S T A L I N I
Kush ka qenë Stalini i vërtetë, pa mjegullat e propagandës, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore?
Jozef Besarioni* nga qyteti Guri (sllavisht: Gori), krahina e Rasisë (Racha), shteti i Gurisë së lashtë, Gurzia (Gruzia) e mëvonshme, Gjeorgjia e sotme.
Nga gjithë ato që janë thënë e janë shkruar për një nga figurat ndër më kontroverset në historinë e re të njerëzimit, është figura e Stalinit.
Pa dashur të sqarojmë çështje të tjera në lidhje me këtë figurë, lexuesit sigurisht do t’i provokojnë këto të dhëna, të panjohura për shumicën e lexuesve shqiptarë deri më sot.
1. Emri personal i Stalinit: Jozef, sipas traditës së lashtë të besimit të krishterë. Ky emër është i përhapur edhe ndër shqiptarët e besimit të krishterë, si Jozef apo Zef, për gjininë mashkullore dhe Jozefinë për gjininë femërore. Sipas besimit të krishterë, ky emër lidhet me shenjtin më të afërt (sipas disave, i ati i Jezu Krishtit): Shën Jozefi.
2. Mbiemri i saktë i lindjes i Stalinit (emri i familjes) ka qenë Besarion, jo Visarion dhe aq më pak Visarionoviç. Me këtë mbiemër janë identifikuar shumë familje të fiqishme (fisnike, klerikësh) në shtetet rreth Kaukazit, që lidhet me të kaluarën e tyre të lashtë, sipas fisit më të madh pellazg-ilir të Trakisë, i cili u bë i famshëm mes shek. I deri në shek. VII të erës sonë, sidomos për përhapjen e krishterimit në Orient (Lindje).
3. Qyteti i lindjes së Stalinit është Guri (Gari, Gori) në krahinën e lashtë me emrin Rasia (Racha, Rasha) në rajonin aktualisht të njohur si republika separatiste proruse e Osetisë Jugore në Gjeorgji.
4. Emri i shtetit të lindjes së Stalinit njihet me emrin e lashtë Guria-Guristani, më vonë Gurzia (Gruzia) dhe aktualisht Gjeorgjia, sipas emrit të Shën Gjergjit (mbi 3600 kisha në këtë shtet e mbajnë këtë emër të shenjtorit ilir).
Pas vdekjes (likuidimit), Stalini u bë figura më e urryer në botën sllave. Kështu e kanë njohur edhe shumica e shqiptarëve deri më sot.
* Joseph Vissarionovich Stalin (born Ioseb Besarionis dze Jughashvili (1878 – 1953).
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!