SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE?!

25
Dec
2023
Shkruan: Xhemil Zeqiri

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(ARTIKULL NGA LIBRI: SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE)

Vallë, pse e urrejnë kaq shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar: Evropa, vendet fqinje dhe disa shtete mike të tyre në botë?!

Ndërkohë që pellazgë-ilirët, paraardhësit e arbërorëve, të parët tanë, kanë kontribuar aq shumë për Evropën dhe botën, sa e kemi zor dhe nuk mundemi të kuptojmë?!

Pse vallë kjo urrejtje patologjike ndaj gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave tona kombëtare?!

Personalisht, i përcjell në mënyrë të vijueshme historianët dhe studiuesit tanë, si: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Pr. Dr. Hakif Bajrami, Dr. Elena Kocaqi, Dr. Agron Dalipaj, Dr. Fatmira Demi, Dr. Abdulla Mehmeti, Prof. Arben Llalla, e të tjerë.

Të gjithë, pa dyshim, në mënyrë të shkëlqyer, me fakte të pakundërshtueshme historike e bindshëm argumentojnë për lexuesit tanë dhe të huaj, çka ceka më lartë.

Prej tyre kam mësuar se janë të shumtë shqiptarët që kanë kontribuar për botën, e që shumë të tjerë vijojnë edhe sot.

Për rreth 3 shekuj (251–565), Perandoria Romake u mbizotërua nga 20 perandorë ilirë: Decius, 249-251; Hostilianus, 251; Claudius II “Gothicus”, 268-270; Quintillus, 270; Aurelian, 270-275; Probus, 276-282; Diokleciani, 284-305; Maximianus- “Herculius” 286-305; Galeriusi, 305-311; Konstandini I, 306-337; Maximinus Daia, 308-313; Jovian, 363-364; Valentinianus I, 364-375; Valensi, 364-378; Gratian, 375-383; Valentinianus II, 375-392, Marcianus, 450-457; Anastasius I, 491-518; Justini I, 518-527; Justiniani I, 527-256.

Perandorët ilirë të Romës Lindore qeverisën që nga viti 453 deri në vitin 602, pra për 111 vjet, i rikthyen lavdinë Romës. Me këta perandorë, Roma Lindore e arriti kulmin e zgjerimit të saj, sidomos me Justinianin. Edhe këtu vazhdoi ajo traditë që filloi në Romë në shek. III – IV: Anastasi, 491-518; Justini I, 518-527; Justiniani I – i Madhi, i cili ishte nip i Justinit të I; Justini II, 563-578; Tiber Konstandini, 578-582; Mauricio, 582-602.

Mbi gërmadhat e Perandorisë së Romës Lindore u ngrit Perandoria Osmane, e cila u drejtua nga 39 Kryeministra (vezirë) shqiptarë: Zognush Pasha 1453-1456; Daut Pasha 1882-1497; Ahmed Pashë Dukagjini 18 dhjetor 1514 – 8 shtator 1515; Ibrahim Pashë Pargaliu, 17 qershor 1523 – 14 mars 1536; Ajaz Mehmed Pasha, 14 mars 1536-13 korrik 1539; Çelebi Lytfi Pasha, 13 korrik 1539 – prill 1541; Kara Ahmed Pasha, 6 tetor 1553 – 29 shtator 1555; Semiz Ali Pasha, 10 korrik 1561 – 28 qershor 1565; Shemsi Ahmed Pasha, 12 tetor 1579 – 28 prill 1580; Koxha Sinan Pasha, 7 gusht 1580 – 6 dhjetor 1582; Koxha Sinan Pasha, 14 prill 1589 – 1 gusht 1591; Serdar Ferhad Pasha, 1 gusht 1591 – 4 prill 1592; Koxha Sinan Pasha, 28 janar 1593 – 16 shkurt 1595; Serdar Ferhad Pasha, 16 shkurt 1595 – 7 korrik 1595; Koxha Sinan Pasha, 7 korrik 1595 – 3 prill 1596; Jemishxhi Hasan Pasha, 22 korrik 1601 – 4 tetor 1603; Gjymylxhineli Damat Nasuh Pasha, 5 gusht 1611 – 17 tetor 1614; Ohrili Hysein Pasha, 9 Mars 1621 – 17 shtator 1621; Merre Husein Pasha, 13 qershor 1622 – 30 gusht 1623; Taban Mehmet Pasha, 18 maj 1632 – 2 shkurt 1637; Mustafa Pashë Kamekeshi, 23 dhjetor 1638 – 31 janar 1644; Kara Murat Pasha (Kara Dev Murad Pasha), 21maj 1649 – 5 gusht 1651; Tarhonxhi Ahmed Pasha, 20 qershor 1652 – 21 mars 1653; Kara Dev Murad Pasha, 11 maj 1655 – 19 gusht 1655; Zurnazen Mustafa Pasha (4 orë qeverisje), 5 mars 1656 – 5 mars 1656; Mehmed Pashë Qyprilliu, 15 shtator 1656 – 31 tetor 1661; Fazil Ahmed Pashë Qyprilliu, 31 tetor 1661 – 19 tetor 1676; Ali Pashë Arabxhiu, 24 gusht 1691 – 21 mars 1692; Haxhi Halil Pashë Arnavuti, 21 gusht 1716 – tetor 1717; Ivaz Mehmed Pasha, 17 mars 1739 – 23 qershor 1740; Nishanxhi Ahmed Pasha, 24 gusht 1755 – 23 tetor 1755; Çaushbashi  Memish Pasha, 16 nëntor 1808 -dhjetor 1808; Gjiritli Mustafa Naili Pasha, 14 maj 1853 – 30 maj 1854; Gjiritli Mustafa Naili Pasha, 2 gusht 1857 – 23 tetor 1857; Mehmet Ferit Pashë Vlora, 15 janar 1903 – korrik 1908, të gjithë me origjinë shqiptare, edhe me dhjetëra e qindra pashallarë, gjeneralë të ushtrisë dhe në poste të tjera të larta politike e diplomatike.

Dhe vijoi Turqia e re me Mustafa Qemalin – Ataturkun, i cili e krijoi Turqinë moderne, prandaj dhe e kanë shpallur ataturk – “Babai i Turqisë”. Për të vazhduar me Sami Frashërin që reformoi gjuhën turke dhe shqiptarë të tjerë që i dhanë famë këtij shteti.

Por, kemi edhe shqiptarin Vasil Koçi, i lindur në vitin 1595, që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite, më 1634 – 1653, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë, duke i vënë dhe nofkën “ujku shqiptar”. Filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend.

Më pas vjen Perandori i Francës, Napoleon Bonaparta (italisht: Napoleone Buonaparte); (Korsikë 15 gusht 1769 - Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821), me famë botërore, është me origjinë shqiptare. Stërgjyshi i Napoleon Bonapartës, sipas shpjegimeve që i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinë nga një fshat arbëresh i Korsikës. Po kështu shkruan edhe profesor Robert d’Angely në veprën e tij ‘Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve”. Libër prej 7 vëllimesh dhe i arrirë pas mbi 30 vjet pune. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparta ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu. Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë ‘Kalë-miri’ dhe jo Kalimeros, “ana e mirë” siç e bënë grekët. Sipas enciklopedisë së madhe greke ‘Piros’ vëllimi i tretë, Athinë 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarëve në drejtim të Peloponezit (Moresë) është zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kësaj enciklopedie, në Peloponez u krijuan krahina banimi të reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopësi. Edhe sot dihet që një lagje e Himarës është shpërngulur në krahinën e Pelopenezit dhe krijuan Manin.

Dhe pas shqiptarit me famë Napoleon Bonopartës del në histori shqiptari tjetër i madh, Presidenti i parë i SHBA, Xhorxh Vashington (22 shkurt 1732 – 14 dhjetor 1799), me origjinë shqiptare, i cili ishte 8 vjet ishte President i SHBA-ve, prej 1789 deri më 1797; ndryshe quhet edhe Babai i Kombit Amerikan. Origjinën shqiptare e ka pranuar edhe vetë por dhe është e argumentuar me ADN, që evidentohet në Konstancë të Zvicrës.

Dhe bashkëkohës i Xhorxh Vashington kemi shqiptarin tjetër, Arbëreshin Francesko Krispi, kryeministri i parë i Italisë (1887 – 1896). Lindi më 4 tetor 1818, në Ribera, Sicili, Itali, dhe ndërron jetë më 12 gusht 1901. Në një telegram të vitit 1895 për çështjen shqiptare, Françesko Krispi tha për origjinën e tij se ai ishte “një shqiptar me gjak dhe zemër” dhe një italo-shqiptar nga Sicilia. Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860.

Po ashtu, kemi shqiptarin Bartolemeo Mitre Martinezi (1821–1906), i cili është kryetari i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës, prej 12 tetor 1862 deri më 12 tetor 1868. Sipas të dhënave, familja Mitre kishte shkuar në Argjentinë nga Valencia, por me origjinë kanë qenë nga krahina e Himarës, dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropuli.

Mehmet Ali Pasha, i cili themeloi shtetin e Egjiptit, dhe më vonë kemi shqiptarin tjetër, mbretin Faruk të Egjiptit ose Faruku I, (1920 – 1965), që ishte sundimtari i dhjetë nga Dinastia e Mehmet Aliut dhe mbret i parafundit i Egjiptit dhe Sudanit, duke pasuar babanë e tij, Fuadin I, në vitin 1936. Ai u rrëzua me grushtin e shtetit të vitit 1952 dhe u detyrua të abdikonte në favor të djalit të tij të mitur, Ahmed Fuad, i cili e pasoi atë si Fuadi II.

Kështu, kryetari i parë i Greqisë, më 1828 deri më 1831 ishte Jani Kapodistria. Më tej vijojnë Gjergj Kundurioti, 1782-1858; Kiço Xhavella, 1801-1855, Andon Kryeziu, 1796-1865; Athanas Miauli, 1815-1867; Aleksandër Korizi, 1885-1941; Pavlo Kundurioti, 1855-1935 (President); Dhimitër Vulgari, 1802-1878; Diomidh Qirjako, 1811-1869, Petro Bugari, 1883-1957.

Ushtarakë madhorë të Greqisë kanë qenë: më 1924-1926, admiralin Pavllo Kunduriotin; më 1926, gjenerali Teodor Pangallos; më 1926-1929, përsëri admirali Pavlos Kunduriotin; më 1929-1935, Aleksandro Zaimin; më 1971, Jorgo Papadhopulos dhe në kohët e fundit çami Karolos Papuliasi. Pra, nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke, nga viti 1828 e deri më 2010, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare. Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur, më 182 u zgjodh Jani Kapodistira, i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776, por me origjinë nga fshati Golem i Kurveleshit. Por, disa historianë grekë mendjengushtë e kanë falsifikuar biografinë e Kapodistrias që ishte shqiptar, duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën, sado që e hidhur të jetë për kombin grek. Gjergj Kundurioti, 1782-1858; Kiço Xhavella, 1801-1855; Andon Kryeziu, 1796-1865; Athanas Miauli, 1815-1867; Aleksandër Korizi, 1885-1941; Pavlo Kundurioti, 1855-1935 (President); Dhimitër Vulgari, 1802-1878; Diomidh Qirjako, 1811-1869; Petro Bugari, 1883-1957.

Pjetër Kаragjorgjeviçi ishte mbreti i fundit i Serbisë, duke mbretëruar nga 15 qershor 1903 deri më 1 dhjetor 1918. Më 1 dhjetor 1918, ai u bë mbreti i parë i serbëve, kroatëve dhe sllovenëve dhe e mbajti atë titull deri në vdekja e tij, tre vjet më vonë. Meqenëse ishte mbret i Serbisë gjatë një periudhe të suksesit të madh ushtarak serb, ai u kujtua nga populli serb si Mbreti Pjetri Çlirimtar, njëkohësisht edhe si Mbreti i Vjetër. Mbreti i Serbisë, qe ushtarak shqiptar, quhej Gjergji i Zi, që u riemërtua në “Kara Gjergji” (turqisht), të shtuar prapashtesën sllave -viç të serbishtes, në Karagjorgjeviç dhe krejt papritur, gjatë një nate pa hënë u bë serb?! Gati të gjitha figurat politike kryesore në Serbi ishin ose janë me origjinë shqiptare, që nga Ilia Garashanini, Nikolla Pashiqi, Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli, Daçiqi e të tjerë!

Në Mal të Zi, të gjithë udhëheqësit, gjithashtu ishin me origjinë shqiptare, duke filluar që nga Mark Milani e të tjerë. U lind në Medun, më 25 prill 1833, ditën e Shën Markut, andaj dhe i vunë emrin Mark. I ati qe Miljan Jankov Popoviç, ndërsa e ëma Borika, nga Orahova.

Marku dhe e gjithë familja e Drekalloviçëve nga Mali i Zi ishin të Fisit Kuç, me origjinë shqiptare, por imponimet e rrymave të ndryshme e kanë ndërruar fenë, nga ajo katolike në atë ortodokse dhe, si rrjedhojë, edhe gjuhën, por jo zakonet. Edhe sot e tutje në Mal të Zi ka shqiptarë me mbiemrin Kuçi (Kuqi), që nuk janë asimiluar dhe që kanë ikur nga Mali i Zi për në Kosovë, për t’u shpëtuar masakrave. Këtë e ka konfirmuar edhe njohësi i mirë i kësaj çështjeje, Anton Nikë Berisha.

Në Maqedoni, shqiptarët ortodoksë, të asimiluar në sllavë-maqedonas, kanë mbajtur të gjitha institucionet e këtij shteti artificial, për dekada me radhë, nga krijimi këtij shteti më 1944. Edhe sot, Kryetari i Maqedonisë, Stevo Penderovski është me origjinë nga Reka e Dibrës.

Në Bullgari dhe Maqedoni, Mbreti Samuil ka qenë me origjinë shqiptare dhe qeverisi një mbretëri për disa vite, nga viti vitit 991 kur Perandori Bizantin Vasili II, “bullgar vrasësi”, e morri peng mbretin e fundit bullgar, Romanin, ai (Samuili) shpallet mbret në vitin 997. Këtë na e dëshmon edhe intelektuali i shquar, Akademiku Marin Drini, që iu shtua prapashtesa sllave -ov, dhe krejt papritur kinse “e bënë” bullgar?!

Tragjedia jonë e madhe qëndron dhe në faktin e hidhur se, institucionet shkencore, siç janë Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në Prishtinë, që vetëm figurojnë si institucione shqiptare, e që janë bërë parazite dhe shërbëtore të djallit dhe të birit.

Këtu fillon kërkesa ime, që këta institucione shkencorë të zgjohen nga letargjia. Mllefi im është se, duke filluar prej viteve 1989-1991, kur shtet tona pranuan pluralizmin politik dhe u krijuan partitë politike, kinse demokratike, në fakt ato u bënë antishqiptare! Dhe fatkeqësia është se ende politika e tyre vijon të jetë kundër interesave shqiptare. Shumë politikanë po dalin haptas kundër interesave kombëtare, ndërsa këto farë akademikë zyrtarë, nuk dalin t’i kritikojnë me guxim të gjithë këto falsifikime që bën edhe komuniteti ndërkombëtar në dëm të historisë dhe kulturës arbërore shqiptare!

Madje, mund të flasim me bindje se përcaktimin etnik të popujve të Ballkanit, evropianët e kanë njësuar nacionalitetin me fenë, duke marrë për bazë nacionale besimin fetar dhe jo përkatësinë kombëtare.

Prandaj, duhet marrë guximin e t`ua themi troç se, gjatë këtyre tri dekadave të të ashtuquajturit pluralizmi politik, pas vitit 1990, shumica e akademikëve dhe intelektualëve, siç janë Ismail Kadare & Co, duke mos e bërë çështje kryesore dhe problem ndërkombëtar qartësimin e të qenit të popullit tonë populli më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë, me dashje apo pa dashje, kokë e këmbë kanë rënë në grackat e këtyre kamuflimeve gjoja të “demokracisë”, të “mendimit të lirë”, “e drejta e përzgjedhjes së kombësisë”, e të ashtuquajturit “tranzicion” etj!

Njëkohësisht, gjatë kohëve të fundit kanë dalë disa “kosovarë” gjakprishur, si p.sh. Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi e ca shkretanë të tjerë, të cilët kanë tendenca të ulëta, duke na dalë me teza për faqe të zezë, aspak shkencore e bindëse, kinse në KOSOVË paska një “komb Kosovar”, një komb të shpikur prej tyre dhe ata që qëndrojnë pas tyre. Në fakt, këta janë “tregtarë të njëqind flamujve” dhe këto teori i kanë të importuara nga Serbia fashiste: kinse ne shqiptarët që kemi qenë të pushtuar nga Serbia nuk jemi komb shqiptar, por qenkemi komb tjetër (!), i ashtuquajtur “Komb Kosovar”! Turp, por dhe krim “shkencor” do ta quaja kurdoherë. Me këtë rast, për temën e ngritur, lexuesve do t’ua përkujtoja krimin e qëllimshëm të armiqve fqinjë: shqiptarët e krishterë duan t’i konvertojnë dhe t’i quajnë serbo-malazezë ose grekë!

Për herë të parë në histori, pas humbjes së Luftës së Trojës, vetëm më 29 nëntor të vitit 1944, një pjesë e Arbërisë – Shqipëria – shpallet e pavarur dhe e lirë.

O intelektualë të përgjumur, lutem i vendosni për një çast gishtin kokës dhe logjikoni se, po të mos ishte LANÇ-i, i udhëhequr nga Enver Hoxha, periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, që nis me fillimin e ndërtimit të shoqërisë socialiste gjatë viteve 1945-1990, jo vetëm që nuk do të ekzistonte shteti amë shqiptar, por nuk do të ekzistonte as gjuha shqipe e as komb shqiptar. Madje, po të mos qe rishpallur pavarësia e Shqipërisë prej Kongresit të Përmetit, 24 maj 1944, sot shqiptarët do të përjetonin një katastrofë kombëtare edhe më tragjike sesa shpopullimi i këtyre 30 viteve të të ashtuquajturës “demonkraci”, duke u shpërndarë shqiptarët në të gjithë kontinentet e botës. Këtë periudhë, të të ashtuquajturës “demon-kratike”, që nis pas vitit 1990, mund ta quajmë, pa ndrojtje, si epoka më fatkeqe e kombit shqiptar, epoka më anarkiste e kombit tonë, e stisur prej kësaj klase politike reaksionare, antipopullore dhe neofashiste.

Po të mos qe çliruar Shqipëria nga Ushtra e vet Nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, i vetmi shtet në Evropë që u çlirua me forcat e veta, armiqtë tanë do ta ndanin Shqipërinë në mes të Serbisë dhe Greqisë; këto dy shtete do të përfitonin edhe më shumë territore shqiptare, sesa iu kanë dhuruar dikur, por dhe sot Fuqitë e Mëdha do ta kishin vënë në jetë Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915); meqenëse ende nuk është hequr dorë nga ai Traktat. Dihet se, sipas pikës 5 të atij Traktati, bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në Veri dhe deri në derdhjen e Drinit në Jug, përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi. Ndërsa sipas pikës 6, Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë. Sipas pikës 7 Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës e Anglisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Traktati u hodh poshtë më vonë nga Kongresi i Lushnjës, me Luftën e Vlorës dhe definitivisht me Luftën Çlirimtare, 1941-1944, të udhëhequr nga Enver Hoxha.

Mos harroni!

Duam apo s’duam që ta pranojmë, jeni ju politikanët shqiptarë armiqtë e kohës së ligë, ju o puthadorët e kryetarëve të shteteve të fuqishme evropiane, për hir të së vërtetës, kjo që do t’u them për ne ka shumë rëndësi: Ne, shqiptarët atdhetarë të dëshmuar i jemi plotësisht falënderues Enver Hoxhës, sepse, ai me heroizma të paparë ndonjëherë në historinë tonë të luftës, të politikës dhe të diplomacisë, të diturisë dhe humanizmit, vendosmërisë dhe guximit, e shpëtoi kombin dhe Shtetin Shqiptar, duke i përballuar të gjitha sulmet politike dhe ushtarake të fuqive të kohës, gjatë epokës së tij të ndritur gjithëkombëtare.

Vetëm pas pesë viteve nga vdekja e këtij Burri të Madh të Shtetit, Shqipëria u pushtua urtë e butë nga armiqtë, me mashtrime, duke u përdorur ndaj popullin edhe dhuna fizike e veçanërisht ajo psikologjike. Dihet që, nga viti famëkeq 1991, kjo “Kala Arbërore”, “Vendi i Shqiponjave”, siç e quante bota Shqipërinë, kjo Shqiponjë me dy krerë që qëndroi krenare dhe e pamposhtur në suferina mbi dyzet vjet, u pushtua nga të huajt nga brenda, vetëm nga tradhtia e devijuesve, bijve të saj renegatët të pabesë. Jo më kot ka dalë shprehja ushtarake: “kalaja merret nga brenda”. Prandaj, këto klika mercenarësh ndaj të huajve, që kurrë s’ia deshën as ia duan të mirën Shqipërisë dhe kombit tonë, pa pikë turpi dhe as pikë ndjenje përgjegjësie po vazhdojnë e bëjnë ligjin e xhunglës deri më sot!

Akuzat e tyre, të nxitur nga padronët e tyre, si shërbëtorë të mjerë të armiqve, duke u munduar të bindin brezat e rinj, se kinse Shqipëria në vitet e socializmit ishte e izoluar, është gënjeshtër e ndyrë.

Kjo gjë, atëbotë, nuk ekzistonte!

Shqipëria kishte marrëdhënie ekonomike e tregtare, kulturore, shkencore si dhe në fusha të tjera, me mbi 100 shtete të botës.

“Izolimin” politik, që sot e vajtojnë kukuvajkat “demokratike”, kishte ndodhur jo për fajin e Enverit, as të PPSH-së, por “izolimi” i Shqipërisë ishte imponues, sepse udhëheqja nacionaliste shqiptare nuk i pranonte askund dhe kurdoherë kufijtë e vendosur në dëm të arbërorëve (shqiptarëve) dhe kërkonte botërisht që kjo padrejtësi të rregullohej. Madje, pikërisht kjo u artikulua më fuqishëm në vitin 1975, në Konferencën e Helsinkit, në Finlandë, ku atëbotë udhëheqja e RPSH-së nuk pranoi të nënshkruante Marrëveshjen për MOSNDRYSHIMIN e kufijve në Ilirik (Ballkan), pra, nuk i pranoi kufijtë që Fuqitë e Mëdha i kishin vendosur në dëm të kombit dhe të Shtetit Shqiptar në vitin 1913, duke ua dhuruar si dhuratë trojet tona, shteteve pushtuese serbe dhe greke, fqinjët tanë armiq shekullore të shqiptarëve.

Zhelinë, 15 dhjetor 2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk