“Të kesh turp Enver Hoxha”!

14
May
2023

Shkruan: Suela Hodo
Nuk di në më dëgjon o Enver Hoxha (po u hap besimi fetar dhe i bie të jesh gjallë në botën tjetër)…të kesh turp se njohe këtë vend në botë si vend komunist dhe sigurove bukën për popullin tënd pa u bërë leckë kudo (sot jemi të ngopur me miell ngjyra ngjyra, me bojë që ngjyrosje leshin e qylymave zotrote)..
“Turp të kesh” që nuk shite det e të merrje borxhe nëpër europë.
Turp të kesh që nuk hape kufijtë e vendit e të bridhnim rrugëve si çifutët pa identitet (askush nuk na njeh për qytetarë europianë).
“Turp të kesh”për universitetet…që nuk dite të shisje diploma dhe të nxirrje më tepër mjek të paafte…gjykatës sekserë…infermierë që të qepnin si thes pas operacionit…ekomomistë që nuk do dinin tabelën e shumëzimit….
Legen burr…po ishe dhe homosexual…turp të kesh që nuk legjitimitove martesat mes të njëjtit sex…plaç në vend më dëgjon?!
“Turp të të vij”…që rrogat i kishe copë copë…sot ka rroga që s’ta merr mendja, po ka dhe nga ata që marrin 17000 në muaj dhe po të bëj një konvertim me kohën tënde është 10fish më e ulët se rroga 50 lekshe e një kooperativisti….
“Turp të kesh”…legen burr që kurrë nuk tregove të vërtetën.
Shqipëria jonë nuk është 28000km2…por 72000km2…dhe që ne paskemi qënë pronarë tokash të gjithë, duke ia kërcyer njëri tjetrit në mbivendosje…
“Turp të kesh”…që nuk lejoje perçen, sot rrugët janë plot me vajza të vogla me ferexhe (nga inati i yt i martojmë vetëm brenda fesë së tyre, nuk mekatojmë më)…po kemi djem trima që në emër të besimit shkojnë mercenarë në Siri…jo si ti, që i çoje 2 vjet ushtar për të mbrojtur kufijtë e vendit të tyre.
Sot s’kemi kufij për miqtë tanë europianë, amerikanë, aziatikë, afrikanë etj etj…sa here iu ngrefet vijnë na shkërdhejnë dhe ikin…po nuk mbaron këtu (për inatin tënd) ne na duhet vizë të shkojmë te ata, se u pëlqen të na i bëjnë shk…n * në këto troje iu pëlqen shumë i eksiton pa fund…
“Turp të kesh” o Enver Hoxha…unë nuk të njoha mirë se isha fëmijë në kohën tënde…ose më saktë fëmija i katërt në familjen time, prindërit më punonin, babi s’kish dashnore…as mami….
Po ku i lije ti …mi fusje në burg o legen burre, iu iku jeta me njëri tjetrin…e duke bërë fëmijë duke i çuar në shkollat tënde komuniste, pa iu dhënë shansin për të të dhënë ndonjë lek për një diplomë…!
Kam lexuar shumë për ty këto kohë…por këto që po ti them askush nuk i thotë….
Ore akoma frikë të kanë ty!!!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk