SI MUND TË “MERREN” FONDET QË AKORDOHEN NGA BASHKIMI EUROPIAN?

01
Mar
2024
Shkruan: Gjon Bruçi

Lajmi i orës së fundit:
Bashkimi Europian ka planifikuar 6 miliard euro kredi e ndihma për vendet e Ballkanit Perendimor për periudhën 2024 – 2027. Të paktën një e gashta e kësaj shume, domethënë 1 miliard euro, i takojnë Shqipërisë.
Për ta dhënë këtë sihariq, dhe për të treguar se si ato përfitohen, televizioni “REPORT TV” kishte thirrur në studio specialistin e ekonomisë, Fatos Çoçolin, dhe një zotëri tjetër të kësaj fushe. Specialistët në fjalë, pasi reklamuan shifrën “sinjifikative” që BE ofron, u munduan të shpjegonin për qytetarët mënyrën e “thithjes” së kësaj shumë jo të vogël për ekonominë tonë. Shpjegimi i mënyrës së “thithjes” së kësaj shume, nuk ishte fort i lehtë, sepse kushtet që kërkoheshin kanë lidhje me shkallën e ekonomisë së tregut në vendin tonë, me nivelin e shtetit ligjor dhe veçanërisht më realizimin e reformave në disa fusha, sidomos në atë të drejtësisë.
Ndërkohë që specialistët po mundoheshin të sqaronin telespektatorët, drejtuesit të emisionit i erdhi sinjali i një ngjarje që kishte ndodhur në Kavajë, ç’ka e bëri të ndalonte emisionin dhe të jepte lajmin:
Supermarketi i këtij qyteti, që ndodhet në Qerret, ishte grabitur nga një maskaxhi me automatik, i cili, ndërkohë që specialistët po mundoheshin të tregonin mënyrën e “marrjes” fondeve nga BE, veproi praktikisht në marrjen e tyre tek . . . “Supermarketi” i Qerretit në Kavajë!
Ja, pra mënyra më e thjeshtë e marrjes së fondeve me ndihma e kredi që na akordohen nga Institucionet e BE!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk