TË BËHEMI TË GJITHË SHQIPTARËT PËR TA MBROJTUR KOSOVËN! NUK KA ALTERNATIVË TJETËR

01
Jul
2023
Prof Dr Enver Bytyci

Vlora Çitaku thotë se “po rrezikohet Kosova”!
Baton Haxhiu thotë se “Albin Kurti kërkon gjak” dhe të gjitha mediet e Serbisë iu bëjnë jehonë.
Edi Rama pohon se “Kurti po na rrezikon rajonin me luftë” dhe kërkon konferencë ndërkombëtare për ta detyruar Kosovën të pranojë t’i japë territor Serbisë.
Hovenier sqaroi se “Kurti shpalli dy organizatat serbe si terroriste, pa u konsultuar me aleatët.
Në fakt nuk thotë të vërtetën!
E vërteta është se SHBA dhe europianët ishin dhe janë kundër vendimit të qeverisë. Prandaj duhej thënë se Kurti nuk e pranoi këshillën europiane e amerikane për t’i legjitimuar këto organizata ekstremiste që ushtrojnë dhunë kundër paqes në Kosovë!
Në thelb të gjithë po thirren në atë që pohon Vlora Çitaku. “Kurti po ‘rezikon’ paqen dhe Kosovën”!
Sipas kësaj logjike Kosovën e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë Vlora, Hashimi, Edi, Batoni e gjithë kori tjetër me politikën e projektin e ndarjes së Kosovës.
Të njëjtën gjë bëjnë dhe diplomatët e huaj. Ata po akuzojnë Kurtin jo pse “Albini rrezikon paqen”, por pse njeriut që sjell konfliktin në Kosovë e rajon, pra Aleksandër Vuçiqit i kanë premtuar territore të Kosovës, përkatësisht pasuritë e saj, Trepçën dhe Ujmanin në këmbim të paqes në rajon.
Të gjithë ata që kritikojnë Albin Kurtin për çdo gjë, edhe për veprat terroriste të serbëve, të gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e policisë dhe shtetit nga veriu, duan ta bëjnë fakt të kryer “pamundësinë” e Kosovës për të mos qeverisur në këtë territor. Më pas ta përdorin këtë si kasus për ndarjen e territorit!
Me këtë kasus ata po justifikojnë akuzat e Vuçiqit se “Kurti është fashist”! Këtë akuzë e përforcojnë Batoni, Vlora, Rama e enturazhi mediatik rreth tyre!
E më në fund përgatisin ndarjen e Kosovës!
Ramës nuk i kanë vënë detyrë vetëm ta kërkojë këtë konferencë anti-shqiptare e pro-serbe, por ia kanë dhënë projektin që duhet nënshkruar në atë konferencë për ta paraqitur si mendim “origjinal” të kryeministrit të Shqipërisë!
Të bëhemi të gjithë shqiptarët me Albin Kurtin për ta mbrojtur Kosovën!
Nuk ka alternativë tjetër!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk