Shkruan: Dritan Goxhaj
Në nenin 1pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës shkruan
”Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Ndërsa në nenin 2 pika 2 thuhet : “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”.
Këtë kushtetutë përveç popullit të Kosovës e kanë pranuar dhe njohur të gjitha ato vende që e kanë njohur edhe Republikën.
Dhe në këtë kushtetutë përcaktohet qartësisht se ushtrimi i sovranitetit dhe mbrojtja e këtij sovraniteti për çdo individ, institucion dhe qeveri është obligim kushtetues dhe jo një detyrë patriotike të cilën zgjedim nëse duam apo nuk duam ta kryejmë.
Për herë të parë që pas themelimit të kësaj republike, një qeveri legjitime në Kosovë po ushtron detyrën e saj kushtetuese për të vendosur sovranitetin në tërë hapësirën territoriale të shtetit unik dhe të pandashëm.
Them për herë të parë, pasi deri më sot asnjë qeveri tjetër në Kosovë nuk ka tentuar të ushtrojë më parë këtë detyrë kushtetuese.
E di se shumë nga ju që do e lexoni këtë shkrim do më thoni të referohem te veprimet e po të njëjtës qeveri për vendosjen e targave, por ju them që ajo lëvizje e atëhershme nuk kishte të bënte aspak me sovranitetin por thjesht me implementimin e një marëveshjeje dy palëshe. E cila në vetvetë është cënuese e sovranitetit të shtetit të Kosovës, por kjo i përket një teme tjetër të cilën e kam shtjelluar dikur në një shkrim timin.
Tashmë qeveria e Kosovës po ushhtron sovranitetin e saj edhe aty ku ai ka kohë që është cënuar rëndë. Qeveria e Kosovës sot po mundohet që t’i shpjegojë shqiptarëve në përgjithësi dhe ndërkombëtarëve në veçanti, se sovraniteti nuk është diçka që mund të ushtrohet as me leje të miqve e as me leje të armiqve.
Por një pjesë e miqve ka kohë që e kanë kuptuar gabim këtë gjë. Ata – Amerikanët që me qeverinë Trump mendojnë se Kosova nuk mund të ushtrojë asnjë obligim të sajin kushtetues pa i marrë më parë leje atyre – amerikanëve. Ky mentalitet i tyre ndaj Kosovës e hedh poshtë teorinë e partneritetit dhe aleatit, por na sjell sërish në teorinë e vasalitetit.
Partneritetet dhe aleancat ekzistojnë për të mbrojtur interesat e njëri tjetrit e jo për t’i cënuar ato.
Veprimet e pa llogjikshme të diplomatëve amerikanë qoftë në Prishtinë e qoftë në Uashington, kundrejt veprimit sovranist të Qeverisë së Kosovës këto ditët e fundit, tregon se ata po e instrumentalizojnë Kosovën dhe problemet e saj thjesht për interesat e tyre gjeopolitike globale. Por instrumentalizimi i kujtdo qoftë dhe i çfardo qoftë nuk është bërë ndonjëherë në histori në të mirë të popujve, por vetëm në të mirë të interesave afatshkurtra, të jashtme ose të brëndëshme të atyre që e bëjnë këtë instrumentalizim.
Dhe pas gjithë kësaj palogjikshmërie të diplomacisë amerikanë janë lëshuar edhe një numër i madh i shqiptarëve politik e jo politik, patriot e pseudo patriot, andej e këndej kufiri.
Dhe e gjithë kjo gjëndje më sjell në mendje një letër të Faik Konicës në vitin 1901 drejtuar një të riu i cili i kërkonte një këshillë për të hapur një gazetë.
Ndër të tjera Faiku, i madh si gjithnji, i thotë se sido që t’ia bësh e sido që të shkruash shqiptarët do mbeten të pakënaqur sepse gjithnji do e gjejnë diçka që për ta nuk shkon. E kështu edhe me veprimin e parë sovranist të një qeverie në Kosovë, një pjesë e mirë e shqiptarëve të lartpërmendur po shprehin pakënaqësi për veprimin e qeverisë, duke nxjerrë arsye të ndryshme, por ajo më kryesorja është se kështu duan amerikanët, që qeveria të ndërpresë veprimin kushtetues të ushtrimit të sovranitetit.
Por Faiku në fund i e këshillon këtë djalin që më mirë të marrë e të shesë një kovë me mut, se do shitet sesa të mundohet t’ju japë shqiptarëve dinjitet.
Kështu edhe kjo që po ndodh tashti te ne. Politika shqiptare këndej kufiri me në krye kryeministrin kuisling në Tiranë Ed(vin) Ramën e një tufë anailstësh politik e jo politik, andej e këndej kufiri po ju duket më i mirë e më i shijshëm muti që po shesin amerikanët e jo dinjiteti që po mundohet t’ju japi qeveria e Kosovës sot.
Sot shqiptarët në përgjithësi dhe gjithë qytetarët e Kosovës në veçanti duhet të mbështillen rreth Qeverisë së Kosovës, pamvarësisht se nga kush drejtohet ai institucion. Sot duhet mbështetur veprimi obligues kushtetues dhe jo individi në veçanti.
Sepse duke mbështetur qeverinë në një veprim sovranist kemi mbështetur dhe treguar gadishmëri për ruajtjene këtij sovraniteti për të cilën edhe u derdh shumë gjak ndër dekada.
Uroj që kjo që po ndodh këto ditë të kthjellojë jo vetëm shqiptarët gjith andej, por në veçanti të kthjellojë vetë qeverinë e Kosovës dhe më specifikisht vetë drejtuesin e kësaj qeverie Albin Kurtin, se çfardo marëveshje e ofruar deri më sot me Sërbinë është vetëm një kurth për Kosovën. Uroj që ai të kthjellohet e të mos pranojë më të nënshkruajë atë marëveshje që u ofrua në Ohër, pasi ajo në pikën 3 të saj ja heq të drejtën Kosovës të ushtrojë sovranitetin ashtu si po e ushton këto ditë.
Uroj që këto ngjarje të sherbejnë për të gjithë ne që më në fund ta lexojmë e ta mësojmë se çfar do të thotë sovranitet.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe
SOVRANITET
E drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhëniet me shtetet e tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhri ose kontrolli nga të tjerët. Sovranitet i plotë. Sovraniteti i atdheut. Mbrojtja e lirisë, e pavarësisë dhe e sovranitetit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!