(Dëshmori Sylejman Rafiz Kuka –
18.2.1969 – 9.4.1999)
–
Në Bob të lashtë, ndër lisa e gurë,
Lindi një djalë si rreze n’flamur.
Në gjirin e Dardanisë hyjnore,
U rrit si shqiponjë, n’tokën Arbërore.
–
Në sofrën e Rafizit, burrit me nder,
E Emines që rrezonte mirësi çdoherë,
U rritën bij të truallit të lirë,
Si gurë të rëndë në shtigje të mirë.
–
Sylejmani i treti në radhë qëndron,
Dashuria për atdheun n’shpirt i buron.
Shkollën me dije, me nder e kaloi,
Në “Emin Duraku” gjimnazin mbaroi.
–
Pikturën e deshi, ngjyrat e shkrimin,
Shqiponjën e nxori me dritë mbi tymin.
Në njërin krah i shkroi me fuqi:
“Republikë – Kosova”, në përjetësi!
–
S’kishte dëshirë për famë e për lavdi,
Shkollës ia mbylli dyert trimi, për liri.
I pa martuar, por i gatuar me zjarr,
Për tokën arbërore që e donte sa ar.
–
Në protestë i pari printe ai gjithmonë,
Në Kaçanik e më larg, si erë që shkon.
Kur UÇK-ja krisi pushkën e parë,
Sylejmani doli si rrufe e zjarr.
–
Në “Agim Bajrami” u radhit me besë,
Në Batalion të Dytë, nën armë e shpresë.
Vëllazërit me të, në luftë ishin betuar,
Njëri në Pashtrik, tjetri në Budakovën e bekuar.
–
Në Gajre më 28, trimëri tregoi,
Në Ivajë më 8 mars mes flakësh qëndroi.
E më 9 Prill, në Lagjen e Re,
Mbi armikun u bë stuhi e rrufe.
–
Kishte me vete djem që s’njihnin frig,
Të paepur, të urtë, me shpirt fisnik.
Izahiri, Minyri, Fatmiri e shokë,
U kthyen në legjendë në qiell e në tokë.
–
Rakoci e Nikaj, Kaçaniku n’kamë,
Zgjuan historinë me gjak e me nam.
Populli mbrohej nën zjarrin e Serbisë,
Por trimi s’u ndal kurr, rrugës së lirisë.
–
Në ballë të betejës, si shqiponjë me flakë,
Ra Sylejmani, n’krah ra dhe me vllaznillak:
Izahiri, Fatmiri, Remziu trim,
Bashkë me Abitin e Burimin, si vetëtimë.
–
Ra edhe Myniri, Blerimi në dhe,
Ra Raifi me gjakun që shkëlqen ndër ne.
S’u ndanë prej popullit, mbetën me t’gjallë,
Për civilët që u flijuan për Atdhe në mal.
–
Në varr të përbashkët serbi i fshehu,
Por toka shqiptare me lot i njohu.
Pas luftës, nën diell, në tokën e Dardanisë,
U kthyen si yje në qetësinë e përjetësisë.
–
Kaçaniku i ngriti gurë e flamur,
Në Lagje të Re, s’do harrohen kurr.
Sylejmani aty qëndron si shkëmb,
Në ballë të historisë, krenarë, hijerëndë.
–
Prindër e vëllezër me dhimbje e krenari,
E motra që kurrë s’u përkul për Shqipëri.
I lanë n’amanet Atdheut të lirë:
“Mos harro kurrë bijtë e tokës së mirë!”
–
—–
Ish ushtarak e luftëtar në UÇK, UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I dënuar në emër të Atdhedashurisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!