Te gjitha kunder te gjitheve. Te gjithe kunder vetevetes!

03
Apr
2024
Shkruan: Luan Qemal Baci

      Sistemi “i ri” i kapitalizmit, i ri ne ish vendet e Demokracive Popullore, i ri qe zevendesoj nje totalirizem me nje demokraci te enderruar, por te kthyer ne “nje molle te ndaluar”, ne nje molle qe e ha vetem i forti, horri, i paskrupulli, ai qe nuk ka frike nga ligji, se ligjin e ben Maliqi, ai qe nuk ka frike nga turpi, se turpi nga jo pak, hahet me buke, eshte vene me fuqi te plota motorrrike per te shkaterruar cdo vlere morale te kombit shqipetar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      E filluar me shkaterrimin e ekonomise gati 50 vjecare, sepse edhe tulla e fabrikes, edhe makineria e saj, “ishin komuniste”, se njeriu i punes, i edukuar me pune dhe dashurine per atdheun, duhet te percmohej, te perbuzej e te shkaterrohej, nga “garipi dhe i zoti”, qe se cante koken fare per asgje, dhe qe u kthye “te nderuarin e shoqerise”, sepse nuk punonte por dinte te qeshte me dashuri te shtire, e ne anen tjeter te medaljes se shoqerise qe po degradonte ne monizem, e qe u shperfaq me force ne demokracine e enderruar, por te sabotuar qe ne veze, i beri vend vetes duke u vene “te gjithe” kunder te gjitheve. “TE GJITHET” QE JU SULEN EKONOMISE E CDO VLERE MATERIALE PER TA VJEDHUR E SHKATERRUAR, te udhehequr nga “legjenda e gjalle” qe ishte nje kalbesire nene rrogoz, nje “kale Troje”. Ky “njeri” dikur me bluze te bardhe, SEKRETAR PARTIJE I SPITALIT, e me pallto te bardhe, ne turmen e rrezimit te bustit te “diktatorit”, me paskrupullsine e tij, nen komanden e UDB-se jugosllave, pasi leshoj edhe te “burgosurit politike”, qe kurre nuk ishin marre me politike, por vetem me vjedhje e vrasje, i suli jo vetem kunder busteve, por edhe kunder ekonomise. Ai i suli keta grupime te kesaj kategorie “te gjithe” ata, kunder atyre te gjitheve, qe perbenin popullin, qe shume shpejt do te zhvishej nga cdo e mire personale e shoqerore, qe do t’ju vidhej djersa e puna e misheruar ne pasuri shteterore e kombetare, por jo vetem kjo, por edhe pasuria vetjake, e trasheguar edhe perpara kohes se “komunizmit”!

      Njerezit e edukuar me dashuri per punen, armata e teknikeve te prodhimit, e inxhiniereve, e studjueseve, e profesoreve, e te gjithe inteligjenca e mesme dhe e larte, perfshire kuadrot e ushtrise, te permbledhur te gjithe nen nje emer alergjik per dhjerokracine, “njeriu i ri” i kohes se monizit, duheshin lene lakuriq, te perziheshin nga atedheu, sepse ju hoq edhe kotherja e bukes, e duhej te iknin tutje, shume prej tyre, duhej te humbnin edhe jeten, duke u vrare me qindra e mijera, e mijera te tjere te futur neper burgjet e botes, e te gjithe keta, pa asnje interesim nga shteti, nga shteti i te gjithe hajduteve e krimineleve, te kthyer si me magji brenda dites ne miljonere e ne miljardere, duke ua kaluar edhe sheikeve arabe.

      Sot e gjithe pjesa e mbetur e popullit ne atdhe, qe jane nje e treta e te gjithe popullit te kohes se monizmit, jane ne “privilegjin”, e mungeses se plote te te gjitha te drejtave te tyre, te se drejtes per te jetuar e punuar, sepse shteti i dhjerokracise kapitaliste, “nuk ka” detyrimin t’i siguroje pune e mireqenie, por “ka detyrimin” t’ja shkaterroje ekonomine e trasheguar nga diktatura e shtetit te monizmit. Ne keto kushte, kur te gjithe detyrohen te behen grabitqare, nuk po ka me vlera as familja, ku edhe brenda saj, dalin te zote qe vjedhin e bile edhe vrasin brenda familjes, per te marre ate qe nuk eshte e tyrja, qe eshte vene me djersen e punes te pjesetarit tjeter te familjes. Pra u kriju vertete, “njeriu i ri”, i shoqerise “se re” te dhjerokracise. Pra, ai kolera i dy gishtave perpjete, na zevendesoj “njeriun e ri” te epoke se monizmit, duke i perzene te gjithe nga SHQIPERIA, me “njeriun e ri” te epokes se dhjerokracise, qe eshte i gateshem te shqyeje shoqerine, e pse jo, te mos kurseje te shqyeje edhe familjen e gjakun e tij per te jetuar vete parazit e si “pasha”! U zevendesuan te gjithe njerezit qe ndertuan e zhvilluan atedheun, me njerez te te gjithe rracave e kombesive, pra keta te gjithe “te rinj” ardhacake, kunder dhe ne vend te te gjithe shqipetareve te degdisur?!

      Kjo gjendje ku eshte sot SHQIPERIA, rezultat i nje veprimetarie te pandaluar armiqesore kunder kombit shqipetar, qe arriti t’i versule te gjithe kunder te gjitheve, ku te gjithe jane kunder vetevetes, duhet ndryshuar nga i gjithe populli. Duhet te detyrojme qeverrine e zgjedhur “me voten e lire” te popullit, te vendose njerez dhe sistem drejtesie, qe punon me pasterti ei me ndershmeri kunder korrupsionit. Eshte detyre imediate, urgjente, qe legjislacioni, ta barazoje korrupsionit njejte me tradhetine kombetare, e ta plase ate neper burgje per jete, me qe as vete nuk jam per denimin kapital.

      SHQIPETARIA duhet te shpetoje nga te gjithe ata qe jane vene kunder interesit jetik te te gjitheve, sepse ndryshe, te “dy palet e te gjitheve” do te shkojne drejte humneres se nje grope te madhe te zeze, ku do te perpihen te “dy grupet e te gjitheve”, pra te humbur te gjithe si komb!


03 Prill 2024.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk