SULLTANESHA SOFIJE – SAFIJE, GRUAJA E FIQISHME NGA DRENICA E DARDANISË, E CILA E NDIHMOI ZGJIMIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË SHEK. XVII

26
Mar
2024
Shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime historie
Sulltanesha Sofije (në gjuhën osmane: صفیه سلطان; lindi rreth vitit 1550 dhe vdiq më 1619. Ka qenë gruaja me prejardhje shqiptare* e Sulltan Muratit III dhe Valide (bashkëqeverisëse) Sulltaneshë e Perandorisë Osmane, ishte nëna e Sulltan Mehmetit III dhe gjyshja e Sulltanëve: Sulltan Ahmeti I dhe Sulltan Mustafa I.
1. Barazia e gruas në jetën publike dhe udhëheqjen e shtetit, një traditë e lashtë e njohur vetëm ndër shqiptarët
Sofija ishte gjithashtu një nga figurat më eminente gjatë epokës së njohur si “Sulltanati i Grave”. Kjo traditë vazhdoi në Perandorinë Osmane si një autoritet zyrtar gjatë mbretërimit të shtatë sulltanëve: Sulltan Sulejmani, Selimi II , Murati III, Mehmeti III, Ahmeti I, Mustafa I dhe Osmani II.
2. Shkelja e traditës primitive, me origjinë orientale, e vëllavrasjes me qëllim të trashëgimit të pushtetit nga i ati
Sulltanesha Sofije i kaloi vitet e fundit të jetës së saj në pallat të vjetër, ku edhe e ka përfunduar jetën e saj, e mbyllur aty sepse e kishte arratisur djalin e saj të vogël për ta shpëtuar nga likuidimi prej vëllait të tij, Sulltan Muratit III. Për më tepër kjo dëshmon përkatësinë etnike shqiptare të Sulltaneshës Sofije, si një grua me tradita ndryshe nga tradita e mëhershme të oborrit të Sulltanëve, tradita primitiv e vëllavrasjes për shkak të trashëgimit të pushtetit nga i ati Sulltan, vetëm nga njëri prej djemve të tij.
3. Studiuesit grekë dhe sllavë nga vendet fqinje janë munduar ta falsifikojnë prejardhjen shqiptare të Sulltaneshës Sofije
Sulltanesha Sofije ishte një shqiptare e besimit katolik nga fisi i Kelmendit, nga katundi Rrezallë i Drenicës, ndërsa shumica e autorëve grekë e sllavë të shteteve ballkanike*, prejardhjen e Sulltaneshës Sofije, qëllimisht e lidhin me një figurë tjetër sulltaneshe, që i atribuojnë një origjinë veneciane, hebreje ose greke, e njohur si Cecilia Venier-Baffo, Rachel ose Kartanou. Kanë qenë disa gra në historinë e Perandorisë Otomane, të cilat janë martuar me ligj me bashkëshortët e tyre Sulltanët pasi u liruan nga skllavëria, sikurse Sulltanesha Hurreme, Sulltanesha Nurbane dhe Sulltanesha Koseme. Por, më e njohura nga kjo traditë e martesës së Sulltanëve me gra të krishtera ka qenë padyshim Sulltanesha Sofije, e cila pas konvertimit në besimin Islam, sipas traditës u njoh edhe me emrin Sulltanesha Safije.
4. Sulltanesha Sofije, sigurisht me ndikimin e Vatikanit, përmes Lëvizjes françeskane në Gadishullin Ilirik, hapi rrugë për zgjimin kombëtar të shqiptarëve në shek. XVII
Kjo histori ka mbetur gati e panjohur (e pa studiuar) për ndihmesën që i ka dhënë Sulltanesha Sofije lëvizjes politike, arsimore dhe fetare të shqiptarëve në shek. XVII, që nga Pjetër Budi dhe mbi 200 klerikë të tjerë shqiptarë, të njohur përmes lëvizjes françeskane në Arbëri, Servi dhe “tokat bullgare”, që solli një përparim dhe zgjim kombëtar të shqiptarëve në gjithë hapësirën e Gadishullin Ilirik dhe më gjerë.
* Sipas burimeve veneciane, Safija ishte me origjinë shqiptare, e lindur në malësinë e Dukagjinit. Emri i saj i lindjes ishte Sofia.
“According to Venetian sources, Safije was of Albanian origin, born in the Dukagjin highlands. Her original name was Sofia.”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk