TË JESH I LIRË

01
May
2024
Nga: Hydajet Hyseni


(Bacë Adem Demaçit dhe qëndrestarëve si Ai)
Burgu nuk është vetëm burg
Është më shumë se kaq…

Burgu nuk është vetëm errësirë,
Është më shumë se kaq,
Më shumë se errësirë;
Është boshllëk i mbushur terr,
Terr e zbrazëtirë…;
​Shpëton vetëm ai
​Që e mbush këtë zbrazëtirë,
​Me Dritën e syrit të tij
​Me Dritën e Mirë.

Burgu nuk është vetëm vuajtje,
Është më shumë se kaq,
Më shumë se mynxyrë;
Është boshllëk i mbushur vuajtje,
Vuajtje e zbrazëtirë…;
​Shpëton vetëm ai
​Që e mbush këtë zbrazëtirë,
Me Ëndrrën e tij,
Me Ëndrrën e Mirë.

Burgu nuk është vetëm dhembje
Është më shumë se kaq,
Më shumë se dhembësirë;
Është boshllëk i mbushur dhembje,
Dhembje e zbrazëtirë…;
​Shpëton vetëm ai,
​Që e mbush këtë zbrazëtirë,
​Me Shpresën e tij,
​Me Shpresën e Mirë.

Burgu nuk është vetëm burg
Është më shumë se kaq,
Më shumë se burgëtirë;
Është boshllëk i mbushur urrejtje,
Urrejtje në zbrazëtirë…;
Fiton vetëm ai
​Që e mbush këtë zbrazëtirë,
​Me Zemrën e tij,
​Me Zemrën e e mirë
Që e mbush me Dashuri,
Me Zemrën e Lirë…

Robëria nuk është vetëm burg,
Është më shumë se kaq,
Është shumë më shumë se burg;
Është boshllëk i pështirë,
Me burg, terr, vuajtje, dhembje
Mbushur një zbrazëtirë…,
​Shpëton e fiton vetëm ai,
​Vetëm Shpirti i fortë
Vetëm Shpirti i dëlirë,
​Shpirti që mbush burgrobërinë,
Me Qëndresë, Atdhetari,
​Me Besë e Shpresë e Dashuri,
​Me Mendjen e Lirë,
Me Ëndrrën e Mirë…

Të jesh rob i Lirë
Të jesh Ilir i Lirë.

(2006..

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk