Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Për të rinjtë qe nuk e kane idenë, Sulo Gradeci ka qenë Komandanti i rojeve të Enver Hoxhës, përndryshe njeriu që e ka shoqëruar atë në çdo hap të jetës.
E kam pas njohur Sulo Gradecin pas viteve 2000; dhe pothuajse çdo muaj më ftonte të ulesha në tavolinë dhe me ofronte raki Skrapari.
Sulo, më ka dashur qëkur më njohu. Ishte i zgjuar prej natyre dhe me e rëndësishmja si emigrantë ( i jashtëm ) që isha nuk kish aspak paragjykime ndaj meje.
Një ndër bisedat e para e pyeta se si kish mundur të zgjasni socializmin (komunizmin) plot 45 vite?!
M’i renditi gjithë ato arsye, që në të vërtetë qëndronin, por ishin fakte të njohura për mua, ashtu që nuk mësova dot asgjë të re.
Pas kësaj bisede, me instinktin e një shkrimtari, sa herë takoheshim më ngacmonte përgjigjja qe nuk kisha marrë rreth asaj pyetjeje, pra si është e mundur që socializmi (komunizmi) zgjati plotë 45 vite!
Kaluan mbase dy vite dhe si përherë kur ma ofroj karrigen të ulesha pranë tij, së bashku me shokun e tij; ishin duke folur rreth fshatrave më të humbura të Shqipërisë. U mahnita! Sulo, jo vetëm qe i njihte ato fshatra në pëllëmbë te dorës, por ua dinte edhe veçoritë me të fshehta të fshatarëve atje.
Atë ditë me ne fund e gjeta përgjigjen e pyetjes sime.
Socializmi (Komunizmi), kish zgjatur 45 vite, sepse regjimi kishte treguar gatishmërinë, përulësinë dhe dëshirën për ta njohur thellësisht çdo banor kudo që ndodhej ai/ajo.
Tani, le të krahasojmë Edi Ramën, jo me njeriun që lakmon të krahasohet (shndërrohet), pra,-jo me Enver Hoxhën, por veçse me Sulo Gradecin.
Edi Rama, jo vetëm karakteristikat e fshehta të popullit shqiptar që nuk i njohu kurrë, por nuk qe në gjendje t’ua zbulojë as huqet e njerëzve që i vuri vetë në detyra!
Pra, 29 vite në pushtet, nuk ia doli dot; të behet; jo, se jo; Enver Hoxha, por as Sulo Gradeci.
Kjo ka veçse këtë shpjegim sipas meje: Edi Rama nuk ka aspak simpati për popullin shqiptar, rrjedhimisht; nuk ka as turp para tij.
29 vite në pushtet, me 400 miliardë dollarë qarkullim dhe të ofrosh 130 euro pension?!
Çfarë turpi!
Zgjodhi: Fadil Shyti
17. Nëntor, 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
