19 Gusht 2025
“Shikon, lexon dhe vepron me syzet jeshile te lopes!”
Sipas nje historie ku lopa nuk po hante barin e thate qe i jepte fshatari ne dimer. Fshatari gjeti nje rruge origjinale, i veshi lopes nje pale syze me xhama jeshil, dhe lopa filloj te haje barin e thate per te njome.
Ky shembull tregon se mashtrimi te ben te veprosh ashtu sic nuk mendon e nuk deshiron.
Shqipetaret e hengren barin e thate per jeshil, pasi blene “sapunin per djathe”, te prezantuar e te shitur nga dy here “non-grata”, me ate qe njihet si “ceku i bardhe” duke lejuar bandat e ketij hipokriti qe u be doktor pa paguar asnje qindarke, qe kishte pare vetem bishtin e dhise e te lopes, me dy ore diell ne dite, I zbritur nga majat e pishave, e i helmuar qe ne veze me gjakun e tradhetise e te pabesise. Ky lubi qe u shfaq si “gjeni”, kishte pas vetes si keshilltar dhe udhezues e urdherues, nje armate te tere armiqsh shoviniste, shovinizmin shteteror ish-jugosllav dhe vecanerisht ate serb. Edhe gurin dhe tullen e nderteses Shqiperi e therrmoj, se “ishin komuniste”!
Shqipetaret harruan dhe “deshen te harrojne”, nje porosi qe “diktatori” kishte dhene sa ishte gjalle, se urdheri qe eshte ne dem te atedheut e te popullit nuk duhet zbatuar, Shqipetaret, me “cekun e bardhe ne xhep e ne banke”, bene cope e therrime gjithe punen e gjysem shekulli, e tani mbajne duart nga qielli, ne vend te punes ne fabrika, uzina, kombinate, ferma bujqesore, shkolla e institucione shkencore, “zgjodhen” te shkojne ne kisha e xhamija, t’ju falen “perfaqesuesve te zotit”.
Mashtrimi vazhdon i pa ndeshkuar, nga shteti pa shtet, nga shteti me drejtesi pa drejtesi, nga nje trupe ligjevenese te quajtur “parlament”, te mbushur me “perfaqesues te popullit e te interesit te atedheut”, qe e ngritin kartonin e votimit, vetem per te mbajtur e perfitiar rrogat disa miljoneshe.
A duhet thene “mjaft eshte mjafte”?! Sigurisht qe po, bile jemi te vonuar per t’u kthyer drejt demokracise se vertete, e per t’ju larguar krimit te organizuar, te drejtuar nga kjo dhjerokraci qe shkaterron tere kete SHQIPETARI.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
