STATUJA MË E LASHTË E ZEUSIT NË BOTË NJIHET SI STATUJA E ZEUSIT TË PARTHINËVE NGA MBRETËRIA E LASHTË E HITITËVE – BIJVE TË HYJIT

12
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti


Një statujë guri e Zeusit, e perëndisë pagane pellazge-ilire, e njohur me emrin Zeusi i Parthinëve, është nga më të lashtat në botë e krijuar për perëndinë supreme-Zeusin, bashkë me simbolin e shqiponjës dykrenore dhe të luanit (totemi i Dardnëve), me të cilat janë identifikuar edhe prijësit e Mbretërisë Hitite (Bijtë e Hyjit).
Sipas modelit të kësaj statuje nga më të lashtat janë punuar statujat e mëvonshme të Zeusit, të cilat gabimisht nga disa studiues quhen edhe si statuja të “Zeusit grek”, ndërkohë që faktet historike dëshmojnë përmes gjetjeve arkeologjike dhe burime të tjera historike e gjuhësore se ilirët-dardanët-parthinët kanë lënë gjurmë të pranisë së tyre me një lashtësi mbi 8200 vjet para erës sonë, në gjithë hapësirën gjeografike të Pellazgjisë (Gadishulli Ilirik, Azia e Vogël – Anadoll etj.)
Kjo statujë e Zeusit me plis mbi kokë dallohet nga të gjitha statujat e mëvonshme që i janë kushtuar kryeperëndisë pagane pellazge-ilire, nga të cilat dëshmohet edhe përkatësia e tyre dhe periudha kur janë krijuar ato.
(Shpjegime të tjera plotësuese në lidhje me këtë temë do të lexoni në shkrimet tona të radhës)
(12 gusht 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk