SIMBOLI ILIR NGA QYTETI DAMASTION I DARDANISË NË STEMËN AKTUALE TË SHTETIT TË UKRAINËS

24
Jan
2023

Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shpalime

Nëse nuk e keni ditur, stema aktuale e shtetit të Ukrainës e mban simbolin e lashtë të Dardanisë, të dokumentuar në bazë të monedhave të mbretërve Dardanë dhe Pajonë të Ilirisë, së paku nga shek. V p.e.s. Monedhat me këtë simbol janë prerë në qytetin e lashtë Damastion (Artana e sotme në Kosovë) të Dardanisë.
Edhe në periudhat e mëhershme (parahistorike, antike) ky simbol haset te popujt ilirë, i skalitur në gur apo i shtypur në metale dhe në pllaka të pjekura argjili.
Stema shtetërore aktuale e Ukrainës (në gjuhën ukrainase: Державний Герб України) është adoptuar nga data 19 shkurt i vitit 1992. Kjo stemë është dizajnuar nga Andriy Grechylo. Gjatë periudhës sovjetike 1919-1991, simboli i shtetit të Ukrainës ka qenë në përputhje me RSFS të Rusisë dhe me BRSS-në – një çekiç dhe me një drapër.
Lloje të ngjashme të kësaj steme me simbolin e lashtë ilir janë përdorur në Ukrainë që nga shek. IX e.s. në principatën e atëhershme të Volhinisë (Volhynia).
Populli i sotëm i Ukrainës (shumica) padyshim janë pasardhës të popujve pellazgë-ilirë dhe i takojnë kulturës dhe qytetërimit të lashtë pellazg-ilir të Evropës, që janë sllavizuar me dhunë nga Rusia cariste dhe komuniste gjatë shekujve të fundit. Kjo është arsyeja që pushteti aktual i Kremlinit e thotë hapur se pretendon ta kthejë Ukrainën në epokën e gurit, sigurisht pse e dinë se populli liridashës ukrainas nuk janë racë e tyre dhe si të tillë nuk mund të jenë as vëllezër me popujt barbarë, mongolët dhe tartarët e stepave të Siberisë, që synojnë historikisht kthimin e gjithë Evropës në Mesjetë dhe në Epokën e Gurit.
(24 janar 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk