Si perkthehet tani dhenia dhe riciklimi i pushtetit tek “bufi i kenetes” zoti “non-grata” apo tek gallataxhiu roze?
Te japesh perseri pushtet tek “bufi i kenetes” dhe tek gallataxhiu roze, nuk ben tjeter, vetem se e shtyn thiken qe te eshte ngulur, me shume drejt kockes qe te eshte thare nga varferia, qe te eshte thyer nga pesha e rende e korrupsionit dhe e skamjes, don te thote ta konsiderosh veten nje hic, pa dinjitet dhe integritet personal dhe shoqeror.
Shkaterrimi i ekonomise nga “bufi i kenetes”, beri ashtu sic ishte parashikuar nga ustallaret e shovinizmit fqinje, ae shqipetaret, duke mos pasur buken e gojes, duke cuar ne zerro ekonomine, te braktisin atedheun e tyre ne menyre masive, dhe ate qe te mbeten, mos te kene fuqi te hedhin asnje mender pord *e te ftohur.
Ky agresion i heshtur dhe i fshehur ndaj kombit shqipetar, beri qe ata shqipetare qe mbeten ne Shqiperi e ne Kosove, te pranojne depozitimin e importit te pleherave te Europes, sepse “kemi detyrime ndaj aleateve tane strategjike”. Jo vetem mbetjet toksike qe erdhen si “ndihme ekonomike”, por “detyrimi ndaj aleateve tane strategjike” u shtri dhe u perfshi edhe ne ndertimin e burgjeve per te mbajtur emigrante “te perkoheshem” ne Shqiperi, aq “pak kohe” sa u duhet “miqve tane” te shoshitin dokumentat e atyre qe duan te jetojne ne vendet e aleateve tane.
Zgjedhja e Rames perseri ne pushtet, ose edhe e “Bufit te kenetes”, do te beje qe Shqiperia te pranoje mijera refugjate te tjere, te perzena nga vendet e tyre si pasoje e lufterave apo e varferise ekstreme ne vendet e tyre. Pra perkthimi “i dhenies dhe riciklimi i pushtetit tek “bufi i kenetes” zoti “non-grata” apo tek gallataxhiu roz, do te jete ne ndryshimin e plote demografik te SHQIPETARISE, te humbjes se identitetit kombetar, shkaterrimi dhe hedhja ne ere e perspektives kombetare te shqipetareve per bashkim.
Mos harroni, se presidenti amerikan, kerkon zbrazjen e Gazes nga palestinezet, dhe “per humanizem” ta ndertoje e mbaje nen kontroll qe te mos vriten me, e ne kete kontroll dhe shpetim te jetes se tyre, eshte hedhur ideja e prurjes ne Shqiperi te qindra mijerave palestinezeve, ku shqipetaret do te kthehen ne minoritet ne atedheun e tyre! A pritet te realizohet prurja e palestinezeve mbas votimeve ne Shqiperi? Eshte plotesisht e mundur, qe te pritet, vetem per aresyen qe te mbahen me te bindur atedheshitesit qe jane pjese e te gjithe spekterit politik shqipetar te opozites e te pozites ne Shqiperi, dhe te opozites se sotme ne Kosove. Per “aleatet tane euroatlantikas” nuk ka aspak rendesi se cili fiton ne Shqiperi, “bufi i kenetes”, apo gallataxhiu, sepse ata i kane ne dore plotesisht mjetet e presionit mbi ta, e ca me teper, me zullumet qe kane bere te gjithe, kane mbetur tanime pa kollone vertebrale, te dhje*e e te share, sepse kane shitur shpirtin e tyre te ndyre dekada me pare e dekada me rradhe.
Ndaj SHQIPETARISE i duhen medoemos qe te kene ne politike njeres me kollone vertebrale, trima e te zgjuar, qe ndonje prapesi e aleateve te shmanget, e qe aleatet te kthehen e te jene vertete aleate, miqesore, qe te dine te respektojne interesat e kombit shqipetar, ne se bejme dhe marrim ne konsiderate ekzistencen e nje miqesie te vertete te mbeshtetur ne parime demokratike.
Eshte nevoje urgjente, jetike, qe ne keto zgjedhje te izolohet e te cohet ne shtepi e ne burg, e gjithe politika tridhjete e pese vjecare, e me njerez krejtesisht te rinj, te krijohet nje klase politike atedhetare, per t’i dale zot atedheut e popullit, te afte qe te perfaqesohet me integritet e dinjitet ne cdo tavoline te diplomacise me aleatet e te asaj me gjere.
29 Prill 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
