Te besh dem, duke u nisur per mire.

20
Oct
2025
Shkruan: Luan Baci


Protesta ne Tirane, ne mbeshtetje te UCK-se me shqipetare qe banojne ne Shqiperi dhe me shume te ardhur nga Kosova, pikerisht pasi parlamenti kukull i Rames, ne atedheun ame, kundershton nje rezolut kunder genocidit serb ne Kosove, eshe jo vetem nje pikepyetje e madhe por eshte dhe nje ngjarje qe meriton nje vemendje teper te vecante per te mos neglizhuar asgje qe qendron e mund te qendroje perpara e prapa skene te ketyre veprimeve.
Nuk eshte aspak ne interesin e asnje shqipetari, dhe asnje shqipetar nuk e deshiron denimin e kujtdo ne Hage, mbasi ketu fiton vetem Serbia. “Mbrojtja e Rames” per udheheqesit e UCK-se, eshte thjesht: H I P O K R I Z I.
Veprimi politik per kete manifestim te madhe ne Tirane, ne vetevete, i shkeputur nga gjithcka, eshte nje ngjarje e rendesishme, bile do te thoja e vonuar. Mitingje te tilla te medha, duhej te mbaheshin shume kohe me pare sidomos ne Prishtine dhe ne Tirane, e jo vetem nje, por disa prej tyre, jo vetem ne mbrojtje te luftes se drejte e te shenjte te bijave e bijeve te popullit shqipetar ne Kosove por edhe te trashegimise se saj te gjithaneshme morale, politike e atedhetare, per ta ruajtur ate nga goditjet e armikut serb dhe ca me teper te atyre qe flasin shqip, e qe e demtojne ate lufte perdite, ne cdo moment, ne ekranet televizive dhe ne faqet e shtypit te gazetave, te kontrolluara e te financuara nga Serbia dhe njerezit e saj.
Mitingu ne Tirane duhej te fokusohej me shume ne “Liria Ka emer”, por emeri i saj eshte UCK, dhe jo vetem i disa figurave ne udheheqje, te cilet me patjeter duhet te mbrohen nga akuza qe nuk u perkasin aspak atyre, por qe jane te stisura nga sherbimet sekrete Serbe.
Mbrojtja e UCK-se dhe e drejtuesve te saj po merr nje drejtim teper te rrezikeshem, jashte realitetit, qe po shkon ne rrezikun e pranimit te akuzave te prokuroreve nga trupi gjykues. Ketij drejtimi te rrezikeshem, po i sherbejne te gjithe aktoret, filluar nga prokuroria, qe ne hapin e pare e quajti kete organizim clirimtar nje “ndermarrje te organizuar kriminale”, duke dale tek mbrojtja qe kerkojne te thone se kjo lufte nuk ka qene aspak e organizuar, pa shtab udheheqes, por me komanda rajonale, gje qe e degradon keqas luften, duke qene jashte realitetit, duke e paraqitur ate si nje lufte civile, grupesh pa qellim e objektiva humane, por vetem nje kaos rrebelimi ndaj nje shteti “qe nuk e ka merituar ate”, sepse ai shtet Serbie, “na paska qene demokratik”, dhe shqipetaret qytetare “te barabarte”.
Mbrojtja e komandanteve ne rrugen qe po kryhet eshte e deshtuar. Duke deklaruar se kane qene jashte dhe large vijave te frontit, se nuk ka pasur shtab te Pergjitheshem, zhdukja e dokumentave te atij shtabi, per te mos vertetuar se ajo lufte ishte nje lufte e drejte, e organizuar, qe synonte mbrojtjen e popullit nga gjenocidet masive serbe, mbi shqipetaret, me te vetemin “faj”, se ishin dhe jane shqipetare qe banojne ne tokat e tyre mijeravjecare, goditja e kesaj lufte nga qeveria Rama, e shtetit ame, duke mohuar genocidin serb dhe mosaprovuar nje rezolute kunder ketij genocidi, jane te gjitha hapa dhe kembana qe lajmerojne jo vetem nje deshtim diplomatik te shqipetareve, por edhe nje rrezik potencial te rikthimit te Kosoves nen Serbi.
Veprimi i Rames, ne “Parlamentin Shqipetar”, eshte nje thike e madhe ne shpine te UCK-se, e mprehur mire prej tij ne te dy tehet, ne nje teh nga Edi Rama, dora vete, dhe ne tehun tjeter, nga vellau i tij siamez, Aleksander Vucic. Mitingu i Tiranes, per kohen qe u organizua dhe per faktin se duhej theksuar me me shume force ne vete mbrojtjen e UCK-se ne teresi, qe ndjek kete veprim makaber te Parlamentit ne Tirane, parlament qe vetem shqipetar nuk eshte, tregon se Serbia i ka duart te futura thelle ne politiken shqipetare te Tiranes, dhe biles e kontrollon dhe e komandon ate.
VENDIMI KUNDERKOMBETAR I PARLAMENTIT SHQIPETAR, ne te vertete e minoj edhe protesten, deshiren e cdo shqipetari atedhetar, e te vete veteraneve te ardhur, sepse ai miting “u vodh nga politika” e kulisave ne prapaskene. Ai miting, nuk do te shkonte dem, ne se do t’i ishte bashkengjitur nje rezolute kunder gjenocidit serb. Vetem ne kete rast, mitingu do t’ja kishte arritur qellimit, e jo te perdorej si perde mbulese e kundershqipetarizmes se Parlamentit, e kukullave te Edi Rames.
Mitingu i Tiranes, qe ne fakt eshte mitigu i Rames, per te lare mu*in me shu**e. Ate qe Rama e beri ne Parlament, eshte nje fitore per Serbine, dhe mitingu, nuk ka efektin qe duhet te kishte. Ky miting, eshte hipokrizia e shtetit ame, te kapur tashme ne dore nga tradhetia, nje shtet qe ne fakt nuk ka asnje predispozicion pro Kosove dhe eshte teresisht kunderkombetar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

18 Tetor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk