Takim rasti mes ‘armiqve’ të djeshëm dhe miqve të sotëm!

17
Feb
2023

Shkruan: Medai Shaholli
Dje në ambasadën e Kosovës në Shkup, me rastin e Pavarësisë së Kosovës, është organizuar një pritje me të ftuar dhe personalitete politike, me këtë rast haleancistët e Taravarit në atë takim rasti po dëgjojnin me kënaqësi rrëfenjat e Ali Ahmetit i cili i përralliste mbi politikbërjen dhe përgjegjësitë që kanë ata në ‘drzhavën Severna’!
Thuhet shpesh se në politikë nuk ka moral dhe ky përkufizim u dëshmua edhe njëherë si i vërtetë dje, ku haleancistët si kritikë të mëdhenj në këto dy vite të opozitarizmit ndaj ‘kriminelit’ Ahmeti dhe ahmetistëve të tij, pasi u mejtuan e u kujtuan mirë se opozitarizmi i tyre nuk jepte fruta, vendosën ta ‘dredhin bishtin’ për të lëpirë aty ku kishin mbështyrë, duke u bërë palë me atë koalicion qelbësirash dhe kusarësh të deridjeshëm.
‘Krimineli dhe banditi’ Ali Ahmeti dje po i mbante ders politik renegatëve haleancistë të cilët po dëgjonin me ëndje broçkullat që ai thosh për zhvillimet politike dhe eurointegrimet.
Në atë takim ai po nanuriste mendjet e babëzitura të ‘miqve të rinj’ sesi shqiptarët do të çajnë përpara në një front për Europën, përmes ndryshimeve kushtetuese që do të ndodhin së shpejti, ku edhe këtë radhë do të ngelim si nomadë pa identitet gjuhësor, por gjithsesi me nofkën e 20% si përdhosje e identitetit tonë kombëtar.
Ndaj, sot në politikë nuk ka besë as moral aq më tepër te partiçkat shqiptare ( krijesa të ‘drzhavës Severna’ me emra origjinal sllavë si DUI, Alliancija na Allbancite, DPA etj., të përkthyera në shqip vetëm për shqiptarët) dhe mos besoni se ata e mbajnë fjalën sepse ata fjalën e mbajnë vetëm ndaj ”drzhavës’, ku janë betuar se nuk do ta kalojnë vijën e kuqe.
Dhe vija e kuqe sipas pushtetit është ruajtja dhe mbajtja e supremacisë së shtetit dhe pushtetit vetëm për sllavomaqedonët!
Tashmë këta trima të ‘të pilafit dhe të orizit’ nuk do të presin më të qëndrojnë ‘si lypsarë pranë shkallëve të bordelos qeveritare për lëmoshë’ por po ia mësyjnë brenda klubit të qelbësirave të premierit Dhimo si partnerë të kësaj qeverie!
Me këtë veprim trimat e Taravarit e hëngrën turpin me bukë dhe së fundmi doli sheshit kurvëria, ku ata nuk durojnë më, s’kanë më moral e as kanë besë. Ata nuk përmbahen më nga babëzitja për para dhe pushtet duke i shkelur parimet dhe kodet e mirësjelljes nëse kanë patur ndnjëherë, duke i ‘zbathur breçkat’ në fund të këmbëve para premierit Dhimo.
Dje Ali Ahmeti ishte shefi i bandës së qelbësirave ahmetiste në qeverinë e koalicionit, kurse sot është partner i rëndësishëm brenda koalicionit që dëgjohet me respekt nga haleancistët!
Me kë do ta luftojnë krimin dhe korrupcionin trimat e Taravarit në bordelon qeveritare pasi kanë deklaruar se i kanë vënë vetes detyrë mbi detyrë luftën kundër krimit dhe korrupcionit?
Me kë? me kriminelët dhe kusarët e djeshëm ahmetistë apo me kovaçët e SDSM-së?
Çdo ditë e më shumë po shohim dhe po dëgjojmë çudira pa fund nga partiçka shqiptare në luftën e tyre politike për pushtet, por edhe si pjesëtarë të bordelos qeveritare të Shkupit nga trimat e dheut dhe jo vetëm, që rrahin gjoks për atdhetarizëm!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk