TË LIQTË “POLITIKANË” DHE ANALISTË BANALISTËT SHARLATANË…!

06
Dec
2024
Shkruan : Fadil Shyti


TË LIQTË “POLITIKANË” DHE ANALISTË BANALISTËT SHARLATANË, TË ETUR PËR PUSHTET DHE PASURI PO DUAN TA SHOHIN POPULLIN TË PËRÇARË DHE ATDHEUN TË RRËNUAR!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Përmes të gjitha fatkeqësive të popullit e të atdheut, të liqtë dhe të ligat, gjithmonë kanë dashur dhe po duan që të forcojnë pushtetin!
-A ju kujtohet, kur, menjëherë pas luftës heroike të jasharëve në Krujën e Dytë të Shqipërisë, në Prekazin er Skenderajt, “Presetniku” i “Kosovo-s” i. r, -nën hijen tytave të milicisë dhe ushtrisë serbo-çetnike, organizoi të ashtuquajturat, “Zgjedhje të lira” !!!

-Kur bota demokratike, perëndimore dhe lindore, përmes politikanëve
-diplomatëve, si Hollbruk, Toni Bler, dhe gjeneralëve si W. Klark e kritikonte ashpër kraljin në Beograd, ky z, Millosheviq me fodullëk, si ujku në strofkullën e tij iu thoshte: “Hë, ç’keni ju që po shqetësoheni për një grup terroristë SH, kërkoj prej jush të më hapni rrugë, pastaj di unë si të veproj me ‘ta, ju garantoj që, shumë shpejt do ta qetësoj dhe do ta spastroj Kosovo-Metohinë nga terroristët shqiptarë.
-Kur kjo dyshe
-dallëndyshe, Hollbruk-Klark ia shtruan pyetjen; si do ta qetësoje dhe pastroje ti Kosovën, ai duke u kreskosur u përgjigj: do t’i vrasim të gjithë, sikur në vitin 1945, kur ngritën krye po, në këtë provincë, në Drenicë, në krye me Shaban Palluzhën.
-Pra, më lërni ju të qetë,-sepse, a nuk po e shihni ju që, në Prishtinë dhe në Kosovë, Ibrahim Rugova me partitë politike, që nuk e përkrahin terrorizmin shqiptaromadh, krejt të lirë, kanë organizuar Zgjedhje të lira”.
“Marrë nga libri, “Të bësh luftë moderne” W.Klark , Prishtinë…
Prf, im.
-Kaq iu desht, kjo bisedë, që miqtë tanë amerikanë të kuptonin qartë të vërtetën e hidhur pelin për Kosovën. Hollbruku dhe Klarku, pastaj do të organizonin me vendosëmëri përkrahjen diplomatike dhe ushtarake për Kosovën.
Sa bukur! Ata, nuk ishin leshko!…
Ata, në radhë të parë vepruan për interesat euro-atlantike që t’ia thyenin turinjtë bishave shoviniste pushtuese serbo fashiste -rus-cariste, për të kryer misionin e tyre diplomatik dhe ushtarak, për çlirimin e Dardanisë së Shqipërisë e cila për më tepër se një shekull kishte rënë në robëri, pre e vendimeve të feudalistëve serbo-euro-ruse.
Ata, nuk ranë pre në kurthet “pacifiste të titistit me damkë Ibrahim Rugovës & Co dhe të serbo-çetnikut , Sllobodan Millosheviq.
-Fatkeqësisht, ne shqiptarëve sikur po na përsëritet historia; edhe tani, në këto vite zezona, kur fashistët serbë po e sulmojnë Dardaninë liridashëse me bandat kriminale terroriste, më të zëshëm për dënimin e Serbisë Fashiste, për këto sulme ndaj Republikës së Kosovës, në Banjë dhe te Kanali Ibër LepenciIt, po tregohen goxha shumë miq ndërkombëtarë, bile edhe disa qytetarë përparimtarë serbë, sesa, këta derëzinjtë të eturit për pushtet dhe babëzinjtë për euro, dollarë dhe dinarë, shumë “politikanë” mashtrues dhe gazetarucë dhe analistë-banalistë zhurmues, llaskucër, makutër të mjera e të mjerë; kur shkojnë deri në atë derexhe, “pa u fshehur” me idetë e tyre, si ato gratë vetë-robërurese me ferexhe.
-Jo, nuk e kanë guximin qytetar shqiptar që, me vendosmëri të dënojnë armikun, por, llapasin sa të ngrejnë akuza dhe insinuata që, kinse Kryemistri, Albin Kurti dhe qeveria “Kurti 2”, na qenkan fajtorë, për këto sulme terroriste serbo-çetnike, të dirigjuara nga Beogradi?!!!
– Sipas kësaj logjike të sëmurë të tyre, do të thotë: “Pa, le të bie, pa le të bëhet copë-copë, kalaja e quajtur, Dardani e Shqipërisë, vetëm, që nën rrënojat e saj, njëherë e përgjithmonë të bien Albin Shqiptari dhe qeveria “Kurti 2” me LVV. – Kam besim të patundur dhe të plotë në mendimin dhe kthjellonin e SOVRANIT POPULL, që këtë kënaqësi kanibaliste, me rrënjë të kalbura titisto-millosheviqe, më 9 Shkurt, 2025, KURRSESI, nuk do t’ua jap!…
Populli do të dijë me mençuri, ku do ta qet votën e vet, jo, hienat dhe korbat e zi, nuk do të vijnë në pushtet,-që pastaj, ne fort mirë e dimë, sesi këta mashtrues, hajna dhe satrapë, do ta qetësojnë, spastrojnë dhe zezojnë Kosovën në dialog me Serbinë Fashiste.
-Padyshim do ta qesin të flë, në krevatin e Prokustit, bash në “pikun e rehatisë”, me anë të Marre-Veshjeve me Serbinë -si ato që duan t’i vënë në zbatim të 2013-tës dhe 2015-tës, të dyshes famëkeqe Hashimit dhe Isës & Co, me Asociacionin, mini- republikan pro-serbianë,-një-etnik, Asociacionin shumë të rrezikshëm për paqen në Dardani dhe në rajon, sepse është plotësisht në favor të Serbisë Fashiste.
Tek atëherë, populli ynë, ka me ia ndier aromën e lezetit të paqes së përgjakur, tamam,-“në mos më mirë”, se në kohën e “pejngamerit” Ibro Rugos!
Turp dhe faqja e zezë! -Kthjellohuni, o “shqiptare” dhe ju o “shqiptarë”!
-Mosni ore, mos u bëni shërbëtorë të Serbisë armike, sepse atdheu nuk mbrohet,-fuqishëm, kështu,- “thikë për thikë, e dhëmbë për dhëmbë, midis nesh duke u përçarë!!!
-Ndërsa, edhe ju ztr, akademikë me libreza blu të partive politike nën jastëkët, për përfitime të majmura: me heshtjen tuaj prej mumieve, me sjelljet e ulëta servile qyqariste, allë anarkiste, nuk po i bëni nder vetes, popullit as atdheut.
Zgjohuni, ore nga gjumi,-sepse, heshtja juaj do të thotë që: guximin tuaj, diturinë tuaj për të mbrojtur të vërtetën, për kauzën e atdheut me çdo çmim, keni rrëshqitur në humnerat, krejt dhe drejt në dështim-kapitullimin “intelektual” në rrokullisje, prej kohësh guximin tuaj e mori lumi!
Mos harroni!
Atdheu në rrezik!
3 Dhjetor, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/12/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk