Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Për reflektim
Pse nuk i bëhet e ditur njerëzimit se çfarë prodhohet në shtetin kishtar autonom në Atos, përderisa për çështje fetare ekzistojnë Selia e shenjtë e kishës katolike në Vatikan dhe Partikana Ikumenike e Kishës Ortodokse në Konstandini (Stamboll)!?
Pse politika dhe mediet, edhe ato ndërkombëtare, ua shpëlajnë trurin njerëzve duke i minimizuar krimet dhe gjenocidet e ideologjisë rusomadhe e serbomadhe mbi popujt e tjerë të pafajshëm e liridashës?!
Do të ishte një fat i mirë për popullin e Rusisë dhe të Serbisë, sidomos për popujt fqinjë, të shtypur e masakruar ndër shekuj prej tyre, sikur ideologjitë barbare të shteteve dhe kishave të tyre të kishin prodhuar vetëm nga një Potin ose Millosheviq!
Nuk duhet të minimizohen krimet dhe barbaritë e ideologjive të këtyre shteteve, por ato duhet të dënohen ndërkombëtarisht, jo të lidhura vetëm me nga një personalitet, duke e fshehur burimin e këtyre barbarive dhe krimeve me përmasa ndërkombëtare.
Kush mund të thotë se kjo ideologji barbare, shtetërore dhe kishtare, nuk u ka sjellë fatkeqësi popujve të tjerë fqinjë edhe para Putinit dhe Millosheviqit, se nuk do t’u sjellë fatkeqësi atyre dhe botës demokratike edhe pas këtyre mostrave të ideologjisë shoviniste rusomadhe e serbomadhe?!
Duhet të prishen përfundimisht çerdhet e korbave të zinj të kësaj ideologjie, edhe popujt e këtyre vendeve kanë nevojë për liri, demokraci e qytetërim sikurse të gjithë popujt tjerë të botës demokratike. Edhe populli i Rusisë dhe i Serbisë kanë nevojë për çerdhe pëllumbash që përhapin bardhësi e paqe.
Ata që heshtin përballë kësaj të vërtete dhe i minimizojnë këto fatkeqësi janë sikurse qyqet e mjera, që vazhdojnë në çerdhe të huaja t’i lëshojnë vezët, ku dikush mund të vendosë tinëz në ato çerdhe edhe vezë të gjarprit!
(30 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!