Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Të njohim pjesën teorike të gjenocidit, sepse pjesën praktike të tij na e mësoi Serbia e zezë!
Mungesa e njohurive tona teorike sa i përket gjenocidit na krijon hamendje dhe pasiguri në shtjellimin e këtij problemi.
Serbia duhet të paditet për gjenocid në Kosovë. Madje, jemi vonuar në këtë drejtim, sepse sa më shumë kalon koha, aq më i largët duket ky problem.
Sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (CPPCG), e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Rezoluta 260 A (III) më 9 dhjetor 1948, me gjenocid kuptohen veprimet e poshtëcituara:
Veprimet e kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik ose fetar, si të tillë:
a) Vrasja e anëtarëve të grupit,
b) Shkaktimi i dëmtimit të rëndë fizik ose mendor anëtarëve të grupit,
c) Vendosja e qëllimshme e kushteve të jetesës ndaj grupit me synim shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht,
d) Vendosja e masave që synojnë parandalimin e lindjeve brenda një grupi,
e) Transferimi i detyruar i fëmijëve nga një grup në një grup tjetër.
Artikulli III i rendit format e veprimit që duhet të dënohen:
a) Gjenocidi,
b) Komploti për të kryer gjenocid,
c) Nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike për të kryer gjenocid,
d) Përpjekja për të kryer gjenocid,
e) Pjesëmarrja në gjenocid.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
