16 MARS 2026 , PËRRENJAS
( Paralele – Përpendikulate)
– shqippost. com. shkruan:
15 mars 1991.
Si sot, 35 vjet më parë, Shqipëria hapi një derë të re.
52 vjet – Gjysmë shekulli izolim. Gjysmë shekulli në errësirë, ndërkohë që bota ec përpara.
3 muaj pas pluralizmit, Shqipëria iu rikthye aleatit më të madh të të gjitha kohërave, SHBA- ve…
Enver Hoxha e kishte shpallur Amerikën armikun nr. një të popullit shqiptar. Por, populli nuk besoi kurrë.
Fryma e asaj dite ishte, mbi të gjitha, një frymë shprese, shpresa se Shqipëria do të ndahej njëherë e mirë nga e kaluara e diktaturës dhe do të ndërtonte një shtet të lirë, të drejtë dhe demokratik.
35 vjet më vonë kjo shpresë mbetet gjallë”.
I marrim me radhë “perlat” që kanë dalë nga goja e një që fsheh fytyrën nën pseudonimin “shqippost . compani”…
I tërë postimi do të shikohet plotësisht në pasqyrimin klasor të kohështrirjes armiqësore midis dy shteteve: Shtetit të RPSSH të Epokës Enveriane 1941 – 1985 dhe SHBA – ve ,që nga 1920 deri më 1985 … Vitet e tjera i takojnë trockistit titisto- hrushovian, Ramiz Alia.
1- Shqipëria ,më 15 mars 1991, 35 vjet më parë , nuk hapi asnjë derë të re që, sipas “shqippostit” ishte mbyllur 52 vjet më parë.
Ç’ thonë faktet:
1946
” Edhe qeveria amerikane ka vendosur të njohë qeverinë tuaj, – tha Fulci. Unë pres nga çasti në çast dërgimin e notës. Por, sipas udhëzimeve që kam, përveç kërkesave që parashtroi zoti Hoxhson, qeveria amerikane kërkon edhe zbatimin e traktateve ose marrëveshjeve që janë lidhur midis dy vendeve para 7 prillit 1939.
Enver Hoxha:
– Këtë çështje e kam bërë të qartë, zoti Fulc, në një takim të mëparshëm që kam pasur me zotin Xheikobs. Asnjë presje nuk heq nga ato që kam thënë më parë. ( Shqipëria nuk njeh asnjë marrëveshje të nënshkruar nga qeveritë e mëparshme, të cilat kanë qenë antishqiptare.)
Dera e re, që hapi 15 marsi1991, ishte dera e burgut imperialist, ku do të futej i gjithë populli punonjës shqiptar, por do të ishte njëkohësisht edhe një grusht shteti ku, si gardianë të Burgut Imperial do të vendoseshin feudalët e Sanço Saliut dhe borgjezët e Nano- Ramiut, me Kryegardian ish- Sekretarin e Përgjithshëm të KQ të PPSH- së Don Ramiz Alinë, i cili u konvertua në President i parë Pluralist i Shqipërisë Neokolonialiate.
Dera e “re”, e riktheu Shqipërinë nga drita socialiste në errësirën kapitaliste neokolonialiste, shumë të ngjashme me Mbretërinë e Shkëlqesisë së tij Ahmet Zogut:
U sheshuan të gjitha veprat industriale : fabrikat, uzinat, kombinatet, minierat, hekurudhat; u shkatërrua e gjithë bujqësia e industrializuar duke e gardhuar dhe parcelizuar privatisht tokën e bukës; u dogj Instituti Bujqësor i Kamzës, plantacione të tëra të NBSH- ve u dogjën, u dogjën shkollat, kinematë, teatrot; i vunë zjarrin bibliotekave, shtëpive të kulturës, librarive : u rikthye analfabetizmi, për të shkuar te shembja e Ushtrisë Popullore dhe kthimi i saj në Gërdec…, e gjitha me postulatin imperialist amerikan: Kuota Zero!
-Gjithçka do ta modernizojmë si në të gjithë Perëndimin e “Ndritur”.
Realizimi i Parajsës Kapitaliste në Shqipërinë që dilte nga “errësira “socialiste në “dritën” kapitaliste do të bëhej me ÇEKUN E BARDHË AMERIKAN…
Ja si “Memorandumi i Mirëkuptimit” i nënshkruar nga zoti Kapllani dhe senjor Steiz , më 15 mars 1991, u kthye në Tapi Pronësie Private të Shqipërisë nga Padroni Daj Sam.
E gjithë nëntoka, toka, deti, ajri, sot që flasim janë pronë e Impera Ameras.
– Po ju pyes juve i nderuari “shq.c”, përse nafta është sot për shqiptarët 2000( të vjetra) lek litri, ndërsa në kohën e Enverit ishte 30 qindarka litri për traktorët tanke të Bujqësisë Socialiste?!
Ku shkon e gjithë nafta, hekur- nikeli, kromi, bakri, alumini, talku, qymyri…ARI i Shqipërisë ?!
Cilat makineri ushtarake imperiale furnizon sot nafta koncesionare e Shqipërisë, të cilat godasin dhe shkrumbojnë popuj si ai i Gazës?!
2) Kush paska thënë se Pronari dhe Skllavi janë aleatë ?!
Në epokat perandorake që nga koha e Romës ,Osmane dhe deri te kjo e sotmja Trampiane, nizamllëku nuk është aleancë , por robëri.
Shqipëria vetëm dy herë ka bërë aleanca: në kohën e Skënderbeut dhe në epokën e Enverit.
-Vetëm atëherë populli shqiptar ka vendosur aleanca sipas parimeve të barazisë dhe pavarësisë së plotë, sepse vetëm atëherë ka pasur ushtri të vërteta popullore që mbronin çdo cep të Atdheut.
3 – Enver Hoxha e kishte shpallur Amerikën Imperialiste, qeverinë e saj, armikun numër një të popullit shqiptar, por kurrë popullin amerikan, me të cilin ai donte marrëdhënie të plota mbi bazën e parimeve ndërkombëtare të bashkekzistencës edhe me shtete që nuk ishin socialiste.
Shqipëria e Enver Hoxhës kurrë nuk ka qenë e izoluar, por ka pasur marrëdhënie diplomatike dhe miqësore me shumë shtete të botës.
4 – Një pyetje zoti “SH.C.”:
Kush organizonte bandat diversioniste për sabotazh dhe përmbysje të Pushtetit Popullor në Shqipëri, Shqipëria Socialiste apo Amerika Imperialiste?!
Kujto “armatën” prej 4000 diversantësh të ” Komitetit Shqipëria e lirë”, të armatosur nga imperializmi amerikan, titizmi jugosllav, monarko-fashizmi grek e më gjerë.
Kujto bandën diversioniste të Xhevdet Mustafës …
Por ç’ them edhe unë?!
Ju PS-isto PD-istët keni bërë heronj diversantë të tipit Hamit Matjani, Ndue Gjonmarkaj, Prek Cali, Xhafer Deva, Mithat Frashëri, Kadri Cakrani, Ahmet Zogu… dhe, padyshim atetantorin Xhevdet Mustafa.
Nëse doni të dini vërtet për të mirat që i ka sjellë Impera Amera popullit shqiptar, shikoni uzinat, fabrikat, kombinatet, ushtrinë, bujqësinë… dhe mos harroni të shikoni Fshatrat e “lulëzuara” të Shqipërisë që nuk u ka mbetur kyç për të mbyllur dyert e shtëpive, tashmë, të rrënuara dhe dyerve të shkollave që kuisin vajtueshëm në vend të këngëve fëmijërore që gurgullonin në Epokën e Ndritur Enveriane…
Nga 4 milionë shqiptarë kanë mbetur vetëm 1 .5 milionë, gjysma e këtyre të gjymtuar nga pleqëria…
5 – Ju thoni se 15 marsi 1991 e ndau Shqipërinë nga e kaluara e diktaturës dhe ndërtoi një shtet të lirë, të drejtë dhe demokratik…
Ju harroni qëllimisht të përcaktoni llojet e diktaturës :
Ajo diktaturë që u përmbys me kundërrevolucionin Cioz Ramizian , quhej dhe quhet Diktatura e Proletariatit; ndërsa “shteti i lirë” dhe “demokratik ” që u vendos po nga ai kundër- revolucion quhet Diktaturë e Borgjezisë Neokoloniale.
Shikoni korrupsionin dhe më thoni cili nga pasanikët qeveritarë dhe gjoja opozitarë nuk është deri në fyt me korrupsion?!
Sa për “shtetin e lirë”, mjafton të lexosh F. Engelsin kur kritikon Lasalin mbi “shtetin e lirë “…
Konkluda:
Nga 1946 deri më 1955, Shqipëria nuk do të pranohej në OKB, për shkak të vetos amerikane dhe asaj angleze…
Për më tepër lexo nga E.H.
” Rreziku anglo- amerikan për Shqipërinë” dhe shiko me vëmendje ku ka gënjyer…
Me shumë respekt
Vladimiri !