TAURIKA E ANADOLLIT (TROJA) DHE TAURIKA E KRIMESË (KIMERIA)

11
Dec
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime, për një qasje ndryshe mbi historinë

Taurika (Taurica), Bosfori, Shersonesa, me emra të njëjtë, në Trojë -Anadoll (Azia e vogël, Turqia e sotme) dhe në Krime (Kimeria e lashtë), Ukraina e sotme (rajoni aktualisht është i okupuar nga Federata Ruse).
Emrat, i rajonit gjeografik të Trakisë (Thraka), i Gadishullit të Krimesë dhe i ishullit të Kretës (në detin Mesdhe, deti i Medëve-Mediteran), i gadishullit të Krimesë (mes Detit të Zi dhe Detit Azov), janë emra me rrënjë të njëjtë të gjuhës shqipe të lashtë (pellazge-ilire).
Emri i Portës Dardane (Dardanele), i dy Bosforëve, i dy Taurikave, i dy Shersonesave, i dy maleve me emrat Ida ose Eda – janë çelësat që e shpjegojnë qartë historinë e lashtë pellazge-ilire.
1. Emeri i njëjtë i gadishullit Shersonesse e Trakisë, i njohur edhe me emrat Galipoli dhe Helespont (Dardanele) dhe i gadishullit Shersonesse Taurika në Krime;
2. Emri i njëjtë i ngushticës së Bosforit; Bosfori i Trakisë, mes Trakisë dhe Trojës (Evropë – Azia e vogël) dhe i ngusticës së Bosforit në Krime (Bosfori Kimerian), mes Detit të Zi dhe Detit Azov;
3. Emri i rajonit dhe vargmalit me këtë emër – Taurika, në Anadollin jugor, mes Turqisë së sotme dhe Sirisë, dhe emri i maleve dhe rajonit në gadishullin e Krimesë – Taurika (Taurus).
4. Emri i malit më të lartë në ishullin e Kretës – Ida ose Eda dhe i maleve me këtë emër, në Trojë dhe në Anadollin jugor – Ida ose Eda (nga besohet se ka marrë emrin poema e famshme e Homerit “ILIADA”, ose ILI I ADËS (Ylli i Adës).
Si ka mundësi që, këto vende të ndryshme (rajone, male, ishuj e gadishuj), kaq të largëta mes tyre, të kenë mbajtur emra të njëjtë në lashtësi, ndërsa nga studiuesit e derisotëm të besohet se aty paskan jetuar popuj të ndryshëm?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk