S’KA SI VESHJA JONË KOMBËTARE

20
Jan
2023

Nga: Arflet Selmani
As xhinset gucci apo pallto armani
S’janë si tirçit e xhamadani
As kapelet më të shtrenjta në botë
S’janë si plisi i bardhë mbi kokë
.
As rripi me firmën guess
S’është si brezi ynë në mes
E as këpucët me lëkurë
Nuk janë si opingat kurrë
.
E dua veshjen e dua modën
Xhinset e kostumet me kollare
Po sillni të gjitha nga fundit botës
S’ka si veshja jonë kombëtare
.
Përpara tjerëve të jemi krenarë
Faleminderit që jemi shqiptarë
Me kulturë, traditë e gjithçka tjetër
Ne si populli më i vjetër!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk