SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE

20
May
2023

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

PROLOG- / Artikull nga Libri i radhës/
Vallë, pse e urrejnë kaq shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Evropa, vendet fqinje dhe disa shtetet mike të tyre në botë?!
Ndërkohë që pellazgo-ilirët, paraardhësit e arbërorëve, të parët tanë kanë kontribuar aq shumë për Evropën dhe botën, sa e kemi zor dhe nuk mundemi të kuptojmë, pse vallë kjo urrejtje patologjike ndaj gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave tona kombëtare?!
Personalisht, i përcjell në mënyrë të vijueshme historianët dhe studiuesit tanë, si: Pr.Dr.Pëllumb Xhufi, Dr. Fatmira Demin, Dr.Agron Dalipaj, Pr.Dr. Hakif Bajrami , Dr. Abdulla Mehemeti, Dr. Elena Kocaqin, Arben Llalla, e të tjerë.
Të gjithë pa dyshim, në mënyrë të shkëlqyer, me fakte të pakundërshtueshme historike e bindshëm argumentojnë për lexuesit tanë dhe të huaj, çka ceka më lartë.
Prej tyre kam mësuar se janë të shumtë shqiptarë që kanë kontribuar për botën e që vijojnë edhe sot.
Për rreth 3 shekuj (251–565), Perandoria Romake u mbizotërua nga 20 perandorë ilirë: Decius, 249-251; Hostilianus 251; Claudius II “Gothicus”, 268-270; Quintillus, 270; Aurelian, 270-275; Probus, 276-282; Diokleciani,284-305;Maximianus- “Herculius” 286-305; Galeriusi, 305-311; Konstandini I, 306-337; Maximinus Daia, 308-313; Jovian, 363-364; Valentinianus I, 364-375; Valens, 364-378; Gratian, 375-383; Valentinianus II, 375-392, Marcianus 450-457; Anastasius I, 491-518; Justin I, 518-527; Justinian I, 527-256.
Perandorët ilirë të Bizantit qeverisën që nga viti 453 deri në vitin 602, pra për 111 vjet, i rikthyen lavdinë Romës. Me këta perandorë Bizanti arriti kulmin e zgjerimit të tij, sidomos me Justinianin. Edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek. III-IV: Anastasi, 491-518; Justini I, 518-527; Justiniani I – i Madhi, i cili nip i Justinit të I; Justini II, 563-578; Tiber Konstandini, 578-582; Mauricio, 582-602.
Mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine u ngrit Perandoria Osmane, e cila u drejtua nga 38 vezirë (Kryeministra) shqiptarë: Zognush Pasha 1453-1456; Daut Pasha 1882-1497; Ahmed Pashë Dukagjini 18 dhjetor 1514 – 8 shtator 1515; Ibrahim Pashë Pargaliu 17 qershor 1523-14 Mars 1536; Ajaz Mehmed Pasha 14 Mars 1536-13 korrik 1539; Çelebi Lytfi Pasha 13 korrik 1539-prill 1541; Kara Ahmed Pasha6 tetor 1553-29 shtator 1555; Semiz Ali Pasha 10 korrik 1561-28 qershor 1565; Shemsi Ahmed Pasha 12 tetor 1579-28 prill 1580; Koca Sinan Pasha 7 gusht 1580 – 6 dhjetor 1582; Koxha Sinan Pasha 14 prill 1589 – 1 gusht 1591; Serdar Ferhad Pasha 1 gusht 1591 – 4 prill 1592; Koxha Sinan Pasha 28 janar 1593-16 shkurt 1595; Serdar Ferhad Pasha 16 shkurt 1595-7 korrik 1595; Koxha Sinan Pasha 7 korrik 1595-3 prill 1596; Jemishxhi Hasan Pasha 22 korrik 1601- 4 tetor 1603; Gjymylxhineli Damat Nasuh Pasha 5 gusht 1611-17 tetor 1614; Ohrili Hysein Pasha 9 Mars 1621-17 shtator 1621; Merre Husein Pasha 13qershor 1622-30 gusht 1623; Taban Mehmet Pasha 18 maj 1632-2 shkurt 1637; Mustafa Pashë Kamekeshi 23 dhjetor 1638 – 31 janar 1644; Kara Murat Pasha (Kara Dev Murad Pasha) 21maj 1649-5gusht 1651; Tarhonxhi AhmedPasha20qershor 1652-21Mars 1653; Kara Dev Murad Pasha 11 maj 1655-19 gusht 1655;Zurnazen Mustafa Pasha (4 orë qeverisje) 5 Mars 1656-5 Mars 1656; Mehmed pashë Qyprilliu 15 shtator 1656-31 tetor 1661; Fazil Ahmed pashë Qyprilliu 31 tetor 1661-19 tetor 1676; Ali Pashë Arabxhiu 24 gusht 1691-21 Mars 1692; Haxhi Halil Pashë Arnavuti 21 gusht, 1716-tetor 1717; Ivaz Mehmed Pasha 17 Mars 1739-23 qershor 1740; Nishanxhi Ahmed Pasha 24 gusht 1755-23 tetor 1755; Çaushbashi Memish Pasha 16 nëntor 1808-dhjetor 1808; Gjiritli Mustafa Naili Pasha 14 maj 1853-30 maj 1854; Gjiritli Mustafa Naili Pasha 2 gusht 1857-23 tetor 1857; Mehmet Ferit Pashë Vlora 15 janar 1903-korrik 1908, të gjithë me origjinë shqiptare, përveç me dhjetra e qindra pashallarë, gjeneralë të ushtrisë dhe në poste të tjera të larta politike e diplomaike.
Dhe vijon Turqia e re me Mustafa Qemal -Ataturkun, i cili krijoi Turqinë modern, prandaj dhe e kanë shpallur ataturk- “Babai i Turqisë”. Për të vazhduar me Sami Frashërin qëi reformoi gjuhën turke.
Por kemi edhe shqiptarin Vasil Koçi i lindur në vitin 1595, që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite, 1634-1653, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë, duke i vënë dhe nofkën “ukju shqiptat”. Filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend.
Më pas vjen Perandori i Francës, Napoleon Bonaparti (italisht: Napoleone Buonaparte); (Korsikë 15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821), me famë botërore, është me origjinë shqiptare. Stërgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një fshat i tillë arbëresh i Korsikës. Po kështu shkruan edhe profesor Robert d’Angely në veprën e tij ‘Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve”. Libër prej 7 vëllimesh dhe i arrirë pas mbi 30 vjet pune. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë ‘Kalë-miri’ dhe jo Kalimeros, “ana e mirë” siç e bënë grekët. Sipas enciklopedisë së madhe greke ‘Piros’ vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin.
Dhe pas shqiptarëit me famë Napoleon Bonopartit del në histori shqiptari tjeter i madh, Presidenti i përë i SHBA, Xhorxh Vashington (22 Shkurt 1732 – 14 Dhjetor 1799),. me origjinë shqiptare i cili ishte 8 vjet President i SHBA, prej 1789 deri më 1797; ndryshe quhet edhe Babi i Kombit Amerikan. Origjinën shqiptare e ka pranuar edhe vetë por dhe është e argumentuar me ADN, që evidentohet në Konstancë të Zvicrës..
Dhe bashkëkohës i Xhorxh Vashington kemi shqiptarin tjetër, Arbëreshin Francesko Krispi, kryeministri i parë i Italisë (1887 – 1896). Lindi më 4 tetor 1818, në Ribera, Sicili, Itali, dhe ndëron jetë më 12 gusht 1901. Në një telegram të vitit 1895 për çështjen shqiptare, Françesko Krispi tha për origjinën e tij se ai ishte “një shqiptar me gjak dhe zemër” dhe një italo-shqiptar nga Sicilia. Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860
Po ashtu, kemi shqiptarin Bartolemeo Mitre Martinezi (1821–1906), i cili është kryetari i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës, prej 12 Tetor 1862 deri më 12 Tetor 1868. Sipas të dhënave, familja Mitre kishte shkuar në Argjentinë nga Valencia, por me origjinë kanë qenë nga krahina e Himarës, dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.
Mehmet Ali Pasha, i cili themeloi shtetin e Egjiptit, dhe më vonë kemi shqiptarin tjetër, Farukun e Egjiptit ose Faruku I, (1920 – 1965) ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit i Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I, në vitin 1936. Ai u rrëzua në grushtin e shtetit të vitit 1952 dhe u detyrua të abdikonte në favor të djalit të tij të mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Fuad II.
Kështu, kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria. Më tej vijojnë Gjergj Kundurioti 1782-1858, Kiço Xhavella 1801-1855, Andon Kryeziu 1796-1865, Athanas Miauli 1815-1867, Aleksandër Korizi1885-1941, Pavlo Kundurioti 1855-1935 (President), Dhimitër Vulgari1802-1878, Diomidh Qirjako 1811-1869, Petro Bugari 1883-1957.
Ushtarakë madhorë të Greqisë kemi: më 1924-1926 admiralin Pavllo Kunduriotin; më 1926-ën kemi gjeneralin Teodor Pangallos; më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin; më 1971 Jorgo Papadhopulos dhe në kohët e fundit kemi çamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke nga 1828-ta e deri më sot 2010, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare. Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur më 1827-ën u zgjodh Joani Kapodistira, i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776, por me origjinë nga fshati Golem i Kurveleshit. Por, disa historianë grekë mëndjengushtë kanë falsifikuar biografinë e Kapodistrisë që ishte shqiptar, duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën sado që e hidhur të jetë për kombin grek.Gjergj Kundurioti 1782-1858, Kiço Xhavella1801-1855, Andon Kryeziu 1796-1865, Athanas Miauli1815-1867, Aleksandër Korizi1885-1941, Pavlo Kundurioti 1855-1935 (President), Dhimitër Vulgari1802-1878,Diomidh Qirjako 1811-1869, Petro Bugari 1883-1957
Petër i Каragjorgjeviç ishte mbreti i fundit i Serbisë, duke mbretëruar nga 15 qershor 1903 deri më 1 dhjetor 1918. Më 1 dhjetor 1918, ai u bë mbreti i parë i serbëve, kroatëve dhe sllovenëve dhe e mbajti atë titull deri në vdekja e tij, tre vjet më vonë. Meqenëse ishte mbret i Serbisë gjatë një periudhe të suksesit të madh ushtarak serb, ai u kujtua nga populli serb si Mbreti Pjetri Çlirimtar, njëkohësisht edhe si Mbreti i Vjetër. Mbreti i Serbisë, qe ushtarak shqiptar, quhej Gjergji i Zi, që u riemërtua në “Kara Gjergji” (turqisht) shtuar viç-in e serbishtes pas, në Karagjorgjeviç dhe krejt papritur, gjatë një nate pa hënë u bërë serb?! Gati të gjitha figurat politike kryesore në Serbi ishin ose janë me origjinë shqiptare, që nga Ilia Garashanini, Nikolla Pashiqi, Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli, Daçiqi e të tjerë!
Në Mal të Zi, të gjithë udhëheqësit, gjithashtu ishin me origjinë shqiptare, duke filluar që nga Mark Milani e të tjerë. U lind në Medun më 25 prill 1833, ditën e Shën Markut, andaj dhe i vunë emrin Mark. I ati qe Miljan Jankov Popoviç, ndërsa e ëma Borika, nga Oraovo.
Marku dhe e gjithë familja e Drekalloviçëve nga Mali i Zi ishin të Fisit Kuç, me origjine shqiptare, por imponimet e rrymave te ndryshme e kanë ndërruar fenë, nga ajo katolike në atë ortodokse dhe, si rrjedhojë, edhe gjuhen, por jo zakonet. Edhe sot e tutje në Mal të Zi ka shqiptarë me mbiemrin Kuçi (Kuqi) që nuk jan asimiluar dhe që kanë ikur nga Mali i Zi për në Kosoveë, për t’i shpëtuar masakrave. Këtë e ka konfirmuar edhe njohësi i mirë i kësaj çështjeje Anton Nikë Berisha.
Në Maqedoni, shqiptarët ortodoksë, të asimiluar në sllavo-maqedonas, kanë mbajtur të gjitha institucionet e këtij shteti artificial, për dekada me radhë, nga krijimi këtij shteti më 1944. Edhe sot, Kryetari i Maqedonisë, Stevo Penderovski është me origjinë nga Reka e Dibrës.
Në Bullgari dhe Maqedoni, Mbreti Samil ka qenë me origjinë shqiptare dhe qeverisi Bullgarinë që prej vitit 991 kur Perandori Bizantin Vasili II, “vrasësi bullgar”, morri peng mbretin e fundit bullgar, Romanin, ai (Samoilli) shpallet mbret në vitin 997. Këtë na e dëshmon intelektuali i shquar, Akademiku Marin Drini, por iu shtua prapashtesa sllave-ov, dhe krejt papritur kinse “e bënë” bullgar?!

* * *
Tragjedia jonë e madhe qëndron dhe në faktin e hidhur, se institucionet shkencore, siç janë Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Tiranës dhe të Prishtinës, që vetëm figurojnë si shqiptare, janë bërë parazite dhe shërbëtore të djallit dhe të birit.
Këtu fillon kërkesa ime, që këta institucione shkencorë të zgjohen nga letargjia. Mllefi im është se, duke filluar prej viteve 1989-1991, kur u krijuan partitë politike, kinse demokratike, në fakt ato u bënë kundërshqiptare! Dhe fatkeqësia është se ende politika e tyre vijon të jetë kundër interesave shqiptare; shumë politikanë po dalin haptas kundër iteresave të politikës kombëtare, ndërsa këto farë Akademishë zyrtare, nuk dalin t’i kritikojnë me guxim të gjitha këtyre falsifikimeve që bën edhe komuniteti ndërkombëtar në dëm të historisë dhe kulturës arbërore shqiptarë! Madje, mund të flasim me bindje se përcaktimin etnik të popujve të ballkanit, evropianët e kanë njësuar nacionalitetin me fenë; duke marë për bazë nacionale besimin fetar dhe jo përkatësinë kombetare.
Prandaj, duhet marrë guximin e t`ua themi troç se, gjatë këtyre tre dekadave të të ashtuquajturit pluralizmi politik shqiptar, pas vitit 1990, shumica e Akademikëve dhe intelektualëve siç janë Ismail Kadare & Co, duke mos e bërë çështje kryesore dhe problem ndërkombëtar qartësimin e të qenit të popullit tonë populli më i vjetër të Ballkanit, për mos të thënë edhe i Evropës, dashja pa dashje, kokë e këmbë kanë rënë në grackat e këtyre kamuflimeve gjoja të “demokracisë”, të “mendimit të lirë”, “e drejta e përzgjedhjes së kombësisë”, të të ashtuquajturit “tranzicion” etj!
Njëkohësishtë, gjatë kohëve të fundit nga disa “kosovarë” gjakprishur, si Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi e ca shkretanë të tjerë, kanë tendenca të ulëta, të cilët po dalin me teza faqezezë, ASPAK bindëse, kinse në KOSOVË, paska një “komb Kosovar”, një komb të shpikur prej tyre dhe ata që qëndrojnë pas tyre. Në fakt këta janë “tregtarë të njëqind flamujve” dhe këto teori I kanë të importuara nga Serbia Fashiste: kinse ne shqiptarët që këmi qenë të pushtuar nga Serbia nuk jemi komb shqiptar, por qenkemi komb tjetër (!), i ashtuquajtur “Komb Kosovar”! Turp dhe krim “shkencor”- do ta quaja kurdoherë. Me këtë rast, për temën e ngritur, lexuesve do t’ua përkujtoja krimin e qëllimshëm të armiqve fqinjë: shqiptarët e krishterë duan t’i konvertojnë dhe t’i quajnë serbo-malazezë dhe grekë!
Për herë të parë në histori, pas humbjes së Luftës së Trojës, vetëm më 29 nëntor të vitit 1944, një pjesë e Arbërisë – Shqipëria – shpallet e pavarur dhe e lirë.
O intelektualë të përgjumur, i vendosni, lutem, për një çast gishtin kokës dhe logjikoni se, po të mos ishte LANÇ-i, i udhëhequr nga Enver Hoxha, periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, që nis me fillimin e ndërtimit të shoqërisë socialiste gjatë viteve 1945-1990, jo vetëm që nuk do të ekzistonte shteti amë shqiptar, por nuk do të ekzistonte as gjuha shqipe. Madje, po të mos qe rishpallur pavarësia e Shqipërisë prej Kongresit të Përmetit, 24 maj 1944, sot shqiptarët do të përjetonin një katastrofë kombëtare edhe më tragjike sesa kjo shpopullimi i këtyre 30 viteve të të ashtuquajturës “demokraci”, duke u shpërndarë shqiptarët në të gjithë kontinentet e botës. Këtë periudhë të të ashtuquajturës “demon-kratike”, që nis pas vitit 1990, mund ta quajmë, pa ndrojtje, si epoka më fatkeqe e kombit shqiptar, epoka më anarkiste e kombit tonë, e stisur prej kësaj klase politike reaksionare, antipopullore dhe neofashiste.
Po të mos qe çliruar Shqipëria nga Ushtra e vet Nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, armiqtë tanë do ta ndanin Shqipërinë në mes të Serbisë dhe Greqisë; këto dy shtete do të përfitonin edhe më shumë territore shqiptare, sesa iu kanë dhuruar dikur, por dhe sot, Fuqitë e Mëdha, do ishte vënë në jetë Traktati i Fshehtë i Londrës (26 prill 1915). Meqenëse ende nuk është hequr dorë nga ai Traktat. Dihet se, sipas pikës 5 të atij Traktati, bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në Veri dhe deri në derdhjen e Drinit në Jug, përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërsa sipas pikës 6, Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë. Sipas pikës 7 Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës e Anglisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Traktati u hodh poshtë më vonë nga Kongresi i Lushnjës, me Luftën e Vlorës dhe definitivisht me Luftën Çlirimtare, 1941-1944, të udhëhequr nga Enver Hoxha.

Mos harroni!
Duam apo s’duam që ta pranojmë, jeni ju politikanët shqiptarë armiqtë e kohës së ligë, ju o puthadorët e kryetarëve të shteteve të fuqishme evropiane, për hir të së vërtetës, kjo që do t’u them për ne ka shumë rëndësi: Ne, shqiptarët atdhetarë të dëshmuar i jemi plotësisht falënderues Enver Hoxhës, sepse, ai me heroizma të paparë ndonjëherë në historinë tonë të luftës, të politikës dhe të diplomacisë, të diturisë dhe humanizmit, vendosmërisë dhe guximit, e shpëtoi kombin dhe Shtetin Shqiptar, duke i përballuar të gjitha sulmet politike dhe ushtarake të fuqive të kohës, gjatë epokës së tij të ndritur gjithëkombëtare.
Vetëm pas pesë viteve nga vdekja e këtij Burri të Madh të Shtetit, Shqipëria u pushtua urtë e butë nga armiqtë, me mashtrime, duke u përdorur ndaj popullin edhe dhuna fizike e veçanërisht ajo psikologjike. Dihet që, nga viti famëkeq 1991, kjo “Kala Arbërore”, “Vendi i Shqiponjave”, siç e quante bota Shqipërinë, kjo Shqiponjë me dy krerë që qëndroi krenare dhe e pamposhtur në suferina mbi dyzet vjet, u pushtua nga të huajt nga brenda, vetëm nga tradhtia e devijuesve, bijve të saj renegatët të pabesë. Jo më kot ka dalë shprehja ushtarake: “kalaja merret nga brenda”. Prandaj, këto klika mercenarësh ndaj të huajve, që kurrë s’ia deshën as ia duan të mirën Shqipërisë dhe kombit tonë, pa pikë turpi dhe as pikë ndjenje përgjegjësie po vazhdojnë e bëjnë ligjin e xhunglës deri më sot!
Akuzat e tyre, të nxitur nga padronët e tyre, si shërbëtorë të mjerë të armiqve, duke u munduar të bindin brezat e rinj, se kinse Shqipëria në vitet e socializmit ishte e izoluar, është gënjeshtër e ndyrë.
Kjo gjë, atëbotë, nuk ekzistonte!
Shqipëria kishte marrëdhënie ekonomike e tregtare, kulturore, shkencore si dhe në fusha të tjera, me mbi 100 shtete të botës.
“Izolimin” politik, që sot e vajtojnë kukuvajkat “demokratike”, kishte ndodhur jo për fajin e Enverit, as të PPSH-së, por “izolimi” i Shqipërisë ishte imponues, sepse udhëheqja nacionaliste shqiptare nuk i pranonte askund dhe kurdoherë kufijtë e vendosur në dëm të arbërorëve (shqiptarëve) dhe kërkonte botërisht që kjo padrejtësi të rregullohej. Madje, pikërisht kjo u artikulua më fuqishëm në vitin 1975, në Konferencën e Helsinkit, në Finlandë, ku atëbotë udhëheqja e RPSH-së nuk pranoi të nënshkruante Marrëveshjen për MOS- NDRYSHIMIN e kufijve në Ilirik (Ballkan), pra, nuk i pranoi kufijtë që Fuqitë e Mëdha i kishin vendosur në dëm të kombit dhe të Shtetit Shqiptar në vitin 1913, duke ua dhuruar si dhuratë trojet tona, shteteve pushtuese serbe dhe greke, fqinjët tanë armiq shekullore të shqiptarëve.
Zhelinë, 15 dhjetor 2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/11/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk