TABLLLO SINOPTIKE: “SHQIPTARËT SHKOJNË ME DËSHIRËN E TYRE DREJTË KATASTROFËS KOMBËTARE”!

03
Jul
2025
Shkruan: Reshit Lala


SHQIPTARËT- THOTË KADAREJA- NDODHEN SOT NË PIKËN MË TË ULËT TË NDOTJES MORALE!
Përse ne Shqiptarët ndodhemi sot në një gjendje të mjeruar, ku politika shet tokë e detë dhe, feja (në shërbim të politikës turke) bënë ç’të dojë me Shqiptarët? Një pjesë e shqiptarëve janë Antiamerikanë (nënkupto pro fashistëve rusë), pjesa tjetër pro Turqë, Serb, e Grekë! Kemi 33 vjet në Shqipëri, që bëjmë politikën SERBO-RUSE-TURKE E TË TJERËVE TË SHKATËRRIMIT TË SHQIPËRISË, DHE E LAMË ATË PA INDUSTRI E PA MBROJTJE!
Reaksioni Shqiptar, sabotator i luftës nac-çl, e i luftës për rindërtimin e Shqipërisë së re vazhdon këngën e vjetër: “Do të vrasim komunistët”! Popullsinë e shqipërisë e dëboi politika shqiptare, duke bërë genocidin më të madh HISTORIK kundër Shqiptarëve nga vetë Shqiptarët! Shqipëria, Kosova e Maqedonia u mbushën me mijëra xhmia, të cilat do të mbeten objekte konflikti historik mes Shqiptarëve- si Xhamia Al Aksa në Jeruzalem! Ku shkojmë?! Patriarku serbisë pa zor fare thotë, se “Kosova është jeruzalemi për serbët”!
Në vitin 1999 fola në kanalin televiziv grek -Tele Torra (koha) dhe, duke ju përgjigjur kryetares së Partisë Komuniste Greke, që thoshte “Të përfundojë lufta , por të fitojë Serbia, se Kosova është Zemra e Serbisë”!- deklarova: “Kosova është zermra e popullit të saj dhe, i takon popullit, që ka të njejtin emër me emrin e krahinës”! Mos serbët kur erdhën në ballkan nga Uralet e sollën me vehte me valixhen e rufegjatit”?! Por nuk ka rëndësi ç’bëjnë serbët, Turqit e të tjerët! Rëndësi ka – çfar bëjmë vetë ne shqiptarët, që të mbijetojmë?!
Amerika na ka mbrojtur nga zhdukja në 1920 dhe çliroi Kosovën në 1999, por shumë shqiptarë (injorantë apo agjentura serbo-ruse)- janë kundër Amerikës e pro Rusit. Enver Hoxha shkeli dy traktate ndërkombëtare , atë të Jaltës, që e vendoste Shqipërinë në lindje dhe të Varshavës, që kishte bazën Ushtarake në Adriatikun shqiptar, se e shihte të rrezikshëm fashizmin rus. Ai rrezikoi, por me guxim e hoqi Shqipërinë nga lindja dhe e vendosi në Perendim, se Perendimi ka edhe interesa, por edhe forcë ti mbrojë, këto interesa.
Megjithatë shumë shqiptarë kanë mbetur tek Lenini dhe revlolucioni i Tetorit, duke harruar se revolucioni i Tetorit jetoi vetëm 7 vjet dhe, vdiq bashkë me Leninin në 1924. Stalini e filloi karjerën e tij si Hitleri me ripushtimin fashist të Ukrainës në 1924, (sa vdiq Lenini)! Ai i shkaktoi zinë e bukës Ukrainës në 1932-34 dhe mbas luftës me rreth 10 000 000 viktima, si dhe 1 000 000 të dëbuar me genocid nga Ukraina lindore e 400 000 nga Krimea!
Shqiptarët harrojnë, se në Rusi , që nga viti 1924, kur vdiq Lenini e deri më sot (101 vjet)- nuk udhëheqin idetë e Leninit, por zbatohet një politikë fashiste RUUSE ndaj vendeve të tjera!
Stalini pushtoi dy herë Poloninë – para dhe pas luftës dhe, bëri pazare me Hitlerin për ndarjen e Polonisë, pushtoi Finlandën dhe bëri paqe duke i marrë territore; Hrushovi sulmoi Hungarinë e Çekosllovakinë, Jelcini dhe Putini rrafshuan Çeçeninë, Putini rrafshoi Gjeorgjinë e sot ka bërë sulm fashist në Ukrainë! Perandoria ruse është krijuar mbi lumej gjaku, ku janë zhdukur 100 kombësi! Tek kjo Rusi, që mbësht Serbinë në Ballkan- do të mbështetemi ne Shqiptarët për të mbijetuar?! A mund të jetë kjo Rusi aleati ynë historik?!
Shihni Izraelitët! Ju imponun lindjes së mesme për dy arësye: E para: janë të bashkuar dhe e dyta: Janë bashkë me Amerikën. Kurse ne Shqiptarët kemi difekt në këto dy pika. E para nuk jemi të bashkuar rreth kombit, se na ka përçarë politika dhe feja. Kjo vërtetohet me tradhëtarët e kombit, që shesin tokë e detë dhe ndërtojnë xhami e Kisha -që janë objekte antishqiptare dhe, mina me sahat në themelet e Hapsirës Shqiptare për shekut që vijnë! Por nuk jemi as me Amerikën 100%! Kemi zëra antiamerikanë, kur Amerika na ka mbajtur gjallë si komb , duke na shpëtuar nga zhdukja në 1920 (Presidenti Amerikan Willson) dhe, Presidenti Clinton, që e çliroi Kosovën në 1999. A e dimë çfar kërkojmë ne shqiptarët nga bota?! Politikanët Kosovarë nuk merren vesht menjeri tjetrin dhe, i japin armë armiqëve tanë, që t’i thonë botës. Shqiptarët nuk janë në gjendje të krijojnë shtet!
Po Izrelitët? Ata mbartën shekull pas shekulli hisotrinë e tyre tragjike , si një mal me dhimbje, e cila mbas luftës së dytë botërore u bë arma e tyre e vetme e mbijetesës në mes të vendeve Islamike, të cilët donin t’i zhduknin. Ebrejtë ndërsa prisnin rradhën të digjeshin në furrat megaz- shihnin kombin e Izraelit të zhdukej para syve! Dhimbja për mbijetesën e kombit i bëri Ebrejtë, që kishin mbetur nga 25 kile sejcili dhe, ishin gjysëm të vdekur- të PAMPOSHTUR!
DHIMBJA I KTHEU GJYSËM NJERËZIT, GJYSËM TË VDEKURIT NË PËRBINDËSHA !
Të gjitha vendet islamike e grupet terroriste të lindjes së mesme harruan, se ata që rikrijuan shtetin e Izraelit mbas vendimit të OKB-së në 1948 nuk ishin izraelitët e parë, që kishin dëbuar palestinezët e arabët.
Ata ishin gjysëm njerëzit, gjysëm të vdekurit që, kishin mbetur nga 25 kile e pritnin rradhën të digjeshin në furrat me gaz të Hitlerit!
KËTA NJERËZ, QË PANË TË DIGJEJ NË FURRAT ME GAZ KOMBI I IZRAELIT- DHIMBJA I KISHTE KTHYER NË PËRBINDËSHA!
Gjysëm njerëzit, gjysëm të vdekurit, që u kthyen në përbindësha ishin RITHEMELUESIT E SHTETI TË IZRAELIT MBAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE! Ata ishin gati t’i vinin flakën jo vetëm Palestinës e Lindjes së Mesme , por të gjithë botës, që e quanin fajtore për tragjedinë e tyre!
Po ne Shqiptarët!? Ne kemi humbur 3/4 e sipërfaqes, që trashëguam nga të parët tanë dhe, FLEMË GJUMIN E VDEKJES! Kur të zgjohemi nga gjumi do gjejmë fqinj të rinj- (armiqtë e vjetër), që do të na thonë: “Largohuni nga trojet tona, se do t’ju vrasim! Shqiptarët janë, popull i ardhur”!
“SHQIPTARËT- THOTË KADAREJA NDODHEN SOT NË PIKËN MË TË ULËT TË NDOTJES MORALE” !
Kështu ke ecur gjithmonë, Shqipëri,
Mbi këmbët e gjata,
Me një pushkë të gjatë.
Ecje dhe s’dije ku veje ti!…Ismal Kadare. ………………………………………………
– Kjo ishte shqipëria e kohës së Zogut, që përshkruan Kadareja! Kjo shqipëri analfabete, pa dritë pa ujë dhe, e mbushur me këneta emoçale e gjeti rrugën në kohën e Enver Hoxhës dhe, u fut në rrugën e zhvillimit, por e humbi përsëri busullën në kohën e demokracisë – duke shkatërruar gjithshka, që ishte ndërtuar në 40 vjet dhe duke dëbuar gjysmën e shqiptarëve!
Ku shkojmë? Ku na çojnë tradhëtarët e politikës e të fesë? Ku na çojnë hoxhallarët turqë? Çfar duhet të bëjmë, që të ringrihemi e të mbjetojmë para se të zhdukemi?!
Reshit Lala 3 Korrik 2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/07/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk