“Tahir Zemaj e ka drejtu aksionin e vrasjes së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në Prishtinë”
05/04/2022 – 10:07:35
Kur Bukoshi, dështoi me shti UÇK-në nën kontroll u kap keq me Tahir Zemajn
Në Hanover, ishte kapo i bixhozxhinjëve para shtëpive publike. Për ketë amoralitet të tij të shëmtuar kam shkruar në Koha Ditore të asaj kohe (kërko google v.a.). Do të doja të del ndonjë bir nëne që thotë se nuk është e vërtetë dhe jo të del me emra anonim-të rrejshëm. Perse nuk shkruhet e vërteta, si për mirë si për keq? Këtë mund ta kundërshtojë vetëm pjella titiste, e nëntokës së klaneve rankoviqiste, që deri dje ishin sahanlëpirës të tyre.
Tahir Zemaj, ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të Komunës së Deçanit. Ushtarak me profesion. Ka kryer Akademinë Ushtarake (Drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i ushtrisë jugosllavë në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Nga viti 1983-84, caktohet me detyrë kryesore në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendres së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Tahir Zemaj ka qenë Komandant i Njësisë Speciale të policisë jugosllavë me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Ishte ndër oficerët shqiptarë më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me Projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbe “Shigjeta e vdekjes”.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
