Si mund të ndodhë kjo dhe në çmënyrë?

14
Dec
2023
Shkruan: Genta Petrit/Petro Kaloçi

Në këtë jetë më vranë disa herë. Herën e parë më vranë në 85ën, pastaj vazhduan të më vrasin pa rreshtur për tre dekada e gjysëm në 90ën, 91in, 97ën, 98ën, 2008ën, 2011ën, 2014ën, 2016ën, dhe vazhdojnë të më vrasin përditë pa mëshirë në tre dekada të depresionit shqiptar.
Si mund të fal vrasësit e mi që krekosen me mishin e gjakun tim nën shkumat e shampanjës franceze?!
Si mund të fal vrasësit e mi që nën këndimet e bekimet e kishave e xhamive të më shtypin me miratimin tim??
Si mund të fal e harroj krimet e padrejtësinë ndaj meje për tre dekada pa pushim e të bëhem palë me ta bashkpuntore në vrasjen time?
Si mund të ndodhë kjo dhe në çmënyrë?
Se në asnjë libër të shenjtë, fetar, fillozofik, shkencor e kanunor nuk pranohet falja si veprim përveçse, vetëm si parim.
Nëse do falja do të vrisja Gentën 10 vjeçe, Gentën 15 vjeçe që më lanë në mes të rrugëve pa të tashme, pa të shkuar (e mohuan, e fshinë) pa të ardhme pa pashaportë, pa emër e pa shtet.
Nëse do falja do vrisja sërish Gentën 20 vjeçe pa kombësi të një shtetibtë shpartalluar e të gjunjëzuar para qarqeve italofrankogrekosllaoaraboturke.
Nëse do falja të gjitha këto që më ndodhën në tre dekada nuk do isha kjo që jam.
Nëse do falja si ju do isha gjunjëzuar, robëruar, skllavëruar në emër të justifikimeve për pseudo mbijetesën si ju.
Nëse do falja, harroja do isha ju e do rivrisja Gentën papushim.
Atë Gent që mbajti gjallë me ëndrrat, betimet, objegtivat e qëllimet e saj këtë Gent që jam sot.
Nëse do falja, harroja do dilja nga orbita ime dhe do të shndërrohesha në përbindësh, dykëmbësh me karakteristika njeriu, por asgjë nuk do kisha prej Njeriu.
Në rrugën drejt së vërtetës e drejtësisë gjeta dashurinë. Rrugës për te dashuria fitova të vërtetën, të drejtën e një jete të qetë në paqe e harmoni. Në këtë rrugë gjeta Pitin siç e kisha fotografuar, pikturuar, formuar dhe dëshiruar në mëndje e shpirt.
Unë Gentën e dua, e respektoj e mbroj, vlerësoj e nuk do e vrisja për hatër të krimit të veshur me pushtet nën etikat e ndryshme të vështirësive të së përditshmes. Nuk do e tradhtoja kurrë veten e të bëhesha palë me krimin e veshur me kostum kundër Gentës për t’i ngulur thikën prapa shpine duke i helmuar ëndrrat, ose duke i kalbur shpirtin.
Nëse do falja do i bëja padrejtësi vetes dhe pitit, ashtu si dhe orbitat tona do kishin ndryshuar drejtim e rrotullim, ndërsa bashkë me to do kishim ndryshuar edhe Ne si të zbythur nga vështirësitë e çdo sfide dhe sprove për të arritur te destinacioni i fundit të qëllimit sublim.
Cili është qëllimi sublim do thoni ju ëë?!
Ligj natyre/hyjnor/jete quheni si të doni se, hak pa marë e drejtësi pa vënë nuk ka mbi rruzull e këtë dimension. Shkruar e diktuar në të gjitha ligjet.
Kaq!
Eh, sa bukur jeton njeriu i kënaqur, i plotësuar, i ngopur me ëndrra të bukura e qëllime të qarta si kristali.
Me pitin u gjendëm dhe pishmanlliku në jetën tonë nuk ka vend. Pishmanlliku dhe falja janë për njerëzit e dobët pa objegtiva e qëllime të qarta.
Të tjerat s’janë për ju. Janë për të rritur.
Nga; Malokja prej jugu në fuqi të shtatë 😉 (lindur në Berat/male dynjaja, im atë lindur Radësh/Skrapar, vetëm male të thepisura me origjinë të largët nga Dibra akoma më mal, ime ëmë lindur në Grumirë të Shkodrës kokë malokeje ka pirë ujë nga malsi e madhe me origjinë të largët nga Ulqini). Më maloke se unë nuk gjeni në të gjitha trojet shqipfolëse.
Shënim;
Zgjidhje konkrete për aktualitetin e pd-së, njëra palë të quhet pd vk ndjesë bk/balli kombëtar dhe pd çl/çlirimtare. Të biem rehat nga veshët..

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk