Situata në Kosovë: Albini do fitojë mbi veten dhe mbetjet berishjane?!

14
Jun
2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shkruar: Genta Kaloci
Një lexues i rregullt më shkruan se politika është shkencë në kompleksitet dhe si e tillë nuk janë të gjithë të aftë të lexojnë, kuptojnë dëshifrojnë çfarë ndodh. Politika është jo vetëm pushteti i informacionit, por përdorimi dhe manipulimi tij në maksimum për të patur rezultatet e dëshiruara.
Më bën habi me ju miliona shqipfolësa që flini duke mallkuar politikën berishjane të pas 90ës në tiranë e rajon, por gdhiheni duke i manifestuar si patriotë të flaktë salikmonën shpk në arsyetimin tuaj të cekët, të sheshtë, sipërfaqësor e të mangët.
Çështja e Kosovës i ka bërë antishqiptarët e tre dekadave të fundit brenda natës në patriotët e kauzave të rreme.
– Albini kishte mundësi të tregonte brumin e tij prej politikani në sprovën më të madhe të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare.
Albinit iu dha shansi jo 1, por dy herë, ashtu si salikmonës shpk në tre dekada (datat/vitet i dini).
– Albini humbi lojën e tij politike dhe personale në momentin që amerika shpalli non grata salikmonën ndërsa ai ishte i vetmi politikan që pranoi të takohej e t’u bënte karshillëk amerikanëve për vendimin e tyre.
– Albini u shit si i majtë, si “enverist”, si internacionalist, antisllav, revolucionar, vetvendosës, por kur duhej të tregonte stofën e tij prej politikani u përdor nga politika e vjetër antishqiptare në tiranë e rajon nën tezat e kurthit të opinionit publik si komunist, enverist, antiamerikan, antiimperialist etj etj, .
– Albini mori votat e diasporës së zhgënjyer, të shitur për pushtet nga pseudokumandarët e luftës.
Por, në vend që të bënte hapa gjigand u bë gjigandi xhuxhmaxhuxh i rajonit nën maskën e berishizmit dhe patriotizmit të rremë në makën e tyre.
Fatkeqësisht ka shumë që besojnë te albini (ndër ta isha edhe unë) se gjoja është nën gjurmët e Enverit, se do sjelli ndryshimin, se ka kryefjalë çështjen kombëtare, por dita ditës i doli boja kallait. Doli në pah se merrte direktiva nga çiraku i beogradit sali, demaskoi vetveten me qëndrimet dhe vendimet e tij të diskutueshme në rrang dipllomatik të interesave të Kosovës dhe ato shqiptare.
Zhgënjimi për figurën e albinit nuk është vetëm në popullsinë shqiptare, por edhe në arenën e përkrahësve (të tij deri dje) ndërkombëtarë.
– Albini e shiti veten si shpresa e fundit të kosovës, por ishte dështimi i fundit i saj. Mundësia e artë për të dytën herë i’u dha të rivendosej mbi veten, por nuk është e lehtë të jesh Enver, pavarësisht se mund të papagalizosh e kopjosh teza, shprehje e togfjalë fjalimesh. Si mund të pretendosh, deklarosh se je frymëzuar nga Enveri, por ndjek qorrazi antishqiptarët salikmona?
Të gjitha këto i bazoj në informacionet që qarkullojnë nga media e pushtetit, të cilat i keni parë, dëgjuar, komentuar e analizuar mes nj tj, por fatkeqësisht nuk keni kuptuar asgjë.
Si më poshtë një pasqyrë informacionesh që shfaqin surratin e vërtetë antishqiptar të bashkëpunimit berishjan pd, ps, lesheli, pl shpk, albinin (direkt, ose indirekt), opozitën në kosovë me vulin, vuçiç, putin.
1- 20 maj, protesta kundër vuçiç dhe kundër zbatimit të marrveshjes me kosovën diktuar nga ndërkombëtarët.
2- 20 maj, në të njëjtën ditë me protestat antiperëndimore në beograd të forcave fashiste mona e kremlinit nxjerr foto nga bjeshkët e Sharrit, në zonën ku ndër shekuj kanë vepruar bandat sllave dhe më pas nën etiketat udb//kgb/bia etj.
Pyetjet që lindin nga një mëndje e shëndoshë janë, kë takoi zgëqeve ferrave pikërisht disa orë, ditë para protestave fashiste antishqiptare antikosovare në serbi?!
Kemi parasysh se Grupi Wagner ka afro 6muaj që ka hapur zyrë në beograd për rekrutimin e mercenarëve për në luftën e kievit. Ishin pjesëtarë bandash trafiqesh sllavoshqipfolëse, ishin përfaqsues të wagner, ishin nënpunës të vuçiç, apo direkt nga moska?
Më pas çuditërisht kemi lajmin se,
3- 22 maj, Grenel, (momentalisht i papunë), sekseri i tramp erdhi në tiranë pikërisht disa ditë para se shefi i tij të akuzohej për 37 shkelje, përfshirë edhe sekrete bërthamore. Grenel, nën çfarë titulli, pozicioni zyrtar bëri takimet me përfaqsues të opozitës ndërkoh që është i papunë?!Nxorrën lajm të sajuar për median, si gjoja takim me ramën për lirimin e thaçit, pa lidhje me realitetin, një pseudolajm sidomos për ata që kuptojnë nga mozaiku i informacionit që është pushtet. Në fakt sipas llogjikës takimi i tij ishte me salikmonën, kërkoi dhe mori konfirmim për ato çështje që deshi në mbrojtje të shefit të tij. Bazuar në ngjarjet nga çasti në çast përforcohet mendimi se ka kërkuar nga opozita për të vazhduar sulmin e tyre ndaj bllokut perëndimor në b/punim me serbinë/moskën si barazpeshim/shpëtim të kokave të krimit të organizuar, korrupsionit, minimit të demokracisë në vend e rajon, por edhe të shefit të tij në uashington me drejtësinë.
Në mozaik shtojmë diçka interesante se të gjithë kokat e pushtetit të kosovës janë në Hagë, përveç haradinaj që u ruajt nga frankoserbët me zell të madh me disa pseudoarrestime për ta rikthyer në hero brenda ditës. Sa herë janë në rrezik interesat sllave, përdorin kartën e riaktivizimit të heroit haradinaj, të cilës i ka dalë boja me kohë. Haradinaj na shitet edhe më disident se albini, ndërkoh që ka qënë pjesë e pushtetit dhe korrupsionit më galopant të kosovës me qeverinë më të madhe (numër ministrash, zvministrash) në rrang botëror dhe rritjen e rrogës për kravata katunari i çitjaneve hoxhallare nën këndimin e kishës së beogradit.
Të gjitha këto e të tjera shtojmë zellin e tij të dyshimtë për drafte e kërkesa të dyshimta në këto vitet e fundit. Sulmojnë Tiranën zyrtare, (si thaçi me shokë) por pa bërë të qartë pikat e modelit të tyre nën tavolinë (haradinaj, bini). Me të drejt shqiptari i thjesht i çoroditur nuk di çfarë të besojë e të mendojë kur të gjithë protagonistët janë të padenjë e mashtrues në dëm të çështjes kombëtare.
Nga tirana nëpërmjet ramës u bë “denoncimi” publik i modelit të copëtimit, dhurimit të veriut të saj, serbisë. Por, nga e gjithë kjo nuk u mor njeri me firmëtarët, (thaçi, salikmona shpk) por sulmuan denoncuesin, Tiranën zyrtare.
Ky detaj më sjell në mëndje se spiunët sllav serborus në kosovë përçajnë shqiptarët me trendin përsëritës të tezës se denoncimin e bëri rusi Lenin, tani shoku i vuçiç rama. Meqë Lenini ishte çifutrus, atëherë për shqiptarin e thjeshtë i bie se ishte antishqiptar, ndërkoh që amerika me wilson veproi pas nxjerres dhe denoncimit publik të copëtimit të Shqipërisë nga Lenini. Por, Lenini internacionalisti i popujve të shtypur nuk mund të ishte proshqiptar meqë ishte çifut rus, dmth komunist sllav, baraz antishqiptar.
Ja pra kështu ju koklavisin ato kokat tuaja të krenarisë së inferioritetit superior pellazg agjenturat araboturkosllavogrekolatine.
Leximi nën rreshta është art, kuptimi i tyre është pushtet, i cili zotërohet nga më të ndriturit. Ashtu siç ekziston Ligësia e njeriut të vogël, po ashtu ekziston edhe mençuria, urtësia e Mirësisë te Njeriu për ta asgjesuar.
Vazhdoj më poshtë me shtjellimin për çështjen e Kosovës.
Shkurt e thjesht, nëse nisemi nga parimi se europën e kemi pasur gjithmonë kundër, pavarësisht ndonjë përjashtimi të vogël mund të themi se kush do mund ti ekspozonte francezët dhe europianët që janë kundër kosovës dhe shqiptarëve më mirë sesa përfaqsuesi i shtetit të Tiranës, në një kohë që nuk ka bota një Lenin dhe një Enver?
Mos harrojmë se kosovarët (nga padija ose korrupsioni) janë të gjithë të shitur te sllavi dhe ata që s’janë të shitur manipulohen si albini me shokë nga salikmona e beogradit nën iluzionin se janë liderët e patriotizmit shqiptar.
Rrjedhimisht, sesi u bënë patriot salikmona brenda ditës kundër qëndrimit të Tiranës zyrtare (që nga qëndrimet dhe konkluzionet e trendit përsëritës del se janë në një linjë me interesin amerikan, momentalisht është edhe interesi ynë) ndërsa shqipfolësit oburrra në një linjë isoje harruan krimet e fatkeqësitë e tyre në tre dekada. Ndërkoh që, nuk dinë/dimë çfarë ka drafti i ri për të cilin kanë vendosur të sulmojnë në grup së bashku personin që e bëri publik, në rastin konkret, Edin.
Pikërisht këtu ka diçka që nuk shkon sidomos kur ata që e sulmojnë tiranën zyrtare janë të njëjtët që i kanë bërë gjëmën kombit e kosovës në tre dekada në shërbim të Millosheviçit e Putinit. Mos harrojmë rolin e Shqipërisë dhe Kosovës në Komisionin e Sigurisë së NATOs në këtë vit domethënës.
Kalojmë te drafti i sulmuar, në rastin që pikat e tij janë kundër faktorit shqiptar atëherë, si do mund ti denonconte e ti hidhte poshtë Kosova (në rastin konkret nëpërmjet amerikanëve, meqse albini/opozitë janën nën trysninë e beogradit nëpërmjet këshillave “vllazërore” berishjane) orekset e frankosllavëve ndërkoh që gjithë europa është antishqiptare?
Me ndihmën e cilit shtet, do të mund t’i hidhte poshtë pa cënuar imazhin e shtetit përveç se, denoncimin e nënës Shqipëri?!
Njëkohësisht i jep hapsirë (për të tretën herë e të fundit) binit të lozi topin pa nxjerrë sekretet e bisedimeve dhe pa rrezikuar rolin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dikush duhet ti ekspozonte në dobi të faktorit shqiptar duke përdorur përkrahjen maksimale të amerikës, gjithmonë nëse drafti i përfolur është kundër nesh, por edhe nëse është pro nesh po thuajse vlejnë njësoj ato më lart..
Shënim. Rënia e euros në një nivel me dollarin në vend është tregues i qarkullimit të miliarda euro të zeza nën rrogoz për çështje politikodipllomatike nga qarqe të caktuara të përfshira në rajon. Përballje e fortë mes dollarit dhe bandave të euros zhvillohen në tiranë për ti shpëtuar salikmona një arrestimi të mundshëm, sidomos tani që nuk kanë ndihmën e trampit dhe xhulianos. Përmendim akuzat se beogradi/rusia/bandat/wagner kanë hedhur mbi 1 miliard euro (sa mund të jetë shifra e saktë) për të destabilizuar tiranën/prishtinën.
Kush i ka marrë këto shifra? Si i kanë lëvizur thasët pa u diktuar nga institucionet? Cili është roli i salikmonës në lëvizjen e këtyre shifrave marramëndëse për ti shpëtuar drejtësisë?
Trampi nuk mund të mbajë përgjegjësi e të paguaj i vetëm për rezultatet e një politike në b/punim me protagonistët e rajonit. Firmat janë dypalëshe, sidomos kur cënohet interesi i shtetit amerikan bie ndesh me bizneset personale familjare të ish presidentit amerikan. Akuzat ndaj Tramp janë kërcitja e hekurave në Tiranë e Kosovë. Loja sapo ka filluar, letrat janë ndarë. Secili do mbaj përgjegjsi në një kohë që lufta në Kiev kërkon një rindarje të zonave të influencës në gardhin e sllavëve. Dikush duhet të mbaj përgjegjsi, dikush duhet të shkrumbohet për të vënë pikat mbi i sidomos në prag të zgjedhjeve të reja presidenciale amerikane.
Kështu pra, kthjellohuni, thellohuni mbase do shikoni përtej lajmit, informacionit që lexoni me shpresën se do filloni të kuptoni diçka.
Kaq!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk