëve. Këtu teoria merr ngarkesë filozofike dhe etnike, jo vetëm gjuhësore.
4. Faza e ashtuquajtur shkencore-krahasuese (shek. XIX)
Këtu hyjnë emrat– pionierët e gjuhësisë historike krahasuese:
Rasmus Rask me Metodën krahasuese sistematike.
Jakob Grimm, me Ligji i Grimm-it (zhvendosja fonetike).
Franz Bopp me Gramatika krahasuese e gjuhëve IE.
August Schleicher me Modelin i pemës gjuhësore. Rikonstruktoi një Proto-Indo-Europiane (PIE) hipotetike.
Kjo fazë formalizon teorinë, por: Pa dokumente reale, Pa mbishkrime,Pa popull konkret. Gjuha PIE është abstraksion, jo gjuhë e dëshmuar.
5. Fundi i shek. XIX – fillimi i XX: konsolidimi i IE
Max Müller: Popullarizon termin “Indo-European”.I ndikuar nga nacionalizmi e lidh gjuhën me “racën ariane”por vetë vonë e korrigjon.
Të tjerë si Adolphe Pictet, Paul Kretschmer, Gustav Meyer bëjnë zgjerime leksikore, mitologjike nga rajonë më të zgjeruara të Egjeut. Këtu teoria përdoret edhe ideologjikisht (sidomos në Gjermani).
6. Në gjysmen e parë e shek. XX ndodhi një rishikimi kritik i kësaj hipoteze.
Ka disa emra që janë reformatorë, që nuk mund të quhen themelues: Antoine Meillet që Thekson: gjuha ndryshon nga etnia.Pranon substratet parahelene ( pavarsisht se ai nuk e ze ne gojë termin, por duke pasur për bazë atoret e lashtë ishin përcaktuar si Pellasge)
Norbert Jokl e vendos shqipen në qendër të Ballkanit të lashtë (një emertim i vonë: por që në fakt ishte rajoni i pellasgjisë dhe me pas i Ilirikut.K.M.) dhe pranon elemente tek shqipja si elementë jo-IE ( që do të thotë se ajo ruan ato elemente gjuhësorë të trashguar nga gjuha e lashtë pellasgo-euroind që trashegon shqipja sot. K.M.)
Georges Dumézil studion mitologjinë IE ( term teorik dhe shpikje e pasaktë, pasi në fakt duhej të ishte mitologji pellasgo-euroinde K.M.) dhe e kritikohet për skemë ideologjike artificiale.
Devoto, Pisani, Krahe ,pranojnë substrate para-IE në Europë. (që do të thotë elementë gjuhësorë pellasgë K.M.) Këtu teoria nuk është më dogmë, por sistem në rishikim.
7. Çfarë është REALISHT teoria e quajtur IE? ( por që në fakt duhej quajtur Pellasgo-euroind K.M.)
Ajo ishte një model krahasues gjuhësor. Por asnjëherë një e vërtetë historike absolute dhe asnjeherë nuk ishte dëshmi e zhdukjes së popujve autoktonë (pellasge) dhe asnjeherë një provë se gjuhet e lashta u krijuan nga një “pushtues” i vetem.
8. Kritika thelbësore (që sot pranohet edhe akademikisht)
Nuk dihet vendlindja reale e PIE ( pranojnë shumë akademikë sepse nuk duan të pranojnë shtratin gjuhesor pellasg). Nuk ka dokumente të saj. Substratet para-IE janë në fakt (në Egje, Pellasgji [Ilri-Shqiperi] Anadoll Itali, por që nuk duan t’i verejnë), Gjuhet si Helenishtja, latinishtja, etruskishtja, shqipja ruajnë shtresa gjuhësore më të vjetra me bazë pallasgjishten. Pra:
Teoria IE (e shpikur por jo e zhvilluar drejt dhe vertetsisht duke shmangur pellasgët) shpjegon ngjashmëri strukturore, por jo origjinë absolute të qytetërimeve.
9. Perfunim
Pra, teoria indoeuropiane lindi si hipotezë filologjike në fund të shek. XVIII, u formalizua në shek. XIX dhe u rishikua kritikisht në shek. XX. Ajo nuk është dëshmi historike e zhdukjes së popujve para-IE (pellazgë, etruskë, egjeanë ose e pembledhur ne termin Pellasgo-euroind), por një model krahasues i kufizuar. E verteta do të dalë vetem kur të studioinë mirë shqipen.
_______________
FUSNOTA / BIBLOGRAFIA
1. Franz Bopp, Comparative Grammar of the Indo-European Languages (London: Madden, 1862).
2. Abraham Hyacinthe Anquetil-Duperron, Zend-Avesta (Paris, 1771).
3. William Jones, “The Third Anniversary Discourse,” Asiatic Researches 1 (1788).
4. Friedrich von Schlegel, Über die Sprache und Weisheit der Indier (Heidelberg, 1808).
5. Rasmus Rask, Undersøgelse om det gamle nordiske eller islandske sprogs oprindelse (Copenhagen, 1818).
6. Jacob Grimm, Deutsche Grammatik (Göttingen, 1822).
7. Franz Bopp, Über das Conjugationssystem der Sanskritsprache (Frankfurt, 1816).
8. August Schleicher, Compendium der vergleichenden Grammatik (Weimar, 1861).
9. Antoine Meillet, Introduction à l’étude comparative des langues indo-européennes (Paris, 1903).
10. Max Müller, Lectures on the Science of Language (London, 1861).
11. Adolphe Pictet, Les origines indo-européennes (Paris, 1859); Paul Kretschmer, Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache (Göttingen, 1896); Gustav Meyer, Kurzgefasste vergleichende Grammatik der indogermanischen Sprachen (Leipzig, 1889).
12. Antoine Meillet, Linguistique historique et linguistique générale (Paris, 1921).
13. Norbert Jokl, Studien zur albanischen Etymologie und Wortbildung (Vienna, 1911).
14. Georges Dumézil, Mythes et dieux des Indo-Européens (Paris, 1939).
15. Giacomo Devoto, Origini indeuropee (Florence, 1962); Vittore Pisani, Le lingue dell’Italia antica (Florence, 1953); Hans Krahe, Die alten europäischen Flussnamen (Wiesbaden, 1964).
16. J. P. Mallory, In Search of the Indo-Europeans (London: Thames & Hudson, 1989).
17. Jonathan M. Hall, Hellenicity (Chicago: University of Chicago Press, 2002).
_________
@ Shënim: Të nderuar lexues !
Ky artikull është material autorial me të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Kol Marku, 2026.
Ripostimi lejohet vetëm me citim të plotë të autorit dhe burimit. Ndalohet kopjimi, riprodhimi ose përdorimi i pjesshëm pa përmendur autorësinë.
Artikulli mund të komentohet dhe diskutohet, por vetëm pas leximit të plotë të tij dhe duke paraqitur mendime të argumentuara, të mbështetura në burime dokumentare ose studimore.
__________
Kol Marku – Itali
(Studiues) 25/01/2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/01/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk